Në vend se nga Shkupi për në Tiranë të udhëtohet për 190 km, përmes projektit të njohur tek shqiptarët si Rruga e Arbrit, Qeveria e Maqedonisë ka miratuar projektin që ky aks rrugor të jetë për 180 km më i gjatë ose për të arritur në Tiranë nga Shkupi përmes Strugës duhet kaluar 370 km.
Vlera e ndërtimit të rrugës së “Arbrit” Gostivar-Dibër, në pjesën e Maqedonisë, kap shifrat prej 400 milion euro, ndërsa projekti që ka kaluar në Qeveri Gostivar- Kërçovë- Strugë , është parashikuar të përfundoj brenda 6 viteve dhe bashkë me Korridorin 8, që brenda saj përfshinë edhe projekte të infrastrukturës, hekurudhë, energjisë elektrike dhe telekomunikime, arrijnë vlerën prej 1.4 miliardë euro.