Në Kosovë mbi 50% e popullatës nuk punojnë ndërsa varfëria ekstreme është mbi 15% me 0,93 euro në ditë për person. Për një vend pune konkurrojnë mesatarisht 55 të pa punë.
Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës, tha të hënën se viti që po e lëmë pas veçohet për dy situata të ndryshme.
Njëra që solli shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në muajin shkurt, e më pas edhe miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe, thënë në këtë aspekt ishte viti më i lumtur për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë.
Sipas sindikalistëve, tjetra është se ky vit përcillet me një shkallë shumë të lartë të pa punësisë.