Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj punëtorëve të KEK-ut

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj punëtorëve të KEK-ut Empty Vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj punëtorëve të KEK-ut

    Post by MBerisha Thu Feb 19, 2009 10:26 pm

    Sulmet ndaj punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nuk kanë të ndalur. Një sulm tjetër është regjistruar dje ku punëtorët Blerim Ramiqi dhe Sabit Azizi janë sulmuar fizikisht nga konsumatori me shifër Zekeria Jashari nga fshati Doganaj i komunës së Ferizajt.

    Bazuar në një njoftim zyrtar të KEK-ut, rasti ka ndodhur në kohën kur ekipi i KEK-ut kishte shkuar ta shkyçte konsumatorin në fjalë për shkak të borxhit aktual prej 3,153.27 euro (3.200.44 borxhi total).

    “ Për rastin menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, të cilët janë duke e hetuar rastin, ndërsa për konsumatorin është dhënë urdhëresa tjetër për shkyçje në përcjellje të policisë”.

    Ndërkohë sot në komunën e Fushë Kosovës kanë ndodhur dy raste të kërcënimeve ndaj punëtorëve të KEK-ut të cilët ishin në detyrë zyrtare.

    Edhe me këtë rast menaxhmenti i KEK-ut a shprehur indinjatë të thellë lidhur me sulmet që po bëhen ndaj punëtorëve të kompanisë, të cilat sidomos gjatë dy ditëve të fundit kanë qenë mjaft të theksuara.

    “KEK konsideron se këto raste po e dëmtojnë rëndë punën e korporatës dhe institucioneve shtetërore të Kosovës dhe kërkon nga autoritetet përkatëse të vendit të ndërmarrin masat adekuate ligjore ndaj këtyre konsumatorëve të pandërgjegjshëm. Kjo është rruga e vetme që punëtorëve të korporatës t’u mundësohet kryerja e detyrave zyrtare”. /Telegrafi/

      Current date/time is Thu Nov 21, 2024 8:00 pm