Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Madoff shkakton probleme për bankat

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Madoff shkakton probleme për bankat Empty Madoff shkakton probleme për bankat

    Post by FooSe Tue Dec 16, 2008 2:44 am

    Një numër në rritje bankash evropiane kanë pranuar se kanë qënë të ekspozuara ndaj një mashtrimi të pretenduar shumë miliard dollarësh të financierit amerikan, Bernard Madoff.

    Banka më e madhe në Spanjë, Santander zbuloi se një prej fondeve të investimeve mund të humbasë më shumë se tremiliard dollarë.

    Në Britani, Banka Mbretërore e Skocisë, që u mor muajin e kaluar në mbrojtje nga qeveria, mund të humbasë 600 milion dollarë.

    Bankat kryesore dhe institucionet financiare në Francë, Itali dhe Japoni kanë thënë se edhe ato mund të humbasin.

    Zoti Madoff është paditur se e ka përdorur fondin e tij privat të investimeve si skemë piramidale.

    Në muajin janar, banka e dytë për nga madhësia në Francë, Societe Generale, ishte në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të mashtrimit, që kushtoi bankës humbje prej më shumë se 7 miliard dollarë.

    Një prej figurave më të njohura të sektorit financiar londinez, Nicola Horlick nga Bramdean Asset Management, i tha BBC-së se rasti më i fundit e linte në hije historinë me bankën franceze:

    "Kjo ka ndodhur në kohën e krizës së kreditit dhe është një prej skandaleve më të mëdha financiare, ndoshta në historinë e tregjeve."

    "Në fillim të vitit, një punonjës francez i bursës i kushtoi Societe Generale 7 miliard, kjo ishte shumë. Por 50 miliard është një shumë jashtëzakonisht e madhe," tha Nicola Horlick. /bbc/

      Current date/time is Mon Nov 25, 2024 4:05 am