Qeveria ende nuk ka platformë ligjore për të privatizuar ndërmarrjet e mëdha publike si KEK-u, Aeroporti dhe PTK-ja, andaj këtë proces duhet ndalur derisa qeveria të krijojë vizione të qarta për fatin e këtyre ndërmarrjeve, e jo që ato të përjetojnë fatin e ndërmarrjeve shoqërore, të privatizuara deri tashti, tha kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një debat të organizuar të shtunën në Prishtinë nga ky subjekt politik.
Në debat morën pjesë ekspertë të ekonomisë, të institucioneve të Kosovës, të partive politike, shoqërisë civile dhe të institucioneve ndërkombëtare.
Ekspertët e fushave të ndryshme të ekonomisë kanë shprehur qëndrim kritik për rrjedhën e deritashme të procesit të privatizimit.
Ata thanë se duhet bërë studim i mirëfilltë i kapaciteteve të ndërmarrjeve që do të privatizohen dhe investitorëve të interesuar në mënyrë që prej tyre të përfitojnë sa më shumë qytetarët e vendit. /rtk/rtv21/