Gjenerata e dytë e kamerave Vado HD të kompanisë Creative
incizojnë në 720p në dimensione të vogla dhe manipulim të thjeshtë me
konfiguracionet e tyre.
Siç flet edhe vet emërtimi, këto kamera janë në gjendje të incizojnë
video materiale me definicion të lartë (720p). Pajisja udhëheq në
mënyrë të thjeshtë dhe transferon incizimet lehtë më anë të qasjes USB.
Kamerat vijnë në dy variante, të bardhë me kapacitet prej 4 GB dhe
deri në 60 minuta video dhe e zeza apo e kuqja me kapacitet prej 8 GB
deri në 120 minuta video.
Në të njëjtën kohë, kompania ka lëshuar versionin e softuerit Vado
Central për sistemin operativ Mac OS X. Vado Central shërben për
manipulim me video materiale dhe shpërndarjen e tij të thjeshtë në
iMovie apo shërbime tjera për ngarkim të materialeve apo rrjete
shoqërore.
Çmimi për versionin 4 GB është 180 dollarë, derisa ai 8 GB është 200 dollarë.