Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
egzonn
Y||!
6 posters

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 9:29 am

    Kosova e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ndaj TKE-së

    Shqyrtimi i progresit të arritur në Kosovës në gjashtëmujorin e fundit në realizimin e obligimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë (TKE), ka qenë temë diskutimi në takimin që është mbajtur sot në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave me përfaqësues të TKE-së.

    Me këtë rast zv.ministri i MEM-it Blerim Rexha, i ka siguruar përfaqësuesit e TKE-së, përkatësisht Simon Uzunov dhe Roland Matous, se angazhimi i Institucioneve të Kosovës në veçanti MEM-i po punon seriozisht në përmbushjen e obligimeve që dalin nga TKE.

    “Ju siguroj se MEM, është i angazhuar seriozisht që të përmbush obligimet që dalin nga TKE në mënyrë që të arrijmë sa më shpejt drejt synimeve tona që është Bashkimi Evropian (BE)”.

    Nga ana tjetër, Simon Uzunov është shprehur i kënaqur me të arriturat në fushën e energjisë elektrike me angazhimin e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e obligimeve që dalin nga TKE .

    Temë e takimit gjithashtu ka qenë shërbimi për konsumator dhe mbrojtje e tyre si dhe energjia e ripërtritshme. Përfaqësues nga TKE më këtë rast janë informuar për të arriturat e Kosovës kundrejt përmbushjes së obligimeve që dalin nga TKE me ç’rast është vlerësuar se 6 mujori i fundit është i suksesshëm në këtë rrugëtim. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 9:30 am

    Aeroport, përurohen projekte në vlerë prej 20 milionë eurove

    Janë përuruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dy projektet kapitale, rishtresimi i pistës dhe sistemi i ri i ndriçimit, të cilat i kanë kushtuar kompanisë rreth 20 milion euro. I gjithë financimi i të dy projekteve është kryer nga buxheti i vetë kompanisë.

    Prerjen e shiritit për dy projektet kapitale e kanë bërë Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj, kryetari i bordit të kompanisë, z. Bekim Jashari dhe Drejtori Menaxhues zAgron Mustafa.

    “Sot është një ditë e madhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Po përurojmë rishtresimin e pistës, projekt i cili ka kushtuar 14 milion euro dhe është ndërtuar sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.

    Për këtë kemi garancën e mbikëqyrësit, e cila është kompani suedeze me renome botërore, Swedavia. Qëndrueshmëria e pistës sipas matjeve varijon nga 12 deri në 28 vjet apo me një mesatare të përgjithshme për 15 vitet e ardhshme”, tha Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.

    Ndërsa për projektin e sistemit të ndriçimit i cili ka kushtuar rreth 6 milion euro, drejtori Mustafa, tha se ky sistem do të rrisë performancën e dukshmërisë për aeroplanët, sidomos në kohë me mjegull.

    “Me sistemin e ri të cilin po e përurojmë sot aeroplanët kanë mundësi të aterojnë edhe me dukshmëri prej 400 metrave në kohë me mjegull, ndërsa deri tani ata nuk kanë mundur të aterojnë pa pasur një dukshmëri prej 800 metrave.
    Nga sot si aeroport prej kategorisë së parë ku jemi tani kalojmë në kategorinë e dytë për shkak të realizimit të këtij projekti”, tha tutje Mustafa.

    Ndërsa Ministri i Transporteve dhe Postë Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj tha se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, çdo herë e më tepër është duke u modernizuar sipas standardeve ndërkombëtare.

    “Këto dy projekte kapitale që po përurohen sot, paraqesin një rrumbullakim të mirë të infrastrukturës së aeroportit, i cili në vazhdimësi është duke investuar dhe përmirësuar shërbimet e veta. Me këtë është duke u kthyer në një shembull për regjionin”, tha ministri Limaj.

    Sipas tij, çdo investim që bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, vetëm se ja rritë vlerën, në rast se vendoset që ky aeroport të jepet me koncesion.

    Kryetari i Bordit të drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, z. Bekim Jashari tha se bordi që ai drejton do të vazhdojë të përkrahë Menaxhmentin e Aeroportit dhe japë mbështetje çdo projekti i cili ka për qëllim modernizimin e aeroportit.

    “Do të mbështesim çdo projekt që vie nga Menaxhmenti i cili ka për qëllim modernizimin e aeroportit në mënyrë që të jemi shembull në regjion”, tha Jashari. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 9:30 am

    Gambia interesohet për të investuar në Kosovë

    Odën Ekonomike të Kosovës sot e ka vizituar Ambasadori i Republikës së Gambisë, Gyorgy Suha dhe u pritë nga drejtori për marrëdhënie me jashtë Safet Gërxhaliu.

    Gërxhaliu e informoi ambasadorin Suha lidhur me gjendjen aktuale ekonomike dhe infrastrukturën juridike në Kosovë, mundësitë e investimeve dhe për sektorët me atraktiv për investime në vendin tonë.

