Thashethemet për daljen në shitje të BMW Z4 të ri po qarkullojnë që bukur një kohë. Kishte shpresa se ai do të paraqitet në panairin e automjeteve në Los Angeles, por gjykuar sipas burimeve nga BMW, kjo do të mund të ndodhte vetëm në muajin dhjetor të këtij viti.
Opsionet, kur bëhet fjalë për motorët do të përfshijnë ata atmosferik dhe twin-turbo 3.0 litërsh me gjashtë shpejtësi i cili gjendet në modelet 328i i 335i, së bashku me versionin M i cili do të integrohet në V8 nga M3.
Pamjen do të karakterizojë dizajni i ri i pjesës së përparme dhe të prapme, linja më e ulët e kulmit dhe mbrojtësi i prapmë.
Për vitin 2009 pritet se BMW do të ndalojë së prodhuari versionin me kulm të butë, derisa në ofertë do të jetim vetëm ai me kulm të fortë.