Mania për Facebookun nuk ka të ndalur; nuk kemi aspak dyshim se së shpejti secili prodhues i harduerëve do të pohojë se pajisja e tyre është “e gatshme” për Facebookun dhe rrjetet tjera shoqërore në internet. Kështu operatori mobil britanik 3 ka paraqitur pajisjen INQ1, që është një celular i punuar veçanërisht për punë me Facebookun.
INQ1 në fakt është një telefon i mençur standard. Dimensionet e tij janë 97 x 47.6 x 14.4 mm, derisa pesha 110 gramë. Bateria do të mundësojë 329 orë në pritje dhe 324 minuta bisedë. Ekrani i integruar ka diagonale prej 2.2 inçësh, kamera është me rezolucion 3.2 megapiksela, pajisja përmban lidhje HDSPA, derisa sa i përket memories, në të gjenden 50 MB intern dhe 4 GB ekstern.
Ajo që e dallon INQ1 nga konkurrenca, është softueri i veçantë i cili do të duhej të lehtësonte punën me bashkësitë shoqërore dhe shërbimet, siç janë Facebook, Skype, Windows Live Messenger dhe Last.FM.
Kjo pajisje do të jetë në shitje vetëm në Britani të Madhe, dhe atë vetëm me parapagim, mirëpo është interesante të shihet se rrjetet shoqërore janë bërë faktor i rëndësishëm për përdoruesit e sotëm të internetit; nëse pajisja nuk i mbështet ato, keq i keni punët.