Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
egzonn
Y||!
6 posters

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:03 pm

    Sony shënon humbjen e parë pas 14 vjetësh

    Sony ka shënuar humbjen e parë vjetore në 14 vjetët e fundit, pasi ka regjistruar rënie të shitjes së produkteve të saj.
    Lajmin e ka bërë të ditur kompania, që shënoi një humbje prej 98,84 miliardë jen për një vit deri në muajin mars. Për vitin tjetër parashikohen 120 miliardë jen humbje.

    Kompania e prodhimeve elektronike ka bërë përgjegjëse krizën globale dhe jenin e fortë për humbjen, ndërsa shitjet e saj janë ulur me 12,9 përqind.

    Sony do të shkurtoje 8 mijë nga 185 mijë vendet e punës dhe do të mbyllë 10 përqind të fabrikave. Megjithatë, humbja e regjistruar nuk është aq sa ishte parashikuar nga kompania. /Telegrafi/tch/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:03 pm

    Raiffeisen International prezanton profit solid nga aktivitetet operative

    Gjatë tremujorit të parë 2009, Raiffeisen International Bank-Holding AG, anëtare e Grupit RZB e udhëhequr nga Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), prej 56 milionë Euro që paraqet një rënie prej 77.9% në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (në tremujorin e parë 2008: 254 milionë Euro.
    Aryesja kryesore sipas komunikates për zvogëlimin e shifrave të profitit është fakti se rezervat për mbulimin e humbjeve nga kreditë janë rritur në 445 million euros (në fund të tremujorit të parë të 2008, këto rezerva ishin 93 million euros).

    Profiti para tatimi është zvogëluar për 77.4% në 84 milionë Euro (në tremujorin e parë të 2008 ishte 370 milionë Euro), përderisa profiti i grupit pas tatimit ishte 64 milionë Euro, 77.2% më i ulët në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (në tremujorin e parë të 2008: 279 million euros).

    Në fund të kuartelit të parë 2009, profiti i grupit nga aktivitet operative ishte 536 milionë Euro duke shënuar një rritje prej 7.1% në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (në tremujorin e parë të 2008: 501 milionë Euro).

    Të hyrat operative janë rritur për 2%, ose 24 milionë Euro nëse krahasohen me vitin e kaluar dhe kanë arritur shifrën prej 1.1 miliardë Euro. Kjo rritje e ulët ka qenë si rezultat jo vetëm i ndikimit të valutave por edhe si rezultat i disa efekteve të krizës globale financiare, duke përfshirë këtu edhe rrijten e konsiderueshme të kostos së fondeve.

    "Duke pasur parasysh rënien ekonomike, ne i kemi rritur në mënyrë të konsiderueshme rezervat tona për mbulimin e humbjeve nga kreditë në disa vende ku ne veprojmë. Sidoqoftë, në tremujorin e parë, modeli ynë i biznesit dhe fuqia e fitimit e ka bërë të mundur për ne që edhe njëherë të absorbojmë ndikimin e recesionit global, i cili tani është shtrirë edhe në tregjet ku ne veprojmë në Evropën Qëndrore dhe Lindore”, tha Herbert Stepic, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen International.

    Si rezultat i rënies ekonomike në përgjithësi si dhe valutave është shënuar një rritje e dukshme e moskthimit të kredive në kuartelin e parë në 2009, posaqërisht e kredive në valuta të huaja gjë e cila nënkupton nevojën për rritjen e rezervave. Kështu rezervat për mbulimin e humbjeve nga kreditë janë rritur për 379%, ose 352 milionë në 445 milionë Euro. Moskthimi i kredive është kryesisht i theksuar në Ukrainë, Rusi, Hungari dhe Serbi. Përqindja e kredive të këqija është rritur për 1.7 pikë përqindjeje që prej dhjetorit të 2008 dhe ka arritur në 4.8%.

    Ndërsa totali i bilancit të gjendjes deri më 31 mars 2009 ishte 79.9 miliardë Euro duke qenë kështu 6.5% më i lartë sesa bilanci i gjendjes në fund të 2008. Kreditë dhe paradhëniet për klientë kanë shënuar një rënie prej 4% kurse depozitat e klientëve për 7% nëse krahasohen me fundin e vitit 2008. /telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:03 pm

    OEK i propozon Qeverisë masa për parandalim të krizës globale

    Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës i ka dërguar një propozim Qeverisë së Kosovës lidhur me masat të cilat duhet ndërmarr me qëllim të parandalimit të efekteve të mundshme të krizës globale financiare në Kosovë.
    Në dokumentin dërguar Qeverisë së Kosovës, këshilli drejtues i OEK-së ka vlerësuar se sipas realizimit të të hyrave në mënyrë lineare të zvogëlohen shpenzimet e shtetit për mallra dhe shërbime në vlerë mesatare prej 10%, dhe mjetet e kursyera të kalojnë në një fond për përkrahjen e prodhimit, eksportit, investimeve dhe ruajtjen e punësimit, e po ashtu Fondi për ndarjen e rrezikut për kreditim në bujqësi të zgjerohet me përkrahje të mundshme për prodhimin.

    “Në të njëjtën mënyrë të veprohet edhe në nivel lokal, duke i përdorur mjetet për infrastrukturë dhe përkrahje të bizneseve profitabile me mundësi punësim”.

    Këshilli drejtues i OEK-së po ashtu ka vlerësuar se duhet destimuluar daljen e kapitalit jashtë vendit, me tendencë për të ngritur kapacitete prodhuese vendëse e po ashtu Qeveria dhe BQK-ja duhet të gjejnë formën me bankat komerciale për të dhënë kredi më të volitshme si dhe të mundësohet riprogramimi i kredive me mundësi për ta ngrirë principalin nëse kriza merr përmasa shqetësuese.

    “Shteti i Kosovës të mos jetë burim i jolikuiditetit, përkatëisht pagesat nga buxheti për kontraktorët e institucioneve shtetërore të bëhen mundësisht më së largu brenda 30 ditësh”.

    Në dokumentin e aprovuar nga këshilli drejtues i OEK-së thuhet se duhet të destimulohet importi përmes masave administrative për produktet e mundshme për t’u prodhuar në si dhe duhet të përshpejtohen investimet e parapara të mëdha siç janë Kosova e Re, infrastruktura rrugore si dhe të kontraktohen maksimalisht ndërmarrjet kosovare/ ose partneritetet kosovare ndërkombëtare.

    “Për të parandaluar krizën globale në vend po ashtu duhet të promovohet sistemi i furnizimeve publike duke i preferuar prodhimet vendore brenda kufijve të mundshëm, duhet të shpërndahen mjetet prej 20% nga fondi i AKP-së, për punëtorët sa më shpejtë, si dhe të shikohet mundësia për futje edhe të 20% të këtyre mjeteve në sistemin bankar të Kosovës, të eliminohen përparësitë që gëzojnë tregjet e CEFTA-s për produkte të rëndësishme të cilat vijnë edhe nga tregjet e tjera”.

    Tutje në dokumentin në fjalë thuhet se duhet të promovohen investimet duke dhënë “periudha të pushimit nga taksat” dhe tokë falas për të gjitha ndërmarrjet, si dhe masa tjera stimuluese, për investitorët që kanë plane investive konkrete dhe kapacitete për të punësuar mbi 100 punëtorë.

    "Duhet të shikohen mundësitë ligjore që mjetet e TPK-së, të cilat mbahen në BQK për ekonominë e Kosovës, të investohen përmes sistemit bankar në Kosovës si dhe të përshpejtohet aprovimi i ligjit për partneritetet publiko-private, dhe ligji mbi antidumping-un të cilat do të mundësojnë investime më të mëdha". /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:03 pm

    ATK tejkalon planin e parashikuar

    Administrata Tatimore e Kosovës, me anë të një njoftimi zyrtar ka shpalos të hyrat e realizuara për periudhën janar-prill 2009, të cilat vlerësohen të jenë të hyra të konsiderueshme.
    Bazuar në njoftimin zyrtar të ATK-së shuma e përgjithshme e të hyrave të arkëtuara për periudhën janar-prill 2009, është 75.8 milionë euro, ose 14 milionë euro më shumë se plani i paraparë prej 61.8 milionë euro, që nënkupton një ngritje prej 22.5 %.

    “Nëse krahasojmë të hyrat e kësaj periudhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, edhe përkundër ndryshimit të shkallëve tatimore, të hyrat janë në raport të njëjtë me vitin e kaluar”.

    ATK po ashtu ka njoftuar se, rezultatet e arritura në këtë periudhë kohore, duke pasur parasysh edhe krizën financiare globale, janë të kënaqshme.

