Këshilli Kombëtar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur për të filluar grevë të përgjithshme në shëndetësi më 24 shkurt 2009, duke filluar nga ora 7:00.
Kjo u vendos të hënën gjatë një takimi që ka mbajtur Këshilli Kombëtar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.
Në një komunikatë të lëshuar pas takimit, thuhet e data e fillimit të grevës është shtyrë për shkak të njëvjetorit të festimit të Pavarësisë së Kosovës, dhe siç thuhet kjo me qëllimin më të mirë për të qenë në vendin e punës për çdo rast emergjent, por edhe për t'i dhënë mundësi festimit të plotë.
Ndryshe, mantel-bardhët e Kosovës kanë mbajtur disa herë greva dhe protesta, me kërkesë për kushte më të mira në punë dhe paga më të larta. /Telegrafi/