Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kosova, 65-70 % e popullsisë në sistemin publik të furnizimit me ujë

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Kosova, 65-70 % e popullsisë në sistemin publik të furnizimit me ujë Empty Kosova, 65-70 % e popullsisë në sistemin publik të furnizimit me ujë

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 10:47 am

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar me delegacionin e tij, u kthyen dje pasdite nga Stambolli ku morën pjesë në Forumin e Parë për Ujërat i cili u mbajt në Stamboll. Ishte ky një Forum i cili do ti paraprijë Samitit të Pestë Botërorë të Ujërave që do të mbahet prej 16 deri më 22 mars të këtij viti po ashtu në Stamboll.

    Në fjalën e tij ministri Yagcilar tha se në Kosovë, pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, u krijua një realitet i ri politik, ekonomik dhe social i cili diktojë nevojën për transformim, reformim dhe zhvillim në sektorin e ujërave e sidomos në shfrytëzimin racional të ujërave, mbrojtjen e ujërave, mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave, si dhe në sistemet e mëdha për furnizim me ujë të pijshëm.

    Duke folur për infrastrukturën ligjore, ministri Yagcilar tha se, është nxjerr Ligji për Ujërat e Kosovës në vitin 2004, me të cilin rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me resurset ujore në Kosovë. Është nxjerr Ligji për Ndërmarrjet Publike, me të cilin rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarin e ndërmarrjeve publike.

    “Republika e Kosovës, është një vend me sipërfaqe të përgjithshme prej 10.887 km2, ndahet në 33 njësi administrative komunale. Sipërfaqja ujëmbledhëse e Kosovës është 11.625 km². Sipas vlerësimeve të bëra nga OSBE, në vitin 2000, në Kosovë jetojnë rreth 2.4 milion banorë. Përfshirja e popullsisë në sistemin publik të furnizimit me ujë është 65 deri 70 %. Sasia më e madhe e ujit shkon për furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm, sektorin e bujqësisë dhe industrisë, derisa në sistemin e kanalizimit rreth 30%”, tha ministri Yagcilar.

    Në fund të fjalës së tij, ministri Yagcilar paraqiti objektivat strategjike të MMPH-së, në fushën e ujërave. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 8:54 am