    “Faktorët që kanë ndikuar në realizimin e të hyrave në këtë periudhë janë: Rritja e shkallës së vetë-deklarimit, komunikimi më i mirë me tatimpagues, ofrimi i shkarkimit të deklaratave nga Ueb-faqja, ndryshimi i ligjeve tatimore, i cili ofron një klimë më të qëndrueshme për të gjithë tatimpaguesit, transparenca, rritja e besueshmërisë, menaxhimi më efikas i procesit të kontrollit dhe mbledhjes së borxheve, si dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera”. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:03 pm

    Ekonomia gjermane, rënie rekord

    Ekonomia gjermane ka pësuar rënien me të madhe, që pas ribashkimit në tremujorin e parë të vitit.
    Prodhimi i brendshëm bruto ra 3,8 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, qe pasoi rënien e eksporteve dhe investimeve.

    Qeveria gjermane ka parashikuar se ekonomia do të pësojë një ulje me 6 për qind këtë vit, ndërsa eksportet patën rënie me të shpejtë se importet.

    Ekonomistët thanë se rezultatet janë me të këqija nga sa pritej. /Telegrafi/tch/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:03 pm

    IPKO me koncept të ri, tarifon bisedat jo minutin

    Kompania telekomunikuese IPKO që nga sot ka lansuar, produktin më të ri, për të gjithë konsumatorët e pakos bazë, Fillo, me të cilin gjatë tërë ditës mund të flasin pandërprerë deri në 30 minuta kohë bisede për vetëm 10 centë.
    Astrit Gashi, Drejtues për Marrëdhënie me Publikun në IPKO ka deklaruar se, Produkti i emërtuar Fillo 10, shënon fillimin e ndërrimit të konceptit të ofrimit të shërbimeve të telefonisë mobile nga ana e IPKO-së, ku konsumatorët paguajnë për bisedën dhe jo për minutën.

    “Ky ndërrim koncepti në përputhje me trendet më të reja botërore të ofrimit të shërbimeve të telekomunikimit, është bërë i mundur në saje të avancimit teknologjikë të kompanisë, rrjetit shumë të fuqishëm si dhe vizionit të kompanisë për të mbajtur vendin në hap me botën në fushën e telekomunikimeve”.

    Tutje Gashi ka shtuar se, për të përfituar nga produkti më i ri konsumatorët e pakos Fillo duhet që së pari të bëjnë aktivizimin e këtij produkti.

    “IPKO ofron dy opsione për aktivizimin e produktit Fillo 10. Aktivizimi i pakos Fillo 10, për një javë, kushton 1 euro, ndërsa aktivizimi i pakos për një muaj kushton vetëm 3 euro. Për ta aktivizuar pakon Fillo 10, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO, duhet të shkruajnë një SMS në numrin 123, dhe të shkruajnë - Fillo 10”.

    Sipas Gashit, Pako Fillo është oferta bazë për komunikim, ndërsa ofron plane tarifore shumë të thjeshta, me çmime shumë të volitshme për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO.

    "IPKO konsiderohet si operatori mobil me zhvillim më të shpejtë në Evropë, duke arritur qysh në vitin e parë të fillimit të shërbimit të përfitojë mbi 35 për qind të tregut si dhe mbulim rekord vendit me sinjal". /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:04 pm

    FSSHK: Protestës së BSPK-së ti bashkohen edhe punëtorët e shëndetësisë

    Këshilli Kombëtar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve shëndetësorë që t’i bashkëngjiten protestës së organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), protestë kjo që do të mbahet të shtunën në Prishtinë, me fillim në ora 12:00.
    Këshilli Kombëtar i Federatës ka vlerësuar se dalja në protestë e punëtorëve shëndetësorë do të jetë në mbështetje të protestave në qendrat kryesore të Evropës, nën moton “Luftoni krizën, njeriu prioritet”.

    “Pjesëmarrja në protestë do të jetë edhe shprehje e pakënaqësive të punëtorëve shëndetësorë me gjendjen e rëndë në shëndetësinë publike të vendit, ku ka: mungesa dhe mangësi në infrastrukturën ligjore, mungesë të investimeve kapitale, paga të ulëta të punëtorëve, mangësi në kontratat individuale të punës, mungesë të kushteve elementare për punë, hapësira të pamjaftueshme për punë dhe pacientë, mungesë të furnizimit me barna, mospagesë të orëve të kujdestarisë dhe mungesë të mundësive të barabarta për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë, e si pasojë e gjithë kësaj, edhe punëtorë të pamotivuar për punë. Si rezultat, kuptohet, mungon shërbimi i duhur ndaj qytetarëve tonë”.

    Këshilli Kombëtar ka vlerësuar gjendja në shëndetësinë publike vazhdon të jetë e rëndë dhe zhvillimi i politikave favorizuese për sektorin privat shëndetësor gjatë gjithë periudhës së pasluftës nga 1999-ta, e ka sjell sektorin publik në gjendjen më të rëndë të tij, së paku në 40 vjetët e fundit.

    “Prandaj, punëtorët shëndetësorë, sikurse të gjithë punëtorët e tjerë të Republikës së Kosovës, kanë shumë arsye për t’ju bashkëngjitur protestës së 16 majit”. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:04 pm

    Nënshkruhet memorandum për shfrytëzimin e objekteve të NSH-ve

    Ministria e Shërbimeve Publike dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi i cili përcakton kushtet dhe mënyrën e shfrytëzimit të objekteve të ndërmarrjeve shoqërore për akomodimin e përkohshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.
    Me këtë Memorandum, i cili u nënshkrua nga ministri i MSHP-së, Arsim Bajrami dhe Dino Asanaj, Kryetar i Bordit të Drejtorëve i AKP-së, me praninë edhe të ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati dhe zëvendës ministrit të MSHP-së, Rifat Blaku, parashihet që AKP-ja të shqyrtojë kërkesat e MSHP-së për shfrytëzimin e ndërmarrjeve shoqërore, si dhe lidhja e marrëveshjeve mes dy institucioneve për shfrytëzimin me qira të objekteve të ndërmarrjeve shoqërore.

    Në bazë të këtij Memorandumi, MSHP-ja ofron shërbime për nevoja të AKP-së, me qëllim të shmangies së shpenzimeve të dyfishta nga buxheti i Kosovës.

    Gjithashtu, me këtë Memorandum MSHP-ja obligohet të bëj përgatitjet e nevojshme teknike për të kryer pranim dorëzimin e objekteve të ndërmarrjeve shoqërore që i janë dorëzuar MSHP-së nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:04 pm

    Kriza financiare ka prekur edhe Kosovën

    Kosovarët, pa marrë parasysh etnitetin, mendojnë se janë të afektuar nga kriza globale ekonomike. Një numër i madh të anketuarish ndjen efektin përmes çmimeve më të larta, humbjes së vendeve të punës dhe rënies së ndihmës financiare nga familjarë që jetojnë jashtë vendit.
    Raportet e Paralajmërimit të Hershëm përgatiten per çdo tremujor. Projekti bashkë-financohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet e prezentuara, bazohen në analiza statistikore të hulumtimit të opinionit, të bërë nga UBO Consulting gjatë javës së parë të muajit prill të 2009.

    Hulumtimi bazohet në intervista të drejtëpërdrejta ku janë përfshirë 1,250 respondentë. Sipas raportit te UNDP, për shumicën e kosovarëve, çështjet ekonomiko sociale – papunësia, varfëria, mungesa e rrymës dhe korrupcioni, janë problemet më madhore me të cilat ballafaqohet Kosova.

    Për shumicën e respondentëve, mbi 90%, institucionet kosovare janë përgjegjëse për situatën ekonomike. UNMIK-u nuk shihet më si më përgjegjësi për situatën politike. Afër 70% të respondentëve këtë përgjegjësi ia atribuojnë qeverisë së Kosovës dhe partive politike.

    " Kënaqësia e njerëzve me institucionet qeverisëse ka rënë paksa. Anketa tregon se rreth 38% të respondentëve janë të kënaqur me punëne qeverisë së Kosovës, rënie kjo prej diku rreth 19% nga tetori i viti 2008. Besimi i qytetarëve kundruall sistemit gjyqesor mbetet shumë i ulët, me vetëm 20% që janë të kënaqur me punën e tyre", thuhet ne raport.

    Ndersa kënaqësia me punën e UNMIK-ut ka vazhduar të bie. Shumica dërrmuese e shqiptarëve (85%) dhe 52% të serbëve nuk pajtohen me prezencën e mëtutjeshme të UNMIK-ut në Kosovë. Megjithatë, kënaqësia me punën e EULEX-it ka shënuar rritje dhe tani është në 30%.

    Tutje, ka një rritje të respondentëve që nuk ndihen të sigurtë në rrugë (43%) në krahasim me 20 % në tetor 2008.