    Në takim u arrit marrëveshja që hapi i parë në bashkëpunim do të jetë identifikimi i partnerëve strategjik ne Republikën e Gambisë, me të cilët do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi, organizimi i misioneve tregtare në të dyja vendet, promovimi i investimeve, këmbimi i vizitave të përfaqësuesve të mediave me qëllim të promovimit të vlerave dhe të përmirësimit të imazhit të dyja vendeve si dhe promovimi i turizmit.

    Gjatë takimit nga ana a ambasadorit Suha shprehu interesim të theksuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe bizneseve të tyre. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:32 pm

    Edhe SPEK paralajmëron protesta

    Pas vendimit të Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së, edhe Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës (SPEK), ka vendosë që të protestohet me 16 maj të këtij viti.

    Njëherësh SPEK-u ka apeluar te të gjithë anëtarët e vet që të jenë pjesëmarrës në këtë protestë me përjashtim të atyre të cilët janë të lidhur me vendet e tyre te punës kurse largimi i tyre do të krijonte probleme në procesin e prodhimit.

    Duke pasur parasysh se me 16 maj do te ketë protesta edhe nëpër qendrat e shteteve evropiane dhe moto e protestave është reagimi ndaj probleme të shkaktuara nga kriza ekonomike globale e cila ka filluar të reflekton në mënyrë shumëdimensionale si në shkurtime të vendeve të punës, me rënie ekonomike të kompanive me renome botërore, SPEK ka vlerësuar se në Kosovë do te duhej të jemi shumë më syçelur dhe të kemi strategji konkrete për tu mbrojtur nga kjo stuhi e rrezikshme që sjell edhe me tepër varfëri, shkurtime të vendeve të punës, rënie të nivelit të pagave, likuidim të ndërmarrjeve e shumë probleme tjera në këtë drejtim.

    SPEK ka vlerësuar se gjendja në Kosovë është shumë më e rëndë kur dihet se kemi ekonominë e punësimit në të zezë punohet pa kontrata pune, pa paga meritore, pa orar, pa sigurime shëndetësore e pensionale si dhe pa siguri ne vendet e punës.

    “Kur kemi mungesë të Kontratës Nacionale e cila do të mbronte punëtorinë Kosovare në nivel vendi kur në tërë Republikën e Kosovës, kur në Kosovë nuk ka ligj pune, fond pensional, sigurime shëndetësore, siguri në vendet e punës, kur në Kosovë nuk dëgjohet zëri i punëtorëve dhe në përditshmëri u cenohet dinjiteti, respekti e vlera që kanë, kur dihen problemet dhe vështirësitë me te cilat aktualisht përballen punëtoria kosovare krahasuar me atë Evropiane ne kemi arsye që të organizojmë protesta 365 ditë brenda viti”. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:32 pm

    20% edhe për 10 ndërmarrje të tjera

    AKP ka bërë publike listat fillestare dhe përfundimtare të punëtorëve për 20 përqindëshin në 10 ndërmarrje shoqërore.

    Ndërmarrjet për të cilat janë publikuar “Listat Fillestare” janë Ndërmarrja Shoqërore (NSH) “Bujqësia”, NSH “Fertrans”, NSH “Orllani”, NSH “Skivjani”-Gjakovë, dhe NSH “Universiteti i punëtorëve”.

    Ndërsa, ndërmarrjet për të cilat janë publikuar “Lista Finale” janë NSH “Ramiz Sadiku”-Prizren, NSH “Krikos”, NSH “16 Qershori”, NSH “Ballkani”-Therandë, si dhe NSH Aromatiku.

    "Të gjitha ankesat eventuale pas publikimit të “Listave Fillestare” mund të parashtrohen në selinë e AKP-së, ndërsa ankesat eventuale për “Listat Finale” mund të parashtrohen në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Të gjitha ankesat eventuale në lidhje me këto publikime duhet të dorëzohen deri më datën 30 maj 2009 para përfundimit të orarit të punës të së njëjtës ditë", thuhet në një komunikatë të publikuar të premten nga AKP-ja. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:33 pm

    96 vende pro Kosovës në FMN

    Nga 138 shtete sa kanë marrë pjesë në votimin për pranimin ose jo të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), 96 sosh kanë votuar në favor të Kosovës, shkruan “The Kosovo Times”, duke u mbështetur në burime nga FMN-ja. Dhjetë votuan kundër, kurse 32 abstenuan.

    Pavarësisht fushatës shumë agresive nga Serbia dhe Rusia për të shkurajuar shtetet anëtare për të mos marrë pjesë në procesin e votimit, gjë që do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës, 138 shtete nga gjithsej 185 anëtare sa i ka ky organizëm u fuqishëm monetar ndërkombëtar, kanë marrë pjesë në procesin e votimit.

