Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Brown kërkon më shumë kontribute

    вαмм.
    вαмм.
    Antarë
    Antarë


    Gjinija : Male
    Postimet : 54
    Age : 29
    Reputation : 0
    Pikët : 0
    Registration date : 2008-10-29

    Brown kërkon më shumë kontribute Empty Brown kërkon më shumë kontribute

    Post by вαмм. Wed Oct 29, 2008 3:21 pm

    Kryeministri britanik, Gordon Brown, i ka bërë thirrje Kinës dhe vendeve të pasura me naftë të Gjirit që të bëjnë më shumë për të ndihmuar që të zgjidhin krizën globale financiare.
    Ai tha se këto vende duhet të rrisin në masë të konsiderueshme kontributet e tyre për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe sa më shpejt.

    Duke folur në selinë e tij në Downing Street, zoti Brown tha se vendet që kishin fitime shumë të mëdha duhet të ndihmonin vendet në vështirësi.

    Gordon Brown duket se nuk ndalet duke dhënë ide të reja për të përballuar krizën globale financiare.

    Tani ai thotë se risku i përhapjes së situatave të vështira, në mënyrë të veçantë në vendet e Evropës Lindore, do të thotë se ka nevojë për një rritje të konsiderueshme dhe të shpejtë të burimeve të vlefshme në fondin e FMN-së, aktualisht rreth 250 miliard dollarë.

    Dhe ai është i qartë se nga duhet të vijnë këto para.

    "Unë mendoj se janë vendet që kanë rezerva të konsiderueshme, vendet e pasura me naftë dhe të tjerat që duhet të jenë kontribuesit më të mëdhenj të këtij fondi."

    "Natyrisht, unë do të shkoj në vendet e Gjirit në fundjavë dhe është një prej çështjeve që do të jetë në debatin me udhëheqësit ndërkombëtarë."

    "Kina nga ana tjetër ka rezerva të konsiderueshme," shtoi zoti Brown.

    Se sa bashkëpunuese do të jenë këto vende, kjo është një tjetër çështje.

    Zoti Brown pretendon një lidership ndërkombëtar për Britaninë dhe veten e tij në këtë krizë.

    Ai do të takohet me presidentin francez, Nicolas Sarkozy, pranë Parisit për të diskutuar këtë dhe ide të tjera.

    Nicolas Sarkozy, presidenti aktual i BE-së është duke u përpjekur për një qëndrim të koordinuar evropian lidhur me situatën ekonomike financiare.

    Javën e ardhshme do të ketë një samit evropian dhe një javë më pas, një takim të udhëheqësve botërorë në SHBA.

    Zoti Brown takohet gjithashtu me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Londër pas disa ditësh. /bbc/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 2:07 am