Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Dëgjimi me zë të lartë i muzikës shkakton humbjen e dëgjimit

    CrAzY SnIpEr
    CrAzY SnIpEr
    Antarë
    Antarë


    Gjinija : Male
    Postimet : 53
    Age : 30
    Reputation : 0
    Pikët : -2
    Registration date : 2008-11-22

    Dëgjimi me zë të lartë i muzikës shkakton humbjen e dëgjimit Empty Dëgjimi me zë të lartë i muzikës shkakton humbjen e dëgjimit

    Post by CrAzY SnIpEr Sat Nov 22, 2008 11:55 am

    Nëntë ekspertë nga Këshilli evropian për identifikimin e kërcënimeve të reja mjekësore ndaj njerëzimit kanë konfirmuar atë që mendja e shëndoshë i thotë secilit pronar të audio player-ëve, dëgjimi me zë të lartë i muzikës mund të sjell deri tek dëmtimi serioz i shqisës së dëgjimit.Personat të cilët gjatë çdo jave vetëm pesë orë dëgjojnë muzikë me zë të lartë në audio player-ët e tyre mobil sigurisht dëmtojnë përgjithmonë shqisën e tyre të dëgjimit. Këtë të dhënë e ka publikuar Këshilli nëntë-anëtarësh shkencor për kërcënimet ekzistuese mjekësore dhe ato që priten të vijnë nga zbulimet e mëtutjeshme i cili ka theksuar se dëmtimet të cilat i bëhen dëgjimit tek personat e rinj mund të vërehen vetëm në moshë më të vjetër.

    Nga ana tjetër, studimi i njëjtë ka dëshmuar që dëgjimi i pajisjeve mobile audio mund të jetë veçanërisht i dobishëm gjatë kryerjes së punëve të mërzitshme apo atyre që përsëriten në detyra të caktuara, por ka tërhequr vëmendjen se dëgjimi i muzikës në këtë mënyrë mund të jetë potencialisht i rrezikshëm gjatë kryerjes së punëve që lypin shumë përqendrim.

    Sido që të jetë, sigurisht edhe adhuruesve më të flaktë të ‘muzikës në lëvizje” u është e qartë se dëgjimi i muzikës nuk mund të jetë i mirë për shëndet, e këtë tash e kanë dëshmuar edhe shkencëtarët.

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:42 pm