Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    BB e zvogëloi vlerësimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2009

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    BB e zvogëloi vlerësimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2009 Empty BB e zvogëloi vlerësimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2009

    Post by LibiDinho Fri Nov 14, 2008 9:20 am

    Banka Botërore (BB) e zvogëloi vlerësimin e rritjes ekonomike globale në vitin e ardhshëm në vetëm një për qind, prej tre për qind sa parashikohej në qershor, si rezultat i krizës financiare dhe ngecjes në ekonominë reale nëpër mbarë botën.

    Vlerësimi i BB-së është më i ulët nga parashikimet e ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilët javën e kaluar vlerësuan se në vitin 2009 duhet të pritet ekspanzion i ekonomisë globale prej 2,2 për qind.

    FMN-ja në gjysmën e parë të vitit, para shpërndarjes së krizës ekonomike nga SHBA-ja në Evropë dhe mbarë botën, parashikoi se rritja ekonomike globale në vitin 2009 do të jetë tre për qind.

    BB-ja në parashikimet më të reja, e ka zvogëluar për qindjen e rritjes ekonomike në vendet në zhvillim gjatë vitit 2009 në 4,5 për qind, nga 6,5 për qind paraprakisht të projektuara. Ekspertët e Bankës njëkohësisht vlerësuan se SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe Japonia, vitin e ardhshëm do të kenë shkallë të vogël negative të rritjes prej minus 0,1 për qind. Kjo është shumë më keq nga paraprakisht e parashikuara dy për qind ekspanzion ekonomik.

    Banka parashikimet më të reja për rritjen e ekonomisë botërore i dha gjatë Samitit të ardhshëm të Grupit 20 vendet industriale më të zhvilluara (G-20), të caktuar për me 15 nëntor në Uashington, në të cilin duhet të konfirmohen zgjidhjet për tejkalimin e krizës së tanishme financiare dhe për formimin e sistemit ndërkombëtar financiar.

    Kryetari i BB-së Robert Zelik, njoftoi se banka do ta rrisë mbështetjen e më pak vendeve të zhvilluara të cilat gjatë tre viteve të ardhshme do të marrin hua dhe llojeve tjera të mbështetjes financiare në vlerë prej rreth 100 miliardë dollarë.

    Zelik, tha se kjo ndihmë do t'ju shërbejë vendeve më të rrezikuara për stabilizimin e situatës së brendshme ekonomike dhe për ballafaqim me deficitet buxhetore, të shkaktuara nga kriza globale financiare.

    I pari i BB-së i paralajmëroi pjesëmarrësit në Samitin G-20 gjatë shqyrtimit të problemeve vijuese ekonomike të kenë parasysh se kriza globale e tanishme më së shumti i përfshin njerëzit më të varfër të planetës.

    "Si edhe çdo herë, më të varfërit janë më të prekshëm dhe ato më së shumti goditen", konkludoi Zelik.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 2:46 am