Një kartolinë me përshëndetje nga Montana ka arritur tek pranuesi i saj në verilindje të Ohios në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 47 vite pasi që është dërguar.
Agjenti i sigurimit Dave Conn ka hapur javën e kaluar kutinë e postës në Hudson të Ohios dhe ka gjetur kartolinën e cila është dërguar nga Helena në Montana.
Kartolina ishte drejtuar tek Marion White, pronares së mëhershme të kutisë postare, e cila ka vdekur në vitin 1988. Dërguesi e ka nënshkruar me emrin “Fran” dhe ka thënë se “po kalonte për mrekulli në Montana".
Kur ka pyetur më shumë, Conn ka vërtetuar se kartolinën e ka dërguar mikesha Marione White Frances Murphey, një gazetare shumëvjeçare e të përditshmes “Akron Beacon Journal”, e cila ka vdekur në vitin 1998, në moshën 76 vjeçare.