Kryesia dhe Këshilli Grevist i punëtorëve të shëndetësisë, në ditën e tretë të grevës kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre për disa çështje aktuale dhe të Marrëveshjes paraprake.
Me anë të një njoftimi zyrtar Kryesia dhe Këshilli Grevist kanë shprehë shqetësim dhe keqardhje që për herë të dytë, zëdhënësi i Qeverisë së Republikë së Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur qëndrim zyrtar të kundërt me Marrëveshjen e 14 tetorit 2008.
Sipas Kryesisë dhe Këshillit Grevist, në një të përditshme në vend, zëdhënëse i Qeverisë, Memli Krasniqi është shprehur sot “Nuk e di çfarë Marrëveshje keni ju. Marrëveshja e Qeverisë nuk tregon për numrin e punëtorëve shëndetësorë...”.
Kryesia dhe Këshilli Grevist tutje ka sqaruar se ky fakt i thënë nga zëdhënëse Krasniqi mund të vërtetohet në Marrëveshje, ku saktësohet numri prej 13.247 punëtorëve shëndetësorë.
“Ditë më herët Krasniqi mohonte vazhdimësinë e Marrëveshjes, sot ai mohon numrin e punëtorëve. Këto janë deklarata tepër shqetësuese dhe që dëmtojnë rëndë seriozitetin e Qeverisë karshi Marrëveshjes dhe Federatës”.
Në po të njëjtin njoftim thuhet se, kanë kaluar 4 muaj e gjysmë dhe asnjë nga 5 ligjet e kërkuara nga Federata, të cilat janë pjesë të Marrëveshjes dhe janë tejet të rëndësishme për punëtorët shëndetësor të vendit, nuk janë përgatitur.
“Bëhet fjalë për ligjin e punës, ligjin e pagave dhe sigurimeve shëndetësore, nuk janë as gati për të hyrë në procedurë parlamentare. Ndërsa ligjet për grevat dhe organizimin sindikal, për të cilat implikimet financiare janë zero, nuk janë përgatitur”.
Kryesia dhe Këshilli Grevist edhe një herë kanë bërë të ditur se, Marrëveshja e përcakton qartë që 44 eurot do të jenë kompensim financiar dhe jo shujtë.
“Kjo kuptohet edhe më mirë po të kemi parasysh se Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar në Marrëveshje edhe me sa përlind do të rriten të ardhurat e punëtorëve”.
Kryesia dhe Këshilli Grevist po ashtu kanë njoftuar se kanë gjetur përkrahje shumë të madhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët nuk po bëjnë presion ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe po shprehin në mënyrë të admirueshme mbështetje dhe solidarizim me grevën dhe kërkesat e Federatës. /Telegrafi/