Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    KEK-u në grevë të përgjithshme për shkak të privatizimit

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    KEK-u në grevë të përgjithshme për shkak të privatizimit Empty KEK-u në grevë të përgjithshme për shkak të privatizimit

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 11:36 am

    Sindikata e Pavarur e KEK-ut, ka paralajmëruar një grevë të përgjithshme për shkak për një varg arsyesh, por kryesore si arsyetim për grevë kanë marrë vendimin e qeverisë për privatizimin e KEK-ut.

    “ Greva do ti përfshije te gjitha Departamentet e KEK-ut. Për këtë qellim SPEK-u ka formuar Këshillin Organizativ te Grevës. Ky Këshill përbëhet nga komplet Kryesia Ekzekutive. Udhëzimet dhe modalitetet tjera do te bëhen te ditura ne kohe te duhur”,thuhet në komunikatën për media të kësaj sindikate.

    “ Vendimi lidhur me privatizimin e KEK-ut ( Rrjetit, Furnizimit dhe Njësive tjera Shërbyese, vendimet për Shthurjen e KEK-ut pa konsultim dhe pa debat me përfaqësuesit e punëtorëve, mos zbatimi i vendimit te Bordit për sigurimin shëndetësor te te punësuarve ne KEK, dhënia e objektit te Toskanes pa transparence, pa precizuar kontratën e shfrytëzimit nga ana e KEK-ut dhe MEM-it” janë disa prej arsyeve të tjera që kanë shtyrë këtë sindikatë për të kaluar në grevë të përgjithshme.

    Mirëpo ata nuk kanë mbetur me kaq. Sipas tyre edhe pagat e ulta, çrregullimi i sistemit të pagave me ndërhyrjet qe i janë bere nga menaxhmenti pas harmonizimit, kushtet tejet të vështira në punë, vlera e ulet e triskës për ushqim mungesa e transparencës janë arsye shtesë për grevë.

    “Të gjitha këto janë rezultat i dështimeve ne menaxhim me KEK-un. Këto dështime janë rezultat i tendencave qe KEK-u te prezantohet para konsumatorëve si korporate e pa suksesshme, si kompani qe nuk ka mundësi te jap prodhim energjie e stabilitet furnizimi. Te krijohet bindje qe vetëm procesi i privatizimit mund te stabilizoj këtë gjendje. Qe nga ky proces prapë sikurse edhe me pare te përfitojnë bartësit e këtij procesi ne kurriz te klasës punëtore”, thuhet tutje në komunikatë./telegrafi/

      Current date/time is Thu Nov 21, 2024 8:53 pm