Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Times: Super-rrjeti që do ta mbrojë Evropën nga kërcënimi energjetik rus

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Times: Super-rrjeti që do ta mbrojë Evropën nga kërcënimi energjetik rus Empty Times: Super-rrjeti që do ta mbrojë Evropën nga kërcënimi energjetik rus

    Post by LibiDinho Fri Nov 14, 2008 9:21 am

    Sot pritet që të publikohet plani për krijimin e super-rrjetit nga furnizuesit e energjisë, i cili do ta mbrojnë Evropën nga kërcënimi energjetik rus, shkruan sot gazeta "Times".

    Në bazën e super-rrjetit të propozuar janë kabllo të reja, të cilat do t'i lidhin centralet me erë afër Detit Verior, si dhe gjetjen e mënyrës për bashkimin e rrjeteve të ndryshme në rajonin e Baltikut dhe vendet nga rajoni i Detit Mesdhe, thekson direktiva e Komisionit Evropian, pohon gazeta londineze.

    Nga vendet-anëtare të BE-së përveç kësaj do të kërkohet që të paguajnë të paktën dy projekte ambicioze për gazsjellës për dërgesa nga Azia e Mesme dhe Afrika.

    Plani ende parashikon që vendet e BE-së të këmbejnë dërgesa energjetike në rast se Rusia e "mbyll musllukun".

    Ekspertët theksojnë se dy projektet do të kushtojnë miliarda funta.

    Në planin e BE-së thuhet se Evropa importon 61 për qind të gazit natyror, ndërsa parashikimet janë 73 për qind deri më vitin 2020. Rusia dorëzon afër dy të pestat nga sasia e përgjithshme, ndërsa disa vende varen nga dërgesat e saj, shton "Times". /mia/

      Current date/time is Sun May 19, 2024 4:02 am