Spigel dhe Bild publikun se për likuiditet të "Opel"-it nevojiten rreth 3,3 miliardë euro. Deri më tani bëhej fjalë për ndihmë shtetërore prej 1,8 miliardë euro, publikojnë mediat gjermane.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank Walter Steinmeier dërgoi thirrje nëpërmjet shtypit gjerman për ndihmë ndërkombëtare për shpëtimin e fabrikave të "Opel"-it në Evropë.
"Duhet të reagojmë në nivel ndërkombëtar dhe evropiane për ruajtje afatgjate të vendeve të punës në fabrikat e "Opel"it në Gjermani", deklaroi ai.
"Duhet të shohim më larg nga kambanaria individuale. Asnjë fabrikë nuk mund të ekzistojë vetë, në Gjermani ose kudoqoftë në vend tjetër", shtoi ai.
"Opel"-i është filialë e "General Motors". Sipas mediave gjermane, "Opel"-i mund të shpallë falimentim në maj ose qershor, nëse nuk merr ndihmë shtetërore.