Sikur që ndodhë zakonisht, mediat Blu-ray dhe playerët ende nuk arrin si duhet tek ne, e veçmë paraqiten versionet e reja me kapacitete më të mëdha për ruajtjen e materialeve.
Kështu kompania Pioneer ka paraqitur mediumin e saj të ri Blu-ray me 16 shtresa për ruajtjen e të dhënave me kapacitet prej 400 GB. Ajo që është më e rëndësishmja, mediumi i ri është tërësisht kompatibil me Blu-ray playerët ekzistues, që do të thotë se nuk do të keni nevojë të përditësoni sistemin tuaj shtëpiak për riprodhimin e video materialeve.
Pioneer pohon se mediumi i ri në prodhim masiv do të fillojë në vitin 2010, që duket bukur optimiste, derisa versionet në të cilat do të mund rishkruhen të dhënat do të paraqiten në mes të vitit 2010 e 2012.
www.pioneerelectronics.com