Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    FMN i bëri thirrje Maqedonisë ta frenojë konsumin publik

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    FMN i bëri thirrje Maqedonisë ta frenojë konsumin publik Empty FMN i bëri thirrje Maqedonisë ta frenojë konsumin publik

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:53 pm

    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i bëri thirrje Maqedonisë që t`i braktisë planet për rritjen e konsumit publik. Deficiti në rritje i bilancit pagesor u bë rrezik kryesor për rritjen dhe stabilitetin ekonomik të Maqedonisë, lajmëroi FMN-ja.

    Rritja e deficitit është shkaktuar nga rritja e deficiti tregtar, zvogëlimit të parave të dërguara nga bota e jashtme dhe goditja mbi të ardhurat nga dividenda e telekomit.

    FMN-ja në vlerësimin e sivjemë për Maqedoninë shprehë brengosje edhe nga vëllimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse prej 14 për qind të BPV-së dhe nga shpejtësia e përkeqësimit të tij.

    Ngadalësimi i ekonomisë botërore mund ta përkeqësojë në mënyrë plotësuese deficitin e bilancit pagesor me zvogëlimin e eksportit, çmimeve eksportuese, zvogëlimin e parave të dërguara të diasporës dhe i kërcënohet rritjes, konsideron FMN-ja, siç transmetoi agjencia Rojters.

    Sektori bankar në Maqedoni në masë të madhe evitoi efektet e krizës botërore financiare, meqë kryesisht mbështetet në depozitet vendore, e jo në linjat ndërkombëtare kreditore në financimin e huave.

    Sipas FMN-së, vendi në mënyrë indirekte është i goditur nga kriza globale me zvogëlimin e eksportit, të investimeve të drejtpërdrejta, investimeve portofolio dhe parave të dërguara nga jashtë, që mund të shkaktojnë trysni plotësuese mbi bilancin pagesor.

    FMN-ja u bëri thirrje autoriteteve që sërish t`i shqyrtojnë planet për rritje të mëtejshme të deficitit buxhetor në vitin 2009 dhe më tutje.

    Heqja dorë nga ekspanzioni i planifikuar fiskal do të ndihmojë në reduktimin e ndjeshmërisë së jashtme në rast të tronditjes së paparaparë dhe do ta zvogëlojë ngarkesën plotësuese të politikës monetare, bën të ditur FMN-ja.

    Fondi përshëndeti rritjen e shkallëve kamatore dhe masave për shkurtimin e rritjes kreditore dhe ngadalësimin e zgjerimit të jazit të llogarisë rrjedhëse.

    Edhe përkundër kufizimeve në kursin, Banka Qendrore ende ka hapësirë për manovrim, konsideron FMN-ja, duke shtuar se politika monetare duhet të përqendrohet në mbrojtjen e kursit të denarit.

    Sipas FMN-së, kursi fiks është përkatëse për një ekonomi të vogël si Maqedonia.

    FMN-ja paralajmëroi Maqedoninë që të jetë e kujdesshme lidhur me huazimin, të heqë dorë nga borxhi i lartë i huaj dhe t`i zvogëlojë rezervat shtetërore. /Makfaks/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 6:56 am