Policia kufitare e Maqedonisë ka ndaluar kontrabandën me ilaçe, e cila po realizohej në zonën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë, në pjesën e Karadakut të Kumanovës.
Në një komunikatë të policisë theksohet se gjatë një kontrolli rutinor në këtë zonë nga policia kufitare është ndaluar M. R. (31), tek makina e të cilit “Folsfagen xheta” janë gjetur 25 mijë pako të ilaçit Lasiks. Patrulla policore kishte ndaluar makinën e të dyshuarit në rrugën nga fshati Bellanoc në drejtim të Zllakuqanit të Epërm të Karadakut të Kumanovës. Për transportin e këtij ilaçi, personi i ndaluar nuk kishte pasur dokumentet përkatëse. Policia njoftoi malli i ndaluar është konfiskuar, ndërsa ndaj personit të ndaluar do të pasojë kallëzim penal.