Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Evropa goditet nga rënia ekonomike

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Evropa goditet nga rënia ekonomike Empty Evropa goditet nga rënia ekonomike

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 3:11 am

    Ekonomitë e vendeve evropianë kanë shënuar rënie në tremujorin e fundit të vitit të shkuar dhe disa prej tyre kanë regjistruar statistikat më negative për disa dhjetëvjeçarë, sipas statistikave zyrtare.

    Ekonomia e eurozonës shënoi rënie me 1.5 përqind në tremujorin e mëparëshëm dhe me 1.2 përqind gjatë gjithë vitit, sipas Eurostatit.

    Statistikat e fundit nga Gjermania demonstrojnë se ekonomia më e madhe e Evropës ka shënuar rënie me 2.1 përqind gjatë tri muajve të fundit të 2008-ës.

    Të dhënat fillestare tregojnë se ekonomi e Francës shënoi rënie me 1.2 përqind, ndërsa në Itali rënia është 1.8 përqind, më e madhja që nga viti 1980.

    Statistikat shtojnë presionin mbi Bankën Qendrore Evropiane që të ulë normat e interesit.

    Gjatë gjithë 2008-ës, ekonomia në të 15 vendet që përdorin euron u rrit me 0.7 përqind krahasuar me një vit më parë sipas Eurostatit. Sllovakia iu abshkua eurozonës në 1 janar 2009.

    Kompanitë kanë zvogëluar investimet dhe eksportet kanë rënë.

    Recesioni gjerman

    Rënia është më dramatike në Gjermani, më e madhja që nga ribashkimi në vitin 1990.

    Qeveria gjermane thotë se shkak për këtë është rënia e kërkesës për eksporte në situatën e rëndë ekonomike globale.

    Gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar ekonomia më e madhe e Evropës shënoi rënie me 2.1 përqind.

    Gjermania mbështetet shumë tek eksportet, por për shkak të recesionit, tani ka më pak klientë për makinat gjermane, kimikate dhe pajisje teknike.

    Me rënien e kërkesës është ulur prodhimi e bashkë me të dhe investimet.

    Kjo do të thotë se Gjermania përballet me mundësinë e recesionit më të vështirë të 60 vjetëve të fundit.

    Qeveria ka hartuar një paketë të dytë stimuli për ekonominë në vlerë rreth 64 miliardë dollarë. /bbc/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 12:38 pm