    " Në anën tjetër, numri i serbëve që janë të gatshëm të punojnë me shqiptarët është ngritur nga 21% vitin e kaluar në 48%. Është brengosëse se numri i shqiptarëve të vullnetshëm për bashkëpunim ka rënë në 30 % në krahasim me afërsisht 60% që ishin në favor të bashkëpunimit në korrik të vitit 2006. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:04 pm

    BSPK: Nesër protestohet

    Përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të premten gjatë një konference u kanë bërë thirrje të gjithë punëtorëve, pensionistëve dhe invalidëve të punës, studentëve dhe atyre që janë të papunë, që më 16 maj nga ora 12:00 të bashkohen në protestë për të kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre.
    Gjatë kësaj konference, drejtuesit e BSPK-së shpalosën agjendën e protestës së nesërme të punëtorëve për të kërkuar zgjidhjen e kërkesave të tyre, si dhe për t’u solidarizuar me aktivitet e Konfederatës Sindikale Evropiane (ETUC), që do të organizohen protesta në katër qendra Evropiane si: Berlin, Bruksel, Madrid dhe Pragë.

    Kryetari i Këshillit Organizativ të protestës dhe nënkryetari i BSPK-së Xhafer Xhaferi tha se protesta do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 13:00 dhe protestuesit do të defilojnë nga rruga “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Skënderbeu”.

    “Motoja e ETUC-ut është “Luftoje krizën, njeriu prioritet”, kurse për situatën tonë do të mund të plotësohej edhe me kërkesat tona: Punë e dinjitetshme! Duam dialog të mirëfilltë social!”, tha Xhaferi.

    Edhe kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi tha se kanë marrë konfirmimin e shumë sindikatave që do të marrin pjesë dhe do ta mbështesin këtë protestë.

    “Edhe nëse numri i protestuesve do të jetë simbolik, ne dimë që këto kërkesa gjithsesi duhet përmbushur nga ana e Qeverisë”, tha Arifi, duke shtuar se i kanë dhënë mjaft kohë Qeverisë që t’i përmbushë këto kërkesa dhe sipas tij, ka pasur vend që disa prej tyre qysh moti të jenë të realizuara.

    Kërkesat kryesore të BSPK-së për këtë protestë janë që të ketë dialog të mirëfilltë social, të miratohet ligji i punës, privatizimi i ndërmarrjeve të bëhet në bazë të analizave të gjithanshme, të krijohet fondi i sigurimit social.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:04 pm

    Edhe Kroacia interesohet për të investuar në Kosovë

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku priti ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zlatko Kramariq, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë institucional në mes dy shteteve.
    Fillimisht ministri Zharku e njoftoi ambasadorin Kramariq rreth zhvillimeve ekonomike që po bëhen në Kosovë, si dhe për mundësitë e investimeve kroate në vendin tonë.

    Gjithashtu ministri Zharku e njoftoi mysafirin edhe për projektet aktuale që po i realizon MTI-ja në fusha të ndryshme me interes ekonomik për vendin, e që po ndikon në krijimin e një klime më të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Bashkëpunimi në fushën e turizmit, lëvizja e lirë e mallrave në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s, si dhe bashkëpunimi i përgjithshëm do të ngrihet në nivel ndërinstitucional në mes të dyja vendeve, u potencua në mes tjerash në këtë takim. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:04 pm

    LIB mbështet protestën e organizuar nga BSPK

    Lëvizja për Integrim dhe Bashkim (LIB) me anë të një njoftimi zyrtar ka përkrahë protestën e punëtorëve të paralajmëruar për nesër.
    “Në Kosovë, punonjësit janë në gjendje shumë të rëndë, pa kurrfarë mbështetje nga ana e institucioneve të Kosovës, madje të nëpërkëmbur prej tyre dhe si rezultat i kësaj pozite të rëndë, pakënaqësia e tyre është shumë e madhe. Prandaj, edhe më herët ne kemi deklaruar, se domosdoshmëria e shprehjes së pakënaqësisë së punëtorëve çoftë përmes grevave, protestave dhe formave të tjera është jetësore”.

    LIB ka konsideruar se nuk ka më asnjë arsye për të ndenjur, edhe më tej, pa e ngritur zërin.

    “Ata janë të anashkaluar, për ta nuk kujdeset askush. I kanë keqpërdorur, i kanë lënë pa pensione, pa dinjitet, pa sigurim pensional e invalidor, pa sigurim shëndetësor, pa mundësi që ta ruajnë dinjitetin e vet njerëzor, pa kushte minimale për ekzistencë”.

    Tutje në njoftimin zyrtar të LIB-së thuhet se, Qeveria e Kosovës nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna, i ka mashtruar ata.

    “Të gjitha qeveritë e pasluftës i kanë gënjyer punëtorët andaj ata duhet të ngiten në protesta deri në realizimin e të drejtave të tyre”.

    LIB vlerëson se kërkesat e punëtorëve janë plotësisht të drejta dhe humane, janë të thjeshta, por edhe të mundshme për t’u plotësuar nga qeveria. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:05 pm

    Rreth- rrotullimi në Prishtinë do të përfundojë në 2011

    “Ne vizituam një projekt tepër të rëndësishëm, rreth-rrotullimin e madh të kryeqendrës së Kosovës, që unë e kam quajtur simbol i Kosovës së re simbol i ndërtimit dhe zhvillimit të vendit tonë. Pas realizimit të këtij projekti që për herë të parë ndërtohet në vendin tonë, ne do të ndihemi mirë dhe krenar” tha ministri i MTPT-së Fatmir Limaj pas vizitës së tij që i bëri punimeve të cilat janë duke vazhduar në ndërtimit të rreth-rrotullimit në hyrje të qytetit të Prishtinës.
    Ndërtimin e këtij rreth-rrotullimi, ministri Limaj e ka quajtur projekt gjigant, pasi që pas realizimit të këtij projekti, do të bëhet e mundur që përmes tij brenda 24 orëve, do të kenë mundësi të kalojnë 120 mijë automjete.

    “Dinamika e punimeve për rreth-rrotullimin, do të zgjasë një vit e gjysmë pune apo ky projekt do të jetë i përfunduar në vitin 2011”.

    Gjatë ditës së sotme, ministri Limaj, gjithashtu i vizitoi edhe punimet për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës M2, përkatësisht Prishtinë-Mitrovicë.

    Me këtë rast ministri Limaj ka theksuar se punimet të standardeve evropiane janë duke vazhduar edhe në ndërtimin dhe zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, apo rruga M2 si e quajmë ne e cila do të ndërlidhë këtë pjesë me qytetin, si dhe do të krijoj siguri për qytetarët.

    “Përveç ndërtimit të rrugës, saj në këtë pjesë janë duke u ndërtuar edhe disa nënkalime për banorët të cilët kanë qenë të izoluar. Në kuadër të këtyre punimeve janë duke vazhduar instalimet nëntokësore: interneti, lidhjet telefonike, ato të rrymës”.

    Limaj po ashtu premtoj se punimet në segmentin Prishtinë-Shabaj, do të përfundojnë me një gusht të këtij viti, ndërkohë që punimet pritet të vazhdojnë po këtë vit deri në Milloshevë për të vazhduar më vonë në drejtim të Mitrovicës. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:05 pm

    Bankat vazhdojnë të rriten, nuk ndjehet kriza financiare

    Sistemin bankar në Kosovës i ka shpëtuar krizës edhe gjatë tremujorit të parë të 2009. Shuma e depozitave në të gjitha bankat komerciale është rritur, megjithse jo në shuma të konsiderushme, ndërsa niveli i kreditimit jo vetëm që nuk ka rënë, por është rritur. Në shumë vende të botës dhe rajonit, dhënja e kredive është ulur me përqindje të konsierushme.
    Depozita në të gjitha bankat komerciale në Kosovë, në tremujorin e parë të këtij viti, janë rreth 1.426 milionë euro, ndërsa në fundt të vitit 2008 depozita bankare ishin 1 miliardë e 422 milionë euro.

    Bankat komerciale, megjith krizën financiare globale, jo vetëm që nuk e kanë ulur nivelin e kreditimit, por e kanë rritur atë për 42 milion euro, krahasuar me vitin 2008.

    Në përfundim të vitit 2008, kreditë e dhëna nga bankat komerciale ishin 1 miliardë e 101 milionë euro ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti ato sillen rreth 1 miliardë e 143 milionë euro.

