Punëtorët e ish-ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, protestuan të hënën para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar paratë shitja e ndërmarrjes tu jepen sa më shpejt, ndryshe do të hidhen në grevë.
Avni Ajdini, organizator i kësaj proteste, tha se derisa qeveria po hesht, gjendja e punëtorëve të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku” është mjaft e komplikuar dhe serioze.
“Ne e dimë që kushtet ekzistojnë, sepse ndërmarrja është shitur për 25 milionë euro. Kërkesat tona janë që të na shpërndahet 20 përqindëshi dhe 17 rrogat e fundit që nuk na i kanë dhënë ende”, tha Ajdini.