Muajt e tërë të pritjes me padurim më në fund janë shpaguar. Një ditë para paraqitjes zyrtare, gazeta gjermane Auto Motor und Sport ka shkelur embargon dhe ka publikuar fotografitë e të dhënat e para për Porsche Panameran.
Porsche Panamera Gran Turismo është i gjatë 4.97 metra, i gjerë 1.93 dhe i lartë 1.42 metra. Largësia në mes boshteve është 2.92 metra, derisa ai peshon dy tonë dhe ofron 450 litra hapësirë për bagazh.
Porsche në fillim planifikon që në treg të ofrojë dy variante – Panamera S dhe Panamera Turbo.
Të dy modelet do t’i fus në lëvizje motori 4.8 litërsh V8 me 400 KF në versionin 'S' dhe rreth 500 KF në versionin Turbo me një çift turbo-mbushësish. Edhe pse tani për tani nuk mendojnë për Panameran me naftë, në një kohë të caktuar do të mund ts shihnim modelin hibrid me motorin 3.6 litërsh V6 me benzinë dhe elektromotor.
Panamera në treg do të duhej të paraqitej në fillim të vitit të ardhshëm, derisa gjermanët ambicioz presin shitjen vjetore prej 20.000 deri në 50.000 njësi.