    Në vend të parë për shumën e kredive të dhëna qëndron Procredit Bank me 432 milion euro, pastaj Raiffesin Bank me 401 milion euro, NLB Bank me 151 milion euro, Banka Ekonomike me 59 milion euro, Teb Bank me 49 milionë euro, BPB me 38 milionë euro dhe BKT me rreth 13 milionë euro kredi të dhëna. /telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:05 pm

    FMN i ofron Serbisë 3 miliardë euro

    Fondi Monetar Ndërkombëtar mbrëmë vonë ka vendosur që Serbisë t’i miratoj një kredi në vlerë afër 3 miliardë euro.
    Sipas këtij vendimi, Serbia do të mundet që menjëherë të tërheqë rreth 788 milionë euro. /rel/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:05 pm

    Kostoja e jetesës në SHBA,rënia më e madhe në 50 vjet

    Raporte të reja të publikuara të premten mbi ekonominë amerikane tregojnë se çmimet po bien, besimi i konsumatorëve po rritet dhe sektori industrial po tkurret.
    Kostoja e jetesës në Shtetet e Bashkuara gjatë 12 muajve të fundit shënoi rënien më të madhe të regjistruar në gjysmë shekulli.

    Raporti që nxori të premten Departamenti i Punës flet për rënien më të madhe vjetore të çmimeve të mallrave për konsum që në vitin 1955.

    Me përjashtim të çmimit të karburantit dhe artikujve ushqimorë, që kanë pësuar luhatje të shumta, çmimet e mallrave të tjera janë rritur vetëm 1.9 për qind krahasuar me një vit më parë.

    Raporti për rënie të çmimeve u mirëprit nga konsumatorët, por kjo prirje deflacioni mund të ndikojë në ngadalësimin e mëtejshëm të ekonomisë. Shumë ekspertë shqetësohen për shfaqjen e deflacionit, por ka të tjerë që besojnë se masat e marra nga Banka Qendrore do t’ia presin rrugën problemit.

    Një raport i Universitetit të Miçiganit mbi pikëpamjet e amerikanëve për ekonominë, tregon se popullata po bëhet më pak pesimiste. Ekspertët analizojnë besimin e popullatës për të zbuluar sinjale mbi kërkesën e konsumatorëve, e cila përfaqëson 2 të tretat e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

    Dy raporte mbi prodhimin industrial tregojnë se ky sektor vazhdon të tkurret, por me ritme më të ulëta se muajin e kaluar. /woa/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:05 pm

    British telecom zvogëlon numrin e të punësuarve

    Kompania "British telecom" mori vendim sivjet ta zvogëlojë numrin e të punësuarve për 15.000, pas rënies së të ardhurave prej 1,6 miliardë paundëve.
    Sipërmarrja lajmëroi se vitin e kaluar e ka zvogëluar numrin e të punësuarve për 15.000, 5.000 më shumë sesa është pritur.

    Paralajmërimi i fundit për përjashtimin e 15.000 të punësuarve paraqet 10 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në British telecom në mbarë botën.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:05 pm

    Perëndimi, presion mbi Maqedoninë për EVN

    Disa ambasadorë të rëndësishëm të Perëndimit në Maqedoni i dërguan një letër-ankesë qeverisë së Shkupit për mënyrën se si ajo po e trajton investitorin më të rëndësishëm të huaj, kompaninë austriake EVN. EVN bleu sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Maqedoni për 250 milionë euro në vitin 2006.
    Qeveria e Shkupit ka refuzuar të rrisë çmimet e energjisë sipas kërkesave të EVN, si dhe ngarkoi një auditor të pavarur për të vlerësuar investimet reale të EVN-së në vend. Pak ditë më parë, një gjykatë dënoi EVN-në me 200 milionë euro gjobë, në një gjyq ku argumentet e austriakëve u hodhën poshtë pa dhënë shpjegime.

    Ambasadorët e Austrisë, Gjermanisë, Holandës, Zvicrës, Francës dhe SHBA-ve paralajmëruan Shkupin se çështja rrezikon të vërë në dyshim pavarësinë e sistemit gjyqësor në vend.

    "Jemi të shqetësuar se, pavarësisht progresit të vendit në fusha të tjera, sistemi gjyqësor rezulton i paaftë për të gjykuar çështje biznesi në mënyrë të pavarur dhe të ndershme", - thanë ambasadorët në një letër të përbashkët.

    EVN ka njoftuar se do të apelojë vendimin për gjobë, ndërsa ka kërcënuar se do t‘i drejtohet arbitrazhit të pavarur në Uashington, në rast se nuk del i kënaqur nga gjykatat vendëse. Nëse e humbet gjyqin, Maqedonia rrezikon të paguajë gjoba me vlerë qindra milionë euro.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:06 pm

    Sindikatat në protestë, bllokohen rrugët në Prishtinë

    Dy rrugë kryesore në Prishtinë do të bllokohen në mesditë, në kohën e protestës së paralajmëruar të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
    Kreu i BSPK-së Haxhi Arifi ka paralajmëruar se protestës i janë bashkangjitur gjashtë këshilla rajonale.

    Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kufizimin apo bllokimin e lëvizjes nëpër rrugët e Prishtinës.

    Sipas policisë, në protestë pritet të marrin pjesë rreth 5 mijë veta.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:06 pm

    GM edhe pak javë nga falimentimi

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhe, Robert Gibbs deklaroi se gjiganti amerikan i industrisë së automobilave, “General Motors Corp” duhet të marrë disa vendime të vështira në lidhje me biznesin, por ka ende disa javë kohë për të vendosur nëse shpallja e falimentimit është e nevojshme.
    Ai i bëri këto deklarata gjatë një konference për shtyp, pasi “GM” bëri publike planet për shkëputjen e bashkëpunimit me rreth 1600 agjentë shitjesh.

    Ndërkohë kompania po përpiqet të shkurtojë miliarda dollarë nga shpenzimet operative dhe borxhet, para shpalljes se mundshme të falimentimit deri në fund të muajit nëse do të jetë e nevojshme. /Telegrafi/tch/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:06 pm

    Mijëra punëtorë protestuan për të drejtat e tyre

    Nën moton “Luftoje Krizën, Njeriu Prioritet”, mijëra punëtorë dhe qytetarë nga mbarë Kosova iu kanë përgjigjur sot ftesës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për të protestuar dhe për të kërkuar nga institucionet realizimin e kërkesave të tyre.
    Protestuesit brohoritnin ”Paguani 20%-in e punëtorëve!, Stop – Abuzimit të punëtorëve!, Stop - Punës në të zezë!, Ndaloni korrupsionin!, Duam Fond Social!, Të dëgjohet zëri i punëtorit!, Respektoni sindikatat!, Punëtorët – Themel i shtetit!, Mos provokoni durimin tonë!”, etj.

    Gjatë kësaj proteste BSPK-ja edhe njëherë ka kërkuar nga Parlamenti i Kosovës që me procedurë të përshpejtuar miratimin e legjislacionit që lidhet me të drejtat e punës, organizimin sindikal, grevat, sigurimin pensional, invalidor, shëndetësor etj; Kjo lë vend për anarki në Kosovë.

    Përmes një letre, këtë protestë e kanë përkrahur Konfederata Sindikale Evropiane (ETUC), Lëvizja për Integrim dhe Bashkim etj. Përkrahje ka pasur edhe nga një numër i madh i shteteve regjionale dhe Evropiane si : Shqipëria, Italia, Zvicra, Gjermania. Ndërsa, pjesëmarrës në protestë ishin edhe udhëheqësit kryesor të partisë Reformiste ORA, në krye me kryetaren, Teuta Sahatçiu. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:06 pm

    Aksident tragjik në hapësirat e KEK-ut

    Korporata Energjetike e Kosovës me keqardhje të thellë ka njoftuar publikun për një aksident tragjik që ka ndodhur sot, në hapësirat e Divizionit të Mihjeve të Korporatës.
    Gjatë punës në riparimin kapital të ekskavatorit 10 të Mihjes së Bardhit nga ana e kompanisë Bosch, nënkontraktuese e kompanisë përgjegjëse për punët riparuese, Takraf nga Gjermania, një punonjës i kompanisë nënkontraktuese i kombësisë kosovare ka humbur jetën tragjikisht.

    Më këtë rast KEK ka njoftuar se ka ofruar në momentet tragjike tërë mbështetjen e vet logjistike për të ndihmuar në shpëtimin e jetës së viktimës, por një gjë e tillë fatkeqësisht ka qenë e pamundur të bëhet.

    “Në vend të ngjarjes menjëherë ka dalur edhe menaxhmenti i KEK-ut. Rrethanat e këtij aksidenti tragjik do t’i hulumtojnë dhe identifikojnë organet kompetente”. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:06 pm

    Berlin, protestë masive ndaj papunësisë

    100 mijë persona kanë zbritur sot në sheshin e Berlinit për t’i kërkuar qeverisë masa me të forta kundër papunësisë.
    Manifestimi është organizuar nga sindikatat gjermane, të cilat kanë drejtuar gishtin drejt “të papërgjegjshëmve”.