    Në këtë mënyrë, Kosova ka përmbushur dy kriteret të cilat janë të nevojshme: kuota e fuqisë ekonomike që e mbështesin shtetin e ri dhe kuorumi i nevojshëm.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:33 pm

    Vidhen mbi 160 kilogramë argjend në thesarin e Trepçës

    Nga thesari i Trepçës në Zveçan janë vjedhur 160 kilogramë argjend. Zëdhënësi Arbër Beka tha se është arrestuar nga policia një personi i i nacionalitetit serb, i moshës 50 vjeçare, punëtor i kombinatit “Trepça” në Zveçan, mbi bazën e dyshimit për përfshirjen e tij në veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare” në lidhje me vjedhjen e 160 kilogramë argjend, konfirmoi policia.

    Ndërkohë zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka deklaruar se zyrtarët përgjegjës të sektorit të kombinatit “Trepça” në Zveçan, kanë njoftuar dje autoritetet policore për mungesën e metalit të çmuar nga trezori i këtij kombinati.

    Hetuesit policorë kanë konstatuar se nga trezori mungojnë 159,3 kg argjend, vlera e së cilit është raportuar të jetë rreth 50 mijë euro. Në lidhje me këtë, hetuesit e Policisë kanë intervistuar gjashtë persona përgjegjës të nacionalitetit serb, të cilët ishin të autorizuar për qasje në brendi të trezorit ku mbaheshin metalet.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:42 pm

    FMN i ofron zyrtarisht Kosovës anëtarësimin

    Fondi Monetar Ndërkombëtar i ofroi të premten zyrtarisht Kosovës anëtarësimin. Bordi Ekzekutiv i Fondit certifikoi votën e guvernatorëve për pranimin e Kosovës gjë që do t’i jepte asaj drejtën për të marrë kredi prej miliona dollarësh të mbështetura nga ky institucion financiar.

    Në një deklaratë, Bordi njoftoi se Kosova do të bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar kur përfaqësuesit e saj të nënshkruajnë marrëveshjen në Washington ku ndodhen zyrat qendrore të FMN-së.

    Kuota fillestare e propozuar nga Bordi për Kosovën është rreth 88.6 milionë dollarë. Secilit nga të 185 vendet anëtare që ka Fondi i caktohet një kuotë e cila bazohet kryesisht në peshën që çdo vend zë në ekonominë botërore.

    Serbia dhe Rusia e kundërshtuan në mënyrë aktive kërkesën e Kosovës për anëtarësim në FMN dhe sipas gazetës The Wall Street Journal, pranimi i saj u shoqërua me debate.

    Kosova e bëri kërkesën e anëtarësimit në FMN vitin e kaluar menjëherë pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë. Po vitin e kaluar Fondi Monetar e njohu shkëputjen e Kosovës nga Serbia megjithëse shteti i ri nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /VoA/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:43 pm

    Kosova në FMN, Kouchner: Stabilitet për rajonin

    Ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernard Kouchner përshëndet pranimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

    "Duke e forcuar praninë e një shteti të ri në gjirin e komunitetit ndërkombëtar, ky pranim në FMN kontribuon për stabilitetin në rajonin e Ballkanit", shtoi ai.

    Kosova do të bëhet anëtarja e 186-të e FMN-së. Bordi Ekzekutiv i FMN-së verifikoi dje votimin e Këshillit të guvernatorëve që Kosovës t’i ofrohet anëtarësimi.

    Në një deklaratë, Bordi njoftoi se Kosova do të bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar kur përfaqësuesit e saj të nënshkruajnë marrëveshjen në Uashington ku ndodhen zyrat qendrore të FMN-së.

    Pranimi në FMN do t’i japë Kosovës të drejtën për të marrë kredi prej miliona dollarësh të mbështetura nga ky institucion financiar.

    Kuota fillestare e propozuar nga Bordi për Kosovën është rreth 88.6 milion dollarë. Secilit nga të 185 vendet anëtare që ka Fondi i caktohet një kuotë e cila bazohet kryesisht në peshën që çdo vend ze në ekonominë botërore.

    Ministri i Financave i Kosovës ka deklaruar kohët e fundit se edhe pse Kosova ishte afër pranimit në FMN, nuk kishte plane të kërkonte menjëherë kredi këtij insituticioni.

    Serbia dhe Rusia e kundërshtuan në mënyrë aktive kërkesën e Kosovës për anëtarësim në FMN dhe sipas gazetës The Wall Street Journal, pranimi i saj u shoqërua me debate.

    Kosova e bëri kërkesën e anëtarësimit në FMN vitin e kaluar menjëherë pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë. Po vitin e kaluar Fondi Monetar e njohu shkëputjen e Kosovës nga Serbia megjithëse shteti i ri nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /qik/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:43 pm

    Thaçi: Kosova e përshëndet pranimin në FMN

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi të shtunën se e gjithë Kosova e përshëndet ofertën për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

    “E gjithë Kosova e përshëndet partneritetitn me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, tha Hashim Thaçi dhe shtoi se “së bashku, do të arrijmë rezultare të mëdha”.

    Mëtutje, kryeministri Thaçi, theksoi se Kosova, si anëtare e FMN-së, do të ketë “qasje maksimale në bashkëpunimin global monetar dhe mundësi të mëdha, por edhe përgjegjësi serioze”.

