Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se masat e shpallura një muaj më parë nga grupi “G-20” për stimulimin e ekonomisë nuk do të jenë të mjaftueshme.
Sipas FMN-së, do të duhet që qeveritë të shpenzojnë më shumë për të stimuluar rritjen e ekonomisë botërore. Parashikimet e FMN-së për rritjen ekonomike për vitin 2009 janë mjaft pesimiste.
“Jam i shqetësuar për faktin se parashikimet tona janë mjaft të zymta dhe kam frikë se do të përkeqësohen nëse masat e marra nuk do të jenë të mjaftueshme”, ka deklaruar Shtraus Kan, lider i FMN-së.
Sipas Kan, do të duhet të shpenzohen rreth 1.2 trilionë dollarë për të stimuluar ekonominë, shifër kjo ekuivalente me 2% të GDP-së globale.