    “Jo vetëm bankieret, por edhe politikanët gjermanë e ata evropianë udhëhiqen nga një makuteri e pakufi”, janë shprehur sindikatat. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 5:05 am

    Kriza, Merkel: Gjermania drejt pikës me të ulët

    Gjermania po ndjen gjithnjë e më shumë pasojat e krizës financiare.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur e alarmuar në lidhje me situatën ekonomike të vendit.

    “Besoj se shumë shpejt do të arrijmë pikën me të ulët”, është shprehur Merkel për televizionin RTL. /atsh/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jun 02, 2009 6:07 am

    FMN: Gripi i Derrave, efekte mbi ekonominë

    Epidemia e gripit të derrave mund të ketë efekte të ndjeshme mbi ekonominë botërore. Kështu deklaroi sot një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    "Rreziqet e sjella nga virusi A(H1N1) për rritjen ekonomike mbeten megjithatë të vështira për t'u parashikuar", shtoi John Lipsky, zëvendësdrejtor ekzekutiv i i FMN-së.

    Lipsky iu drejtua gazetarëve në Tokio, ndërsa ekonomistët shqetësohen për pengesat që mund të frenojnë rritjen e ekonomisë botërore në krizë. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jun 02, 2009 6:08 am

    Komercialna Banka, ende nuk i raporton BQK-së

    Banka serbe, “Komercialna Bank”, e cila është pajisur me licencë në gusht të 2006, vazhdon të jetë jashtë kontrollit të Bankës Qendrore të Kosovë. Ajo nuk i ka publikuar raportet edhe tremujorine e pare te ketij viti.

    Në web faqen e internetit të kësaj banke thuhet se rrjeti i saj në Kosovë është i shtrirë në Mitrovicë , Graçanicë, Zubin Potok , Leposaviç, Zveçan, Slivovë, Shtërpc dhe Dragash ndërsa ish drejtori menaxhues i BQK, ndërkombëtari Michel Svetchine , me rastin e dhënies së licencës pati deklaruar se “ nuk është dhënë licencë kësaj banke, por vetëm një dege e cila do të kontrollohet nga BPK-ja dhe kjo degë do ti raportojë BQK- së në lidhje me veprimtaritë e veta”.

    Por edhe pse ka dy vite nga marrja e licencës kjo bankë nuk publikon bilancet e veta, në media dhe ueb faqen e Bankës Qendrore të Kosovës, siç janë të detyruara të veprojnë bankat e tjera komerciale.

    Janë disa banka serbe që veprojnë ilegalisht nëpër enklavat serbe në Kosovë, të cilat veprojnë në bazë të udhëzimeve të Bankës Qendrore të Serbisë dhe nuk pranojnë ti nënshtrohen ligjeve të Kosovës.

    Marrja e licencës nga ana e “Komercialna Bank” në Bankën Qendrore të Kosovës, qe quajtur në atë kohë edhe pranim i sovranitetit dhe i ligjeve të Kosovës dhe qe deklaruar si një sukses i madh. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jun 02, 2009 6:15 am

    Projektohet një linjë avionësh Tiranë- Kukës

    E vetmja mënyrë për të vënë në punë aeroportin është krijimi i një linje të brendshme. Rinasi ekskluzivitet për 20 vjet.

    Tirana dhe Kukësi do të lidhen shumë shpejt mes tyre nëpërmjet një linje ajrore të brendshme. Dje është kryer testi i parë gjatë të cilit nuk ka dalë asnjë problem teksa një avion me pasagjerë në bord është ulur dhe ngritur në përputhje me të gjitha rregullat dhe pa asnjë incident.

    Ky test i fluturimeve me pasagjerë në aeroportin e Kukësit kryhet gjashtë muaj pas përfundimit të testit të sistemit të navigimit i quajtur ndryshe "Flight Checking".

    Linja e brendshme Tiranë- Kukës është e vetmja mënyrë për të vënë në punë aeroportin për të cilin janë investuar milionë dollarë. Kjo sepse nga ky aeroport nuk mund të kryhet asnjë fluturim ndërkombëtar për faktin se qeveria shqiptare e drejtuar në atë kohë nga Fatos Nano, i ka dhënë aeroportit të Rinasit të drejtën e administrimit të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare nga Shqipëria.

    Testimi i fluturimit me pasagjerë të aeroportit të Kukësit do t'i paraprijë përgatitjeve për vënien në funksionim të këtij aeroporti për fluturime të brendshme. Ramiz Lala, përgjegjës i aeroportit të Kukësit, ka bërë të ditur për "Shekulli"-n se pas përfundimit të këtij testimi, do fillojnë procedurat për fillimin e fluturimeve të brendshme nga Kukësi në Tiranë.

    Këto fluturime do të nisin me frekuencën një herë në javë duke shtuar ditët e fluturimeve në vartësi të kërkesave. Një kompani shqiptare do të kryejë fluturimet e brendshme në aeroportin e Kukësit, pasi kjo kompani ka në dispozicion aeroplanë të vegjël që u përgjigjen kërkesave aktuale për fluturime nga Kukësi.

    Aeroporti i Kukësit, i përfunduar pas një granti të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe nuk është vënë në funksionim, edhe pse ka qenë i gatshëm që në tetor të 2007-ës. Në atë kohë qeveria shqiptare njoftoi se do të kërkojë heqjen e ekskluzivitetit që ka kompania amerikano-gjermane mbi fluturimet civile në Shqipëri.

    Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Sali Berisha gjatë Konferencës Ekonomike, të zhvilluar tetorin e kaluar në Tiranë nga revista prestigjioze angleze "The Economist". Sipas Berishës, palët kanë rënë dakord që të marrin një kompani të huaj që do të vlerësojë dëmet e heqjes së kësaj të drejte, të cilat do të kompensohen nga qeveria shqiptare.

    Ekspertët kanë vlerësuar se, heqja e ekskluzivitetit të aeroportit "Nënë Tereza", do të mundësojë fillimin e funksionimit të aeroportit të Kukësit si dhe ndërtimin e tre aeroporteve të tjerë në Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër.

    Një veprim i tillë i qeverisë shqiptare ishte paralajmëruar edhe në shtator të 2007-ës gjatë një takimi të kryeministrit Sali Berisha me presidentin e kompanisë gjermane "Dorsch Gruppe Holding", zoti Juergen Roeder.

    Ky i fundit ka prezantuar projekt idenë për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë, por është përballur me pengesat ligjore, pasi ekskluzivitetin e fluturimeve e ka për 20 vjet Aeroporti "Nëna Terezë" i Rinasit në Tiranë. Ky ngërç ligjor i krijuar në Shqipëri ka stepur investitorët gjermanë, por kryeministri Sali Berisha në takimin që ka zhvilluar me to u ka premtuar se pengesat ligjore do të tejkalohen.

    Të njëjtën gjë kryeministri Sali Berisha ka përsëritur edhe në disa raste të tjera por ka mbetur vetëm në kuadrin e një premtimi të pa realizuar. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe ministrat e qeverisë "Berisha", të cilët kanë pohuar se problemi i aeroportit të Kukësit ishte drejt zgjedhjes.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jun 02, 2009 6:27 am

    Parashikime optimiste të Bankës Botërore

    Ekonomia botërore do të duhej të kthehet nga recesioni deri në fund të vitit 2009 ose vitin e ardhshëm vlerësoi sot në Varshavë shefi i Bankës Botërore (BB), Robert Zoellick.

    "Ende do të jemi dëshmitarë të rënieve të Bruto Prodhimit Shoqëror në botë, por ato do të jenë gjithnjë e më të vogla", deklaroi Zoellick në Varshavë.

    Ai sot qëndron në Poloni ku me qeverinë e këtij vendi do të duhej t'i shqyrtojë rreziqet të cilat për shkak të krizës globale ekonomike i kërcënohen ekonomisë polake, dhe si do të mund të ndihmonte Banka Botërore.

    Kryetari i Bankës Botërore (BB) deklaroi se është i bindur se Polonia do të jetë në mesin e shteteve të para që do të nisen në rrugën e jetësimit të rritjes ekonomike meqë tani mirë është duke dalur në krye me krizën.

    BB-ja është e gatshme të aprovojë 500 milionë dollarë kredi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme përmes institucioneve financiare komeraciale në Poloni, për të cilat do të garantonte Qeveria polake. /Makfaks/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jun 02, 2009 6:29 am

    Norvegjia hyri në recesion

    Norvegjia zyrtarisht hyri në recesion pasi që Bruto Prodhimi Vendor (BPV) i vendit dy tremujorë me radhë shënon rritje negative.

    Shërbimi qendror për statistikë i Norvegjisë, sot lajmëroi se BPV-ja në tremujorin e parë të këtij viti është zvogëluar për 1,0 për qind, ndërsa tremujori i fundit i vitit 2008, për 0,8 për qind.

