Çmimi i naftës në bursat botërore të enjten ka arritur mbi 45 dollarë për barel. Një ngritje e tillë vjen menjëherë pas parashikimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë se gjatë vitit të ardhshëm kërkesa për naftë do të rritet si dhe pohimeve se gjatë mbledhjes së veçantë të datës 17 dhjetor, vendet anëtare të OPEK-ut, do të marrim vendim për reduktimin e furnizimit të tregut me këtë produkt.
Nafta e lehtë amerikane në bursën e New York-ut , është rritur për 2.23 dollarë duke arritur çmimin prej 45 .75 dollarë për barel.
Ndërsa nafta evropiane brent gjithashtu në Bursën ndërkombëtare në Londër u shtrenjtua për 2.55 dollarë duke arritur çmimin prej 44.95 dollarë për barel. /Telegrafi/