Në Britaninë e Madhe është duke qarkulluar një lajm i cili do ti
gëzojë të gjithë adhuruesit e faqes, ndërsa ky lajm thotë se materialet
e zhvendosura muzikore nga YouTube do të kthehen aty përsëri.
Shërbimi më i madh në botë për video përmbajtje online, YouTube,
pronë e kompanisë Google thotë se tashmë kanë arritur një marrëveshje
me Performing Rights Society for Music, e cila do ti mundësojë faqes së
famshme të internetit që video-klipet me përmbajtje “Premium” do të
kthehen përsëri në faqe, dhe do të mund të shikohen nga vizitorët e
kësaj faqeje.
Mirëpo, siç merret vesh, kjo marrëveshje fillimisht do të jetë e vlefshme vetëm për territorin e Britanisë së Madhe.
YouTube pati filluar me bllokimin e përmbajtjes së caktuar muzikore,
duke i mbrojtur kështu një numër të madh të artistëve përmes të
drejtave të autorit, problem ky i cili më pas është zgjidhur. Një
deklarim i tillë së shpejti pritet të ndodh edhe për Gjermaninë.