    Qeveria e majtë e Norvegjisë në prag të zgjedhjeve parlamentare në vend të caktuara për nëntor, paralajmëroi se sivjet do ta ndihmojë ekonominë vendore me rreth 15 miliardë euro, të fituara nga prodhimtaria e naftës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jun 02, 2009 6:34 am

    Rënie rekorde e prodhimtarisë industriale në Rusi

    Prodhimtaria industriale në Rusi në muajin prill është zvogëluar për 16,9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, gjë që paraqet rënien më të madhe gjatë 15 viteve të fundit.

    Sipas analistëve, masat kundër krizës të Qeverisë ruse deri tani nuk i japin rezultatet e dëshiruara dhe ende nuk mund të flitet për jetësimin eventual të industrisë ruse.

    Në kuartalin e parë të vitit 2009, industria ruse realizoi rënie prej 14,3 për qind, me ç`rast rënie është regjistruar në thuajse të gjitha sferat, nga industria përpunuese (20.8 për qind), deri te prodhimtaria dhe shpërndarja e energjisë elektrike (5,1 për qind).

    Prodhimtaria industriale në Rusi në vitin 2008 realizoi rritje prej 2,1 për qind.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:06 pm

    Zoelick: Rimëkëmbja e ekonomisë, e ngadalshme

    Rimëkëmbja e ekonomisë botërore do të jetë e ngadaltë dhe papunësia në rritje mund të jetë shkaktare e krizave sociale dhe aplikimit të politikave proteksioniste.

    I këtij mendimi është presidenti i Bankës Botërore Robert Zoelick.

    Duke folur për gazetën "El Pais" tha se ajo që nisi si një krizë e madhe financiare, u shndërrua në krizë ekonomike, ndërsa rrezikon të kthehet në krizë humanitare dhe sociale.

    Sipas tij ka ende rreziqe ndaj sistemit financiar amerikan dhe tregjeve jo të fuqishme të vendeve në zhvillim.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:06 pm

    Nënshkruhet marrëveshja për pengimin e ekonomisë joformale

    Ministria e Ekonomisë nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për pengimin e ekonomisë joformale dhe shtimin e efikasitetit në mbledhjen e tatimeve

    “Ky Memorandum gjithashtu ka përqëllim inspektimin e subjekteve punuese ne lëmin e punës, punësimit, sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës”, thuhet në një njoftim të MEF-it.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:07 pm

    Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë

    Në orën 6-të të mëngjesit të sotëm janë bashkuar dy anët e njerit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Tuneli ështe me nje gjatesi 5.6 kilometra, lartësi 10 metra dhe gjerësi 13 metra. Galeria e dytë e tunelit po me këto permasa pritet të përfundojë në shtator të këtij viti. Puna për hapjen e tunelit ka filluar pikërisht e 25 maj të vitit 2007 nga kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nenkontraktuese turke “Enka”.

    Kompania “Bektel’Enka” ka rritur ritmet e punimeve edhe në sektore të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shume se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash. Kjo kompani gjatë dy viteve të fundit kishte punësuar rreth 4 mijë punonjes, duke vënë në funksion 1-mijë e 300 mjete të llojeve të ndryshme.

    Rruga Durrës-Kukës- Morinë, një projekt ky i Qeverise shqiptare është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri. Një vit me pare, gjate inspektimit të punimeve në këtë tunel, kryeministri Sali Berisha u shpreh se, “mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptaret. Udhëtimi tek tuneli të rikujton legjendat e shkrirjes se maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigande, të cilat kanë bërë që aorta e shqiptareve të mbarte një famë në mbarë Evropen, si kryeveper e njeriut”.

    Tani kur eshte bashkuar njëri tunel, pritet që së shpejti brenda qeshorit të behet edhe përurimi i rrugës që ka nje gjatesi 170 kilometra nga Durrësi deri në Morinë. Rruga do te mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtines dhe brigjeve shqiptare për me pak se 3-ore. /rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:07 pm

    Merkel këshillohet me shefin e Fiat-it për Opel-in

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel u takua me shefin e Fiat-it, Sergio Marchionne, për bisedime mbi të ardhmen e prodhuesit të automjeteve Opel të rrezikuar nga falimentimi.

    Në bisedimet në kancelari do të merrte pjesë edhe ministri i ekonomisë Karl-Theodor zu Guttenberg. Guttenberg e kishte cilësuar ofertën e deritanishme të Fiat-it si të pamjaftueshme.

    Qeveria gjermane do të vendosë deri nesër në lidhje me investuesin e parapëlqyer për Opel-in dhe do të shqyrtojë nëse do të vërë në dispozicion për këtë ndihma nga shteti.

    Favorit për blerjen është aktualisht furnizuesi kanadezo-austriak me pjesë automjetesh Magna. Interes ka treguar edhe investuesi financiar amerikan Ripplewood.

    Megjithatë vendimi përfundimtar merret prej koncernit amerikan mëmë General Motors.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:08 pm

    Në seancën e radhës shqyrtohet projektligji për FMN dhe BB

    Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të martën ka shqyrtuar kërkesën e Qeverisë për procedim sa më të shpejtë të Projektligjit për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe në Organizatat e Grupit të Bankës Botërore.

    Duke e pasur parasysh rëndësinë që ka për vendin miratimi i këtij projektligji dhe faktin që projektligji i propozuar nuk e ka kaluar kohën e nevojshme për shqyrtim nga deputetët, Kryesia ka vendosur që çështjen ta nxjerr për shqyrtim në seancën e 28 majit.

    Kryesia e ka shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e Projektit multietnik për Komunën e Novobërdës, me të cilin kërkohet transferi i mjeteve ndërmjet organizatave buxhetore dhe Kuvendit.

    Është vendosur që ky propozim të radhitet në seancën e radhës.

    Duke e shqyrtuar, ndërkaq, vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të Zyrës së Rregullatorit të Ujërave e Mbeturinave, Kryesia ia ka përcjellë atë Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor, që ta shqyrtojë çështjen dhe Kuvendit t’ia paraqesë raportin me rekomandime.

    Për seancën e radhës Kryesia do ta radhisë edhe Rekomandimin e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media dhe të Komisionit për Buxhet e Financa lidhur me Raportin financiar të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2008 (i cili propozohet t’i kthehet RTK-së për ripunim).

    Kryesia e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar kërkesën e Ipeshkëvisë së Kosovës që manifestimet përkujtimore me rastin e 2000 vjetorit të lindjes së Shën Palit të mbahen nën patronatin e Kuvendit të Kosovës, thuhet në njoftimin e Zyra për marrëdhënie me media dhe publikime të Kuvendit të Kosovës. /RTK/Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:08 pm

    Greqia, parashikim i zymtë i FMN-së

    Fondi Monetar Ndërkombëtar e parashikon të zymtë të ardhmen e ekonomisë greke.

    Kriza globale, sipas FMN-së, e ka gjetur Greqinë me disekuilibra financiarë, çka kërkon ngrirjen e masave për rritjen e pagave, taksa të reja, ndryshime në sistemin e sigurimeve sociale.

    I vetmi vlerësim pozitiv ishte ai për bankat, për të cilat u shpreh se nuk do të preken nga kriza.

    FMN ka kërkuar nga qeveria greke marrjen e një sërë masash të përhershme për përballimin e krizës. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:08 pm

    Ministri turk i Shtetit për Tregtinë e Jashtme në vizitë dyditëshe në Kosovë

    Ministri i Shtetit për Tregtinë e Jashtme në qeverinë e Turqisë, Zafer Çaglajan, sot pasdite mbërrin për një vizitë dyditëshe në Kosovë, gjatë të cilës do të takohet me disa ministra dhe zyrtarë të tjerë.

    Kjo vizitë synon thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Turqisë në disa fusha respektive.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:08 pm

    Takim vendimtar për ardhmërinë e OPEL-it

    Qeveria e Gjermanisë i ka lënë të gjitha opsionet hapur, në vigjilje të takimit të sotëm vendimtar për ardhmërinë e koncernit automobilistik "Opel".

    Kjo u bë e ditur pas takimit të djeshëm mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryetarit të drejtorisë së "Fijat"-it Serxho Marçione në Berlin.

    "Qeveria gjermane i ka lënë të gjitha opsionet të hapura, që të mund të reagojë në mënyrë fleksibile për vendimin përfundimtar të pronarit të "Opel", "Xheneral Motors", lajmërojnë mediumet gjermane.

    Në takimin e djeshëm, përveç përfaqësuesve të tre investitorëve të interesuar, koncerni austriak-kanadez Magna, kompania investuese amerikane RHXH Interneshënël, si dhe "Fiat"-i italian, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit "Gjeneral Motors" dhe qeverisë amerikane.

