Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) u takua sot në mbledhjen saj të fundit për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje u bë një rishikim i punëve dhe arritjeve gjatë tre muajve të kaluar dhe u përcaktuan objektivat për vitin e ardhshëm.
Gjatë takimit me gazetarë Dino Asaj, kryetar i Bordit të Drejtorëve, theksoi se në vitin e ardhshëm prioritetet e Agjencisë do të vazhdojnë të mbeten shpërndarja e 20%-it të punëtorëve, nënshkrimi i kontratave dhe transferimi sa më i shpejtë i aseteve dhe pronës tek pronarët e rinj, likuidimi i ndërmarrjeve të privatizuara, si dhe vazhdimi me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore.
Asanaj falënderoi stafin e AKP-së për punën e shkëlqyeshme gjatë tre muajve të fundit, Komisionin Evropian si donatorin e vetëm të Agjencisë, si dhe Zyrën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar për ndihmesën e tyre në Bordin e Drejtorëve të AKP.
Gjithashtu, ai falënderoi edhe mediat për interesimin e tyre në procesin e privatizimit si dhe për informim të drejtë mbi këtë proces. /Telegrafi/