Bashkimi Evropian (BE) do të angazhohet për ndërtimin e gazësjellësit Nabucco, që duhet të transportojë gaz natyror nga Rajoni Kaspik drejt Evropës, duke anashkaluar me këtë rast Rusinë.
Nevoja për ndërtim të shpejtuar të këtij gazësjellësi është paraqitur me luftën e paradokohshme midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, deklaroi përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Pjer Morel.
Ai dje realizoi takim me kryetarin e Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimogamedov, vendi i të cilit është shumë i pasur me gaz, me qëllim që ta informojë për domosdoshmërinë e forcimit të përpjekjeve për ndërtimin e Nabukos.
Ndërtimi i Nabukos do ta zvogëlonte varshmërinë energjetike të vendeve evropiane nga Rusia. BE-ja një të tretën e nevojave të veta për naftë dhe 40 për qind të nevojave për gaz i realizon përmes importit nga Rusia.