    Pas takimit, qeveria gjermane duhet publikisht të lajmërojë se kujt i jep përparësi. Sipas mediumeve, qeveria tani për tani në tërësi nuk është e kënaqur nga asnjëri koncept i parashtruar, andaj nga ofruesit pret "gatishmëri më të madhe për rrezikun financiar".
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:09 pm

    G8: Nevojiten investime në energjetikë

    Zvogëlimi i investimeve në energjetikë do ta ngadalësojë shërimin ekonomik në botë, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energensave, vlerësoi G8-shi.

    "Kriza momentale ekonomike nuk guxon të shkaktojë anulim të investimeve në projektet e planifikuara energjetike, të rëndësishme për shërimin e ekonomisë botërore", thuhet në kumtesën e përbashkët të ministrave të energjetikës të vendeve anëtare të G8-shit.

    Paraprakisht, Agjencia ndërkombëtare për energjetikë (IEA) publikoi se investimet e kompanive të naftës sivjet janë zvogëluar për rreth 100 miliardë dollarë, ose 21 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

    Njëherit, IEA-ja paralajmëroi se çmimi i naftës gjatë pesë viteve të ardhshme do të mund të rritej dukshëm, meqë kompanitë e këtij sektori, të përballur me recesionin më të madh gjatë gjashtë dekadave të fundit, dukshëm zvogëlojnë investimet në projekte të reja.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:10 pm

    Shtëpitë amerikane, 20 për qind më lirë

    Shitjet e shtëpive në SHBA janë në rritje në shumë zona të vendit, por çmimet kanë vijuar të ulen me ritme të shpejta, u bë e ditur dje nga një vëzhgim i Standard 7 Poor‘s. Në 20 qytetet më të mëdha të Amerikës, çmimet u ulën në mars me 18.7 për qind në bazë vjetore, njësoj siç qenë ulur në janar dhe shkurt.

    Shumë njerëz nuk po arrijnë të shlyejnë kreditë për shtëpi dhe kanë nxjerrë shtëpitë në shitje. Kjo besohet se mund të sjellë rënie të mëtejshme të çmimeve në muajt në vijim.
    Investitorët dhe njerëzit janë në garë me njëri-tjetrin për të blerë shtëpitë e të falimentuarve, gjë që ka sjellë rritje të numrit banesave që kanë ndërruar pronar, por kjo gjë nuk e ka përmirësuar ndjeshëm situatën.

    "Shtëpitë amerikane mund të humbasin aq vlerë këtë vit sa është edhe PBB e Kinës", shpjegoi një ekspert, duke u përpjekur të tregojë se sa e rëndë është situata. "Në të ardhmen e afërt, kërkesa do të vijojë të jetë e dobët", tha ai. Për më tepër, blerësit e mundshëm po besojnë se duhet të presin që çmimet të bien edhe më shumë para se të mund të blejnë shtëpinë. Në Detroit, çmimet e shtëpive sot janë njësoj siç kanë qenë 14 vite më parë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:10 pm

    Bordi i Trustit vendosi për kompensimin e humbjeve

    Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës do të kompensojë humbjet e të gjithë kontribuuesve të pensionuar gjatë vitit 2008 dhe 2009 dhe do të tërheqë një pjesë të mjeteve të investuara në tregun e jashtëm devizor. Kështu ka vendosur Bordi Drejtues i Trustit, thanë zyrtarët e bordit në konferencën e parë për media në Prishtinë.

    Si pasojë e krizës ekonomike globale mjetet e trustit, të investuara në tregjet ndërkombëtare, janë zhvlerësuar rreth 29 për qind. Por, gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtim të mbarë dhe gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti ka pasur rritje rreth 7 për qind të vlerës së aksioneve. Kështu njoftoi kryetari i Bordit drejtues, Besim Beqaj.

    Në mbledhjen e tij të parë, bordi ka marrë vendim për tërheqjen në Kosovë të një fondi prej rreth 11.8 milionë eurove të investuara në tregun e jashtëm devizor, apo 5.4 për qind. Sipas kryetarit Beqaj, Bordi drejtues i TKPK do të rishikojë strategjinë e investimeve të trustit në të ardhmen.

    Beqaj njoftoi se bordi ka vendosur të kompensojë të gjithë kontribuuesit e pensionuar që kanë tërhequr mjetet e tyre me humbje. Sipas tij ky kompensim do të bëhet nga fondi i krijuar përmes zvogëlimit të shpenzimeve operacionale të trustit.

    Bordi i ri i trustit, ka marrë vendim që të rishpallë tender për mjetet e grumbulluara në Bankën Qendrore, që janë rreth 60 milionë euro dhe ato të investohen në tregun bankar të vendit. Por, megjithëse është përfolur shumë për pagat e larta të drejtuesve të trustit, ende nuk është marrë vendim rreth tyre.

    Gjatë takimit treditor, Bordi ka zhvilluar takime me ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shalën, Guvernatorin e BQK-së, Hashim Rexhepin dhe përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Edgaro Rugjeron.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:10 pm

    Vala fillonë fazën e gjashtë

    Posta dhe Telekomi i Kosovës do të fillojë fazën e gjashtë të zhvillimit të operatorit mobil Vala. Sipas drejtorit të PTK-së, Shyqyri Haxha, në këtë fazë parashihet rritja e kapaciteteve për 50 për qind dhe mbulueshmëri në tërë territorin e Kosovës.

    Vala prin në hap me teknologjinë dhe trendët bashkëkohore të zhvillimeve në fushën e biznesit dhe teknologjisë, tha drejtori i PTK, Shyqyri Haxha, duke sqaruar se tek rritja e kapaciteteve për 50 %, fjala është për rritje prej 1.2 milion konsumatorë në 1.8 milion, pastaj zgjerimi i brezit frekuencor nga 900 megaherc në 1800 megaherc etj.

    Drejtori Haxha tha se me implementimin e fazës së gjashtë të zhvillimit të operatorit Vala, Telekomi i Kosovës do të radhitet në mesin e shteteve më të avancuara në botë sa i përket fushës së telekomunikacionit.
    Implementimi i këtij projekti pritet të realizohet brenda një viti ndërsa llogaritet të kushtojë rreth 25 milion euro.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:10 pm

    Kuvendi miratoi raportin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit

    Kuvendi i Kosovës miratoi sot raportin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit për vitin 2008. Në seancën e sotme u miratuan edhe disa projektligje, ndërsa pritet të formohet edhe një komision i veçantë që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga rajoni i Gjilanit, kërkuan në fillim të seancës nga Qeveria e Kosovës që të ndajë një fond të veçantë për t’i ndihmuar qytetarët e rajonit të Gjilanit të cilët pësuan dëme rreth 3 milionë euro nga stuhia e breshërit. Qeveria komunale nuk ka fonde për të ndihmuar të prekurit nga kjo fatkeqësi, tha deputeti Fatmir Rexhepi.

    Ndryshe në seancë plenare Kuvendi miratoi sot Projektligjin për biocide, pas shqyrtimit nen për nen, ndërkaq që po shqyrton raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

    Deputetët adresuan kritika për raportin në fjalë i cili është i pari raport që i është prezentuar Kuvendit të Kosovës, duke ditur se kjo më parë ka qenë çështje e rezervuar.

    Sipas deputetëve Kosova ka resurse minerale të një rëndësie të veçantë, por për fat të keq ato nuk po shfrytëzohen dhe menaxhohen si duhet.

    Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin për punën e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit dhe do të shqyrtohet formimi i Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. /rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:11 pm

    Bibita, fillon prodhimin e lëngjeve amerikane Tampico

    Marrëveshja e licencës në mes të Fabrikës së lëngjeve “Bibita” dhe Kompanisë Amerikane “Tampico” Beverages në Chicago, tanimë ka filluar implementimin e saj.

    Fabrika e lëngjeve Bibita ka njoftuar se nën mbikëqyrjen e ekspertëve amerikan, suksesshëm ka filluar prodhimi i lëngjeve të pagazuara Tampico, të cilat fillimisht në treg do jenë në tri lloje: Tampico Citrus, Tampico Tropical dhe Tampico Island.
    Me këtë rast drejtori i Kompanisë “Bibita” Labinot Gruda është shprehur se është tejet i kënaqur me suksesin e arritur, bashkëpunimin e mirëfilltë me “Beverages Group”, si dhe gatishmërinë e të dyja palëve për të bërë më të mirën për konsumatorët kosovarë.

    “Mendoj se vetë fakti që “Tampico” vlerësohen si lëngu nr.1 në SHBA, na bënë të ndihemi më të fortë, serioz në cilësi, si dhe shumë optimist që “Tampico” edhe në tregun kosovar të merr pozicionin e brendit lider në këtë kategori”.

