Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Paulson: Ekonomia amerikane ka shenja të përmirësimit

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Paulson: Ekonomia amerikane ka shenja të përmirësimit Empty Paulson: Ekonomia amerikane ka shenja të përmirësimit

    Post by LibiDinho Fri Nov 14, 2008 9:18 am

    Sekretari amerikan i Thesarit Henry Paulson tha se shikon shenja të përmirësimit të ekonomisë globale pas hapave të marra nga shumë vende për të stabilizuar sistemin financiar.

    Por ai thotë se ekonomia vazhdon të jetë e brishtë. Paulson tha gjithashtu se plani financiar i Uashingtonit prej 700 miliardë dollarësh po e ndryshon fokusin nga blerja e investimeve të dështuara në blerjen e aksioneve të bankave në vështirësi.

    Ai tha gjithashtu se industria bankare ka përfituar nga ndihma e qeverisë dhe se regullatorët po i nxisin bankat të fillojnë dhënien e kredive për konsumatorët e besueshëm. Tregu i bllokuar i kredive është një ndër shkaqet kryesore të krizës ekonomike.

    Më parë, kreu i Bakës së Anglisë Mervyn King shprehu gatishmërinë për uljen e interesave në përpjekjet për të nxitur ekonominë britanike. Ai i bëri komentet pas njoftimeve se papunësia në Britani është tani në nivelin më të lartë në disa vite.

    Veprimet e Londrës mund të ndihmojnë në nxitjen e shpenzimeve duke e bërë më të lirë dhënien e huave për konsumatorët që kanë nevojë të blejnë shtëpi dhe për kompanitë që blejnë pajisje të nevojshme për të zgjeruar biznesin dhe për të marrë njerëzit në punë. /voa/

      Current date/time is Sat May 18, 2024 11:25 pm