    Anëtarësimin e Kosovës në FMN e ka përshëndetur edhe Ambasada Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. /rel/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:43 pm

    Ministria e Jashtme në Shqipëri: Hyrja në FMN konfirmon progresin e Kosovës

    Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe e konsideron atë një hap tjetër historik dhe të rëndësishëm, një përkrahje për institucionet demokratike dhe popullin e saj, si dhe një kontribut real për stabilitetin e rajonit.

    “Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se anëtarësimi në një organizatë të tillë prestigjioze ndërkombëtare konfirmon njohjen, nga komuniteti ndërkombëtar të progresit që ka bëra Republika e Kosovës dhe transformimet e padiskutueshme që ka përjetuar ajo gjatë vitit të parë si shtet i pavarur”, thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga kjo ministri.

    Ky hap shpreh besimin e vendeve anëtare në aftësinë e Kosovës për të qenë një aleat i denjë dhe i besueshëm, me kapacitetet e duhura qeverisëse dhe menaxhuese.

    Ministria e Punëve të Jashtme, mbyll deklaratën duke shprehu bindjen se së shpejti Kosova do të bëhet pjesë edhe e Bankës Botërore, duke ecur, më pas, drejt konsolidimit të plotë institucioneve demokratike, zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit të saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike. /balkanweb/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:44 pm

    Kriza, Berlusconi: E keqja kaloi

    Italia e ka hedhur pas shpatullave rrezikun për krizën ekonomike. Me nota optimizmi shfaqet kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili thekson gjithsesi se puna duhet të vazhdojë dhe proceset nuk duhet të ndalen.

    Ashtu si më parë, presidenti i Këshillit të Ministrave ka folur me shumë për aspektin psikologjik të krizës, duke akuzuar të majtën se po vazhdon të luajë me këtë kartë, që nuk i vlen me askujt. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:44 pm

    Topi: Ok hyrjes së PTK-së në Shqipëri

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi dje ligjin “Për dhënien e së drejtës së përdorimit për 15 vjet, në brezin e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800, bashkimit të ofertuesve, përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacioni i Kosovës në përbërje të së cilës janë: Union Grup, Inofosoft system, Albania Drink Distribution si dhe ACi Engineering shpk”.

    Ligji u miratua me votat e mazhorancës jo vetëm në komisionet parlamentare, të cilat e shqyrtuan, por edhe në seancën plenare.

    Ndryshe në garë për operatorin e katërt celular në Shqipëri konkurrent ishin vetëm "Univers PG" dhe konsorciumi i kryesuar nga PTK, të cilat ofruan respektivisht 5 dhe 7.2 milionë euro.

    Qeveria shqiptare kishte konsideruar ofertën e PTK-së për tarifat shumë konkurruese. PTK ka premtuar që brenda vitit të parë nga marrja e licencës të mbulojë 81% të territorit dhe 95% të popullsisë. Ndërkohë që brenda tre viteve parashikon të mbulojë mbi 85% të territorit, nga 70% që është kërkuar në kontratë nga qeveria shqiptare.

    Qeveria shaiptare kishe vlerësuar se, hyrja në treg e operatorit të katërt celular do të ulë ndjeshëm tarifat. /Telegrafi/balkanweb/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:44 pm

    Përurohet rruga e re në fshatin Broboniq

    Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj, së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, përuruan sot rrugën e re të asfaltuar të fshatit Broboniq.

    Kryeministri Hashim Thaçi, lidhur me asfaltimin e kësaj rruge theksoi, se ky investim është meritor, për t’i nxjerrë këto fshatra nga izolimi në mënyrë që të kemi integrim edhe të pjesëve periferike të kësaj komune siç është ky fshat.

    “Kosova po ndryshon në çdo cep të saj, duke ndërtuar dhe rindërtuar edhe në veri edhe në Shalë dhe kudo. Investimet e projekteve që e përmirësojnë jetën e qytetarëve të shtetit më të ri edhe në të ardhmen do të vazhdojnë“.

    Ndërsa ministri Limaj pohoi se edhe gjatë këtij viti në komunën e Mitrovicës do të ndërtohen rrugë të reja dhe moderne.

    “Mitrovica sikurse që është prioritet i Qeverisë së Kosovës, në të njëjtën kohë është prioritet edhe i MTPT-së, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore të kësaj komune duke ndërtuar rrugë të reja të asfaltuara”.

    ”Falënderoj për përkrahjen e madhe financiare, që po i jep Qeveria e Kosovës, përkatësisht MTPT-ja, ndërtimit të infrastrukturës rrugore të kësaj komune, e që gradualisht po kompletohet kjo infrastrukturë“, ka deklaruar. Bajram Rexhepi, kryetari i KK-së së Mitrovicës.