    Ndërsa përfaqësuesi i Kompanisë Amerikane “Tampico” Beverages Group Herman Araja është shprehur se me lansimin e produktit final konsumatorëve kosovar u ofrohet produkt kualitativ dhe i dëshmuar në shumë vende të botës.

    “Lëngjet Tampico do kenë kontrollë strikte dhe kontinuele të prodhimit, ashtu siç edhe parasheh marrëveshja e licencës”.

    Ndryshe marrëveshja e licencës për brendin nr.1 në Amerikë “Tampico” me Kompaninë “Bibita” përfshin edhe distribuimin për Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi dhe Serbinë, për të cilat udhëheqësit e kompanisë “Bibita” premtojnë se do të fillon në një periudhë jo të largët. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:11 pm

    Amnesty analizon krizën globale

    Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, thotë se kriza globale financiare e ka përkeqësuar gjendjen e të drejtave themelore të njeriut në shumë vende të botës.

    Në raportin vjetor, Amnesty International paralajmëron se rritja e varfërisë mund të sjellë mungesë stabiliteti dhe shpërthime masive të dhunës.

    Sipas raportit, teksa janë përkeqësuar konfliktet në rajone të tilla si Darfuri dhe Gaza, presioni mbi të drejtat e njeriut është shtuar edhe në shumë vende të tjera. Shkak, sipas organizatës, janë problemet ekonomike, si rritja e çmimit të ushqimeve.

    Në raportin vjetor për 157 vende, Amnesty International akuzon udhëheqësit botërorë se, në përpjekjet për rigjallërimin e ekonomisë globale, kanë neglizhuar të drejtat e njeriut. /bbc/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:11 pm

    Kriza ekonomike përgjysmon numrin e milionerëve britanikë

    Numri i milionerëve në Britani të Madhe dyfish është pakësuar, për shkak të krizës, e cila shkaktoi rënie të patundshmërive dhe aksioneve, kumtoi Qendra për hulumtime ekonomike dhe afariste (QHEA).

    Në vend kanë mbetur 242 mijë milionerë, në krahasim me 489 mijë në vitin 2007. Zhdukja nga lista e më të pasurve në pothuajse 70 për qind të rasteve, është e lidhur me rënien e madhe të primeve në njërën nga qendrat më të mëdha botërore, London City.

    Ekspertët e QHEA-së në vitin 2006, kur në horizontin ekonomik botëror ende nuk ndjehej kriza, parashihnin se në vitin 2010 Britania e Madhe do të ketë 720 mijë milionerë, ndërsa deri në vitin 2016 madje një milion njerëz me pasuri milionere. Këto parashikime optimiste bazoheshin në rritjen e vlerës së patundshmërive dhe të ardhurave nga aksionet e kompanive të cilat kotonin në Bursën e Londrës.

    Rënia e pasurisë në Britani të Madhe u reflektua edhe në listën e personave me më shumë patundshmëri, të cilën e kumtoi javën e kaluar "Sunday Times".

    Njëmijë banorë më të pasur të Britanisë së Madhe, vitin e kaluar, për shkak të krizës ekonomike globale, humbën 155 miliardë funta (235 miliardë dollarë). Ata tani disponojnë me 258 miliardë funta, në krahasim me 413 miliardë para një viti.
    Numri i miliarderëve në Britani të Madhe, gjatë 12 muajve të fundit është pakësuar nga 75 në 43.

    Edhe më tej, banori më i pasur i Britanisë së Madhe është pronari i imperatorisë në sektorin e prodhimtarisë së çelikut, Mittal Steel, miliarderi me prejardhje indiane, Lakshmi Mittal, i cili, siç vlerëson "Sundey Times", për shkak të krizës ka humbur 10,8 miliardë funta, me çka pasuria e tij është pakësuar për 61 për qind.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:11 pm

    Parashikohet rënie e ekonomisë botërore për 2.6 %

    Ekonomia botërore sivjet do të bie për 2.6 për qind, në vend se 0.5 për qind të parashikuar më herët, theksohet në prognozën më të re të Kombeve të Bashkuara (KB).

    Rënia ekonomike ka të bëjë me krizën botërore ekonomike, e cila sipas KB-ve, më rëndë i godet vendet në zhvillim.

    Ekspertët e KB-ve parashikojnë edhe atë se, nëse masat për stimulim të rritjes ekonomike janë të suksesshme, përmirësim të butë të situatës është mundur të ndodhë në vitin 2010.

    KB-të megjithatë paralajmërojnë se ka mundësi që recesioni botëror të vazhdojë në vitin 2010. /Makfaks/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:12 pm

    Obama optimist: Ekonomia e SHBA-ve, larg greminës

    Presidenti amerikan Barack Obama shprehet optimist se ekonomia e SHBA-ve nuk ndodhet më në prag të greminës dhe shtetasit amerikanë kanë më tepër besim tek e ardhmja.

    Shefi i Shtëpisë së Bardhë mbajti një fjalim përpara një grupi donatorësh të Partisë Demokratike në Beverly Hills. Obama shpjegoi se tani mund të thuhet me siguri se jemi larguar nga gremina. Sipas tij, plani i stimulimit të ekonomisë i miratuar nga Kongresi, ka nisur të japë frutet e veta.

    “Nëse shohim ekonominë e tanishme, mendoj se nuk ndodhemi më në prag të greminës dhe ka një qetësi që nuk ka ekzistuar më parë. Megjithatë, ka ende shumë punë për të bërë në sektorin e arsimit, reformave financiare dhe përsa i përket reduktimit të varësisë nga nafta e importit”, tha presidenti. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:12 pm

    General Motors një hap para falimentimit

    Gjiganti automobilistik amerikan General Motors (GM) me siguri do të duhej gjatë ditëve të ardhshme të kërkojë procedurë të mbrojtur falimentuese.

    Kjo u bë e qartë, pasi që udhëheqësia e kompanisë nuk arriti të sigurojë mbështetje nga shumica e pronarëve të letrave të tyre me vlerë si zëvendësim për aksionet e kompanisë.

    Pronarët e letrave korporative me vlerë nuk janë të kënaqur nga pjesëmarrja e ofruar pronare, sipas të cilit do t`u takonin 10 për qind, përderisa Qeverisë amerikane do t`i takonin 70 për qind, ndërsa fondeve pensionale dhe shëndetësore 20 për qind.

    Pronarët e letrave me vlerë posedojnë 27 miliardë borxh të GM-së dhe duhej që 90 për qin e tyre të pajtohen me ofertën e kompanisë.

    Krahas kësaj, GM-ja lajmëroi se nuk është në gjendje që pronarëve të letrave me vlerë deri më 1 qershor t`ua paguajë kamatën prej një miliardë dollarëve.

    Shenjë e dytë se kompania është para falimentimit është pagesa e prolonguar e rrogave të të punësuarve. /Makfaks/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jun 05, 2009 3:12 pm

    Negociatat për Opelin, mbyllen pa sukses, General Motors rrit ofertën 300 mln euro

    Qeveria gjermane nuk po vendos dot se me cilën kompani do të bashkëpunojë për të shpëtuar markën e njohur të prodhimit të makinave, Opel.

    Sipas të dhënave, takimi i nivelit të lartë në kancelarinë gjermane për të ardhmen e prodhuesit Opel, i cili zgjati plot 11 orë, nuk arriti dot të dilte me ndonjë rezultat konkret.

    Ministri gjerman i ekonomisë Karl-Theodor zu Guttenberg dhe ministri i financave Peer Steinbrück sqaruan se marrëveshja nuk u arrit për shkak të koncernit mëmë të Opelit, General Motors dhe qeverisë amerikane, megjithatë kanë lënë si afat për zgjidhjen e çështjes ditën e premte.

    Sipas të dhënave të Steinbrückut, General Motors ka rritur kërkesat financiare për shpëtimin e Opelit në 300 milionë euro.

    "Janë gjithsej afro 300 milionë euro të cilat duhet të mbulohen në një afat shumë të shkurtër dhe kjo ndikoi në zgjatjen e kësaj nate.

    Në fakt janë ndarë disa detyra për të dy investuesit e vetëm që kanë mbetur. Ndërkohë një investues është përjashtuar nga konkurrenca. Pasi që nuk ka kuptim që të heshtet gjatë për këtë mund të them se është fjala për investuesin Rippleëood. Fiati dhe Magna janë ende në lojë", tha Steinbrück.

    Të tre të interesuarit për Opelin, të cilët kanë paraqitur edhe ofertat e tyre, janë përfaqësuesit e koncernit italian Fiat, ata të koncernit kanadezo-austriak Magna si edhe investitori financair amerikan Rippleëood.

    Atyre u kërkohet që t’i rrisin ato, në mënyrë që të përmbushet edhe kërkesa e General Motors

    Sponsored content


    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 10 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Sun May 19, 2024 6:16 am