Porsche sot ka filluar prodhimin serik të modelit të tij të parë me naftë (edhe pse njëfarë vakti ka prodhuar traktorë me naftë), i cili në shitje do të del në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Bëhet fjalë për modelin Cayenne, i cili shfrytëzon motorin V6 me 3.0 litra dhe 240 kuaj fuqi nga prodhuesi Audi.
Edhe pse tingëllon që këta kuaj fuqi nuk janë edhe aq adekuat për një Porsche dhe atë për një automjet të madh e të rëndë sportiv, duhet të kihet parasysh se motori ka moment maksimal të rrotullimit prej 550 Nm. Marshi është automatik me gjashtë shpejtësi– Tiptronic S.
Çmimi bazë në Evropë është 47.250 euro, që do të thotë se tek ne do të jetë shumë, shumë më i shtrenjtë.