    Ai tutje ka shtuar se projekti në fjalë është financuar nga MTPT-ja ndërsa komuna vetëm e ka identifikuar si projekt prioritar. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:44 pm

    Engel: Berisha si Auzenhaur, ndërton sistem autostradash

    Rruga Durrës-Kukës, vlerësohet si një nga projektet më të mira, që do e bëjë Shqipërinë, qendër progresi në rajon. Vleresimet u dhanë nga Kongresmeni Eliot Engel, i cili vizitoi ditën e djeshme, punimet në rrugën Durrës-Kukës. I mahnitur nga arritjet e deritanishme, por dhe nga natyra e mrekullueshme shqiptare, Engel shprehu besimin se rruga në një t ëardhme, do të shkojë edhe përtej kufirit të Kosovës.

    "Pamë gjëra dhe vende që nuk mund t'i imagjinonim dot. Pamë gjithcka, punën që po bëhet në këto male dhe është e pabesueshme. Mendoj se ky projekt është i mrekullueshëm dhe tregon për një vizion të jashtëzakonshëm. Kur kryeministri po me tregonte dy ditë më parë për të, nuk e imagjinoja dot se sa bukur do të ishte.

    Dua të uroj popullin e Shqiprëisë, kryeministrin dhe zyrtarët e qeverisë, sepse mendoj se ky projekt është shumë i mirë dhe do t'i sjellë Shqipërisë një të ardhme, me të vërtetë", tha Engel.

    Ai u shpreh i befasuar, me punën e bërë deri me sot, Kongresmeni, vlerësoi rrugën si një sipërmarrje të jashtëzakonshme.

    "Nga kjo rrugë, nuk do të përfitojë jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni. Do e bëjë Shqipërinë një qendër progresi në rajon. E dimë që rruga do të shkojë deri në kufirin me Kosovën dhe mendoj se do të ketë një vazhdimësi të saj, përtej këtij kufiri", vijoi Engel. Kongresmeni, përshkoi me helikopter, të gjithë sipërfaqen e projektit që shtrihet nëpërmjet maleve.

    Përvec punimeve të rrugës, Engel u mrekullua dhe nga natyra shqiptare, të cilën e quajti të jashtezakonshme. "Pamë gjëra dhe vende që nuk mund t'i imagjinonim dot. Pamë gjithcka, punën që po bëhet në këto male dhe është e pabesueshme. Kjo është me të vërtetë një rrugë që do e cojë Shqipërinë drejt së ardhmes. Kur shoh këto njerëz që gërmojnë në këtë tunel, gjithë këtë logjistikë.

    "Mbaj mend nga fëmijëria ime në Nju Jork, gjatë kohës së Presidentit Auzenhaur. Ai vendosi të ndërtonte një sistem kombëtar autostradash, me rrugë që do të lidhnin cdo cep të Shteteve te Bashkuara. Ky projekt më kujton pikërisht këtë", krahasoi Engel projektin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. /kohajone/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:45 pm

    SHBA përshëndet hyrjen e Kosovës në FMN

    Nëpërmjet një deklaratë publike, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka përshëndetur anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

    Sipas selisë diplomatike të Washingtonit, kjo do të ndihmojë Kosovën për të arritur stabilitet ekonomik.

    Gjithashtu, ambasada e sheh si një hap për të arritur stabilitet dhe prosperitet të përgjithshëm.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:46 pm

    Rënie e madhe në industrinë automobilistike turke

    Vazhdon rënia e madhe në industrinë automobilstike turke, lajmërojnë mediumet turke. Në katër muajt e parë të këtij viti janë prodhuar për 45 për qind më pak mjete transportuese në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2008.

    Gjatë periudhës janar-prill të vitit 2008 në Turqi janë prodhuar 252.958 automobila, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti janë prodhuar 139.721 makina.

    Vetëm në prill zvogëlimi i prodhimtarisë së të gjitha llojeve të makinave është për 38 për qind në krahasim me muajin prill të vitit 2008 – prej 123.602 në 76.508 automobila.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:46 pm

    PTK Bank, bankat komerciale lobojnë kundër

    Me gjithë paralajmërimet për hapjen e një banke, Postë Telekomi i Kosovës ende nuk ka aplikuar për licencë në Bankën Qendrore të Kosovës. Zyrtarë të PTK-së thonë se janë në fazën nismëtare të këtij projekti. Por, jozyrtarisht merret vesh se tri bankat më të mëdha komerciale në vend, po përpiqen që përmes zyrës së FMN-së në Prishtinë, të pengojnë hapjen e post-bankës.

    Krijimi i postë-bankës ishte ndër projektet më të mëdha të Postë Telekomit të Kosovës të paralajmëruara në fillim të këtij viti. Por, ky projekt është ende në fazën nismëtare, thotë zëdhënësi i PTK-së, Menduh Abazi, i cili konfirmon se po diskutohet rreth formës së bankës dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës.
    Jozyrtarisht merret vesh se tri bankat më të mëdha komerciale me kapital të huaj që veprojnë në Kosovë po përpiqen që përmes zyrës së FMN-së në Prishtinë, të pengojnë hapjen e post-bankës, me frikën se ajo mund të rrezikojë afarizmin e tyre. Por, Abazi e mohon një gjë të tillë.

