Deutsche Bank, banka më e madhe në Gjermani ka njoftuar humbjen e parë vjetore, që pas ristrukturimit në përfundim të Luftës së Dyte Botërore.
Banka shënoi një humbje prej 3,9 miliardë eurosh gjatë vitit të kaluar, ndërsa në vitin 2007 fitimet e saj u llogaritën në 6.5 miliardë euro. Tremujori i fundit i 2008-ës shënoi deficitin më të madh.
Drejtori i Deutsche Bank Josef Ackermann paralajmëroi se industria e bankave do të përballet me një të ardhme të vështirë, si pasojë e përkeqësimit të ekonomisë globale.
"Ekonomia ka hasur vështirësi të mëdha, që vënë përpara sfidave industrinë tonë dhe klientët tanë", tha ai në një deklaratë.