Analistët thonë se organizata Al Kaeda po mundohet të përfitojë nga kriza botërore ekonomike. Sipas tyre, faqet e internetit të lidhura me këtë organizatë po tregojnë se simpatizantët e Al Kaedës e shohin krizën financiare si ndëshkim për armiqtë e saj.
Kriza financiare botërore duket se i ka dhënë më shumë energji militantëve islamikë dhe mbështetësve të tyre. Grupet që monitorojnë faqet e internetit që lidhen me organizatën Al Kaeda kanë përjetuar një shtim të ndjeshëm të mesazheve në faqet e tyre, ku simpatizantët shprehen triumfalisht mbi vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet Perëndimi dhe i bëjnë thirrje militantëve të përfitojnë nga kjo situatë.
Në një faqe të monitoruar nga grupi SITE Intelligence Group, një përdorues i internetit shprehet se "po troket shansi i madh”. Sipas tij, “nëse Amerika goditet tani, ajo nuk do të mbijetojë dot”. Zëdhënësi i organizatës Al Kaeda Adam Gadahn publikoi një video muajin e kaluar, ku thoshte se rrjeti terrorist shpreson ta përdorë krizën financiare për të mposhtur, siç i quan, ai armiqtë e Islamit.
Eksperti i terrorizmit dhe profesori në Universitetin Xhorxhtaun në Uashington, Brus Hofman thotë se organizata Al Kaeda prej kohësh po kërkon të shkatërrojë stilin e jetës në Perëndim më shumë sesa po përpiqet të fillojë një luftë të vërtetë. "Përsa i përket propagandas së Al Kaedës ata, të paktën për gjashtë vjetët e fundit i kanë mëshuar faktit se do të na falimentojnë. Kështu, ata po i shohin problemet e tanishme globale ekonomike si dëshmi e efektshmërisë së strategjisë së tyre. Kjo mund të jetë krejt e pavërtetë, por fatkeqësisht propaganda nuk ka nevojë të jetë e vërtetë që të besohet nga njerëzit”.
Methju Levit nga Insituti për Çështje të Lindjes së Afërt në Uashington pranon se Al Kaeda po e përdor krizën financiare si një mjet propagande. "Ata nuk po krenohen për situatën e krijuar, por po thonë se kjo po i ndodh Amerikës dhe Perëndimit pasi ata kanë gabuar dhe se Zoti po e dënon Perëndimin.”
Të dy analistët bien dakord se Al Kaeda nuk ka pasur probleme financiare në krizën e tanishme ekonomike pasi organizata vazhdon të tërheqë para nga donatorë të pasur. Sipas tyre Al Kaeda po kështu përfiton nga lidhja me lëvizjen talebane në Afganistan, çka i jep atyre miliona dollarë çdo vit si rezultat i prodhimit të jashtligjshëm dhe eksportit të opiumit.
Profesori Hofman nga Universiteti Xhorxhtaun thotë se vendet që luftojnë këtë organizatë nuk duhet të lejojnë që kriza financiare t’i ushtrojë atyre trysni për të ulur shpenzimet në fushën e anti-terrorizmit.
"Besoj se pikërisht këtu i ka shpresat Al Kaeda, që përpjekjet botërore anti-terroriste të tkurren si pasojë e krizës ekonomike. Kjo do t’i japë organizatës pak pushim dhe mundësinë për t’u rikthyer fuqishëm në skenë në mënyrë që të vazhdojë me fushatën e vet terroriste”.
Zoti Levit thotë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të luftuar atë që analistët e quajnë makineria propagandistike gjithnjë e më e sofistikuar e Al Kaedës. "Duhet të hyjmë më thellë në luftën e ideve, duhet të përqendrohemi shumë më tepër në mbylljen e hapësirave radikalizuese qofshin këto në internet apo gjetkë. Duhet të përçojmë sa më shumë mesazhin tonë”.
Zoti Levit beson se vendet perëndimore nuk do të zvoglojnë përpjekjet anti-terrorizëm gjatë krizës ekonomike pasi përgjegjësia kryesore e çdo qeverie është që të mbrojë shtetasit e vet.