Si pasojë e krizës globale papunësia në vendet e Bashkimit Evropian do të rritet për dy për qind. Kështu ka deklaruar eurokomesari për çështje sociale dhe punësim, Vlladimir Shpidël.
Ai në debatin e së dielës për servisin publik çek "CCT" parashtroi një vlerësim se kriza më së shumti do t`i godasë tregjet e punës në Spanjë, Britani të Madhe dhe Irlandë.
Sipas të dhënave të tetorit, papunësia në BE në krahasim me shtatorin ka shënuar rritje për 0,1 për qind dhe mbërriti 7,1 për qind.
Shefi i diplomacisë çeke, Karel Shvarcenberg në debatin e njëjtë konfirmoi se kriza globale ekonomike dhe komplikimet që i sjellë ajo doemos duhet të jenë temë bartëse e kryesimit çek me Bashkimin, të cilin e mori përsipër më 1 janar të këtij viti.
"Kriza ekonomike do të thellohet gjatë kryesimit tonë dhe para përfundimit do të jetë shumë serioze", tha Shvarcenberg. Ai shtoi se më së vështiri do të jetë të ruhet uniteti dhe solidariteti i BE-së, si dhe gjatë krizës të mos shpërthejë egoizëm nacional i disa vendeve të caktuara.