    Eksperti i çështjeve bankare, Flamur Keqa nga Oda Ekonomike e Kosovës, konsideron se krijimi i postë-bankës, me aksionar shtetin e Kosovës, mund të ndikojë pozitivisht në sektorin bankar të vendit, respektivisht në uljen e normave të interesit, që vazhdojnë të jenë shumë të larta.

    Për themelimin e një banke sipas rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës nevojitet kapital fillestar prej 5 milionë eurosh, ndërkohë PTK-ja aktualisht posedon rreth 20 përqind të depozitave në tërë sektorin bankar të vendit, apo rreth 290 milionë euro. /rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:46 pm

    Serbia debaton për koston e borxhit të Kosovës

    Anëtarësimi i pritshëm i Kosovës në FMN riktheu debatet në Serbi mbi kostot që prodhon aktualisht mospranimi i realitetit nga Beogradi dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës. Ministri i Ekonomisë së Serbisë, Mladjan Dinkiç, i rikujtoi serbëve se ndoshta do të ishte më mirë për vendin kalimi i pjesës përkatëse të borxhit ndërkombëtar të ish-Jugosllavisë mbi Kosovën, por u akuzua menjëherë për "tradhti kombëtare" nga media vendëse.

    Politika serbe u përpoq ta konsiderojë të parëndësishme anëtarësimin e Kosovës në FMN, por ekspertët ndërkombëtarë thonë se pas kësaj, Kosova do të marrë fizionominë e një shteti tërësisht të pavarur që mund të hyjë në marrëdhënie huadhënieje me vendet e tjera anëtare.

    Shtetet që dolën nga ish-Jugosllavia u detyruan gjatë viteve të shkuara të pranojnë pjesën që u takonte nga borxhet e federatës së vjetër, të cilat u ndanë sipas një formule të përcaktuar. Serbia negocioi dhe mori përsipër edhe pjesën e Kosovës.

    Nuk ka një analizë të qartë, por besohet se pjesa e Kosovës varion në 1 miliard dollarë ndërsa interesat që paguhen çdo vit për këtë borxh variojnë nga 50 në 100 milionë dollarë.

    Për ta çliruar veten nga kjo kosto, Serbia duhet të hyjë në negociata me Kosovën mbi një pafundësi çështjesh, përfshirë ndarjen e pronave të përbashkëta, rezervën e arit apo të drejtat e pensioneve të kosovarëve që nuk u shlyen nga shteti i Serbisë për shumë vite deri në përfundim të luftës. Por këto negociata nuk kanë gjasa të zhvillohen ndonjëherë për sa kohë Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar votoi në mënyrë të fshehtë mes datave 5 dhe 8 maj për anëtarësimin apo jo të Kosovës në fond. Ndryshe nga OKB, vendet anëtare kanë fuqi vendimmarrëse në FMN në raport me kontributet e veta, ku SHBA zotëron 17 për qind të fuqisë votuese. Pro anëtarësimit të Kosovës qenë më shumë se 70 për qind të votave të FMN-së, por vendimi zyrtar nuk është publikuar ende.

    Pas anëtarësimit në FMN, Kosova pritet të përfitojë në mënyrë direkte asistencë teknike nga fondi për menaxhimin e ekonomisë dhe financave të veta, ndërkohë që grupi i Bankës Botërore do të mund t‘i japë hua me interesa të ulëta republikës së re për të zhvilluar infrastrukturën e vet.

    Gjatë dhjetë viteve të fundit, Kosova mundi të përfitonte vetëm grante të vogla nga jashtë, para që nuk mjaftonin për të rimëkëmbur sistemin energjetik dhe infrastrukturën rrugore. Gjithçka pritet të ndryshojë me anëtarësimin në FMN.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:46 pm

    Kriza shtyn amerikanët të kursejnë

    Kriza ekonomike që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shtyrë shumë amerikanë të kthehen te kultura e të kursyerit të parave, gjë që nuk ishte parë prej dekadash, raporton "The New York Times".

    Nën stresin e humbjes së vendit të punës, shumë njerëz kanë filluar të vënë ca para mënjanë për kohë të vështirë, gjë që ekonomikisht duket pozitive, por që për biznesin amerikan, duket një makth i vërtetë.

    Amerikanët njihen si populli që në të shkuarën shpenzonte më shumë nga sa fitonte apo mundej realisht të fitonte, gjë që e bëri biznesin amerikan të varur nga shpenzimet e konsumatorëve. Kultura e kursimit besohet se do të jetë një pasojë e krizës që do të vijojë edhe për shumë kohë pas mbarimit të recesionit.

    Kursimet nga të ardhurat neto të amerikanëve gjatë muajve të fundit janë rritur në 4 për qind nga zero që ishin kur filloi recesioni. Në vitet ‘70, ata kursenin deri në 14 për qind të asaj që fitonin, ndërkohë që në vitin 2005, shpenzimet ishin 2.7 për qind më shumë nga të ardhurat.

    Por nëse amerikanët fillojnë të kursejnë për një kohë të gjatë, ekonomia do të ketë vështirësi të konsiderueshme që të përshtatet me ndryshimin. Shpenzimet e konsumatorëve përbëjnë 70 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në këtë vend. Kursimi mund të sjellë reduktime të dhimbshme në prodhimin e disa mallrave dhe shërbimeve. Ndikimet mund të ndihen edhe në vende të tjera të botës, që varen nga konsumi amerikan.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:47 pm

    Feith: Anëtarësimi në FMN i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës

    Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith e ka vlerësuar pranimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar si një hap të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    “Institucionet e Kosovës mund të punojnë për së afërmi bashkërisht me FMN-në dhe t’i shfrytëzojnë mirë parimet dhe rekomandimet e tij në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Feith, njofton Zyra për informim e ICR-ës.

    Bashkëpunimi rajonal dhe global përmes institucioneve ndërkombëtare – ka potencuar Feith - çon në stabilitet, prosperitet dhe pajtim.

    “Në këtë frymë, unë e përgëzoj Kosovën me rastin e ofertës për anëtarësim në FMN dhe i inkurajoj përpjekjet e Kosovës për anëtarësim edhe në organizatat e tjera”, përfundon Feith. /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Tue May 12, 2009 4:30 am

    Engel përshëndet pranimin e Kosovës në FMN

    Kongresisti amerikan, Eliot Engel gjatë vizitës që po i bënë Shqipërisë ka përshëndetur pranimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe rolin moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon.

    Rajoni i Ballkanit, sipas Engelit, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës është projektuar i tëri drejt integrimit euroatlantik. /rtk/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:13 am

    Trishet: Në treg vërehen shenjat e para të rikuperimit të ekonomisë

    Presidenti i Bankës qendrore evropiane (BQE), Jean-Claude Trichet, i cili e kryesonte tubimin e bankierëve kryesorë botëror, deklaroi se në treg vërehen shenjat e para të rikuperimit ekonomik.

    "Sa i përket rritjes ekonomike, ndodhemi në udhëkryqin e këtij cikli", theksoi Trishet në takimin e Bankave për barazime ndërkombëtare në Bazel, duke shtuar se disa raporte të mëhershme "inkurajojnë", por ende nuk është koha për relaksim".

    Shenjat e para, duke i përfshirë rritjen më të madhe të besimit konsumator në SHBA muajin e kaluar për më shumë se dy vite, rikuperimin më të madh të prodhimtarisë industriale në SHBA prej vitit 2005 dhe rritjen e porosive industriale në Gjermani në muajin mars për herë të parë për shtatë muaj, tregojnë se fundosja e ekonomisë globale ndoshta e ka arritur fundin.

    Trishet theksoi se bankat qendrore, pasi që do të arrihet deri te rritja e ekonomisë globale, do të duhet ta zvogëlojnë mbështetjen e vet ndaj ekonomisë dhe të kthehen në gjendje normale, por edhe se "do të bëjnë krejt çka nevojitet, kur bëhet fjalë për masa të jashtëzakonshme, për sa kohë të nevojitet".

    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) muajin e kaluar kumtoi se janë paraqitur "indikacionet e para" se shkalla e dobësimit ekonomik po bëhet më e matur në një numër të madh të vendeve në botë.

    FMN parashikoi se ekonomia globale këtë vit do të dobësohet 1,3 për qind, para rikuperimit të saj dhe rritje prej 1,9 për qind vitin e ardhshëm.

    Trishe tregoi se tregjet financiare tashmë filluan të rikuperohen. /mia/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:13 am

    BIE me 250 milionë euro për ekonominë serbe

    Qeveria serbe dhe Banka Investuese Evropiane (BIE) nënshkruajtën marrëveshje për kredi në vlerë prej 250 milionë euro për ndihmë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

    Kompanitë deri te mjetet e domosdoshme për investime dhe qarkullim, të cilat i siguron BIE-ja, do të vijnë më lehtë se sa më herët, tha kryetari bankës, Dario Skanapjeko.

    Njëherit është nënshkruar marrëveshje për hapjen e zyrës rajonale të BIE-së në Serbi, e cila do të jetë e para që do ta hapë banka jashtë Bashkimit Evropian.

    Ky institucion evropian deri tani financoi 1.6 miliardë euro për projekte të ndryshme në Serbi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:13 am

    Hadja, Gjini akuzon Thaçin

    Projekti i Hades ka kushtuar 20 milionë euro, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi kishte deklaruar se nuk dihet adresa se ku kanë shkuar disa para nga ajo shumë e përgjithshme.

    Ardian Gjini, ish minister i Ambientit, tha se kryeministri Hashim Thaçi tashmë do të duhej të kishte punë me ministrat e tij, që janë futur në korrupsion të thellë dhe jo te merrej me te.

    “Ka shumë arsye që kryeministri aktual të hetoj ministrat e tij para se të hyjë në hetime për ata që kanë qenë më herët dhe në një koalicion tjetër”, tha Gjini.

    Nënkryetari i AAK-së Gjini ndër të tjera u shpreh se sa i përket raportit të Hades dhe i punuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kur edhe vet ishte ministër, tha se gjithçka është në rregull.

    “Në raport nuk vërehet asnjë shkelje. Të gjitha janë në rregull. Nuk mungon asgjë në këtë projekt”, tha Gjini. /telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:14 am

    PTK inkason 1.2 mln euro të humbura

    Posta dhe Telekomi i Kosovës ka arkëtuar 1 milion e 200 mijë euro borxh i papaguar nga Monaco Telekom Internacional. Kjo shumë është krijuar si borxh, potencialisht i humbur, gjatë vitit të kaluar përkatësisht gjatë muajit tetor dhe nëntor, ku me qindra numra të operatori mobil zviceran Sunrise Yellow kanë realizuar thirrje nga Kosova duke shfrytëzuar rrjetin e VALA-s, në mënyrë të pa ligjshme, dukuria e cila ka qenë në rritje e sipër.

    PTK në bashkëpunim me Monaco Telekomin kanë njoftuar operatorin mobil Sunrise Yellow, ngase ky shfrytëzim i rrjetit të VALA është bërë në mënyrë jo legale, dhe më të drejt është cilësuar si mashtrim.

    "Pas këtyre njoftimeve vlera prej 1 milion e 200 mijë eurosh është dashur t’i paguhet PTK sh.a me së largu deri më 15 dhjetor 2008, por që e njëjta nuk është realizuar atëherë duke e kontestuar në tersi nga ana e MTI dhe Sunrise si pasojë e mos arkëtimit të kësaj shumë të hollash nga konsumatorët, mashtruesit e që rrezikonte që PTK me kontratën aktuale që e ka me MTI të humbte shumën e lartpërmendur", thuhet ne komunikaten e PTK-se.

    Me ardhjen e prof.dr Shyqyri Haxha në pozitën Kryeshefit Ekzekutiv të PTK sh,a me 17 dhjetor 2008, kanë filluar konsultimet me MTI (Monaco Telekom Internacion), dhe pas negociatave të gjata dhe mundimshme është arritur që ta nxjerr borxhi në vlere prej 1.2 milion euro që kjo kompani i detyrohej PTK-ës”,thuhet tutje aty. /telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:14 am

    Nxirren në privatizim 9 ndërmarrje

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 35 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim. Lista e tenderëve për privatizim për valën 35 përmban 9 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 9 Ndërmarrje të Reja. Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt. Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 3 qershor, 2009. Dita për dorëzim të ofertave do të jetë me 10 qershor 2009, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00. Ndermarrjet qe do te privatizohen Ndërmarrja e Re KB Rakosh - Ndërtesa Administrative dhe Toka Sh.P.K - e propozuar për shitje ndodhet në fshatin Rakosh/Rakos në rrugën kryesore Pejë/Mitrovice. Toka që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe prej rreth 1.65.04 hektarë dhe Ndërtesën Administrative. Ndërmarrja e Re Erozioni SH.P.K. - përfshin tokë dhe ndërtesa të përshtatshme për të zhvilluar biznesin e tanishëm të separacionit të zallit. Ndër. e Re përbehet prej një sipërfaqe rreth 02.30.00 ha tokë, pesë ndërtesa përdhes dhe makina për separacion. Kjo Ndërmarrje e Re ndodhet në fshatin Brestovik, 10 km nga qendra e Pejës. Ndërmarrja e Re Autokampi Karagaq Sh.P.K. - përfshin vetëm objektin prej 124m² në parkun e qytetin Karagaq zona kadastrale Pejë qyteti Pejë. Kjo nuk përfshin asetet tjera të ndërmarrjes. Ndërmarrja e Re Liria “Ortakoll-2” Shitoret Sh.P.K. - Kompleksi i Njësisë me pakicë për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përshin shitoren (aktualisht e ndarë në dy shitore) dhe bodrumin që ndodhen në Ortakoll Lam V/2-Prizren dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 300. 52m². Aktualisht një shitore dhe bodrumi janë të dhëna me qira palës së tretë ndërsa njëra është e mbyllur. Ndërmarrja e Re 25 Maji Vetëshërbimi në Suharekë Sh.P.K - përmban një shitore me sipërfaqe prej përafërsisht 78.64m2. Vetëshërbimi ndodhet në qendër të Suharekës në rrugën “Brigada 123”. Vetëshërbimi aktualisht është dhënë me qira palës së tretë. Ndërmarrja e Re Lux Supermarket dhe dhe 3 dyqanet Sh.P.K. - ndodhen në të dy anët e komunës së Mitrovicës. Ndërmarrja e Re përbëhet nga supermarketi dhe 3 dyqanet . Lokacioni i supermarketit ndodhet brenda ndërtesës të Stacionit të Autobusëve në Komunën e Mitrovicës. Supermarketi përfshinë një sipërfaqe prej gjithsej 448.4 m2 dhe është i ndarë në dy njësi: në katin përdhes dhe në bodrum. Tri dyqanet e ndara ndodhen në rrugën Mbreti Agron (ish rruga Mbreti Petar dhe Marshal Tito) në Mitrovicën veriore. Të tri dