Në kuadër të grupit të automjeteve gjermane të promovuara në Gjenevë, ka rënë në sy versioni gjysmë-sportiv i Porsche Carrera, GT3, i cili përmbush kërkesat e dashamirësve të motorëve klasikë-atmosferikë me benzinë.
Magjistarët e Porschesë, padyshim që dinë të prodhojnë një automjet të cilin do ta ‘shijojë’ vozitësi.
Motori 3.8 litërsh me gjashtë cilindra, zhvillon 430 KF, pa ndihmën e mbushësit turbo, që do të thotë se ka 20 KF më shumë se versioni mëparshëm.
Performancat e Porsche Carrera, GT3 janë të mjaftueshme për ta kënaqur secilin entuziast: shpejtësinë prej 100 km/h e arrin për 4.1 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e arritshme është 312 km/h.