Pas gjithë fjalëve të ndryshme që shkruanin mediat për lidhje të dashurisë, femra për një natë etj, pas një kohe mjaft të gjatë që nga ndarja me Sanja Nikoliq, djaloshi seksapil Adrian Gaxha definitivisht “mbyll” gojën e atyre që shkruanin keq për atë dhe paraqitet me një vajzë në publik.
Njëzetvjeçarja, Maria Haxhi Pecova nga Shkupi është dashuria e re e këngëtarit. Ata janë në lidhje tash e disa javë dhe janë njohur mes tyre nëpërmjet shoqërisë dhe prej asaj dite nuk ndahen nga njëri-tjetri. Foton ekskluzive të çiftit e realizuar në klubin “Kartel” në Shkup, ku Adriani dhe Maria gjatë gjithë kohës kanë shkëmbyer puthje të nxehta po e publikojmë për kuriozitetin e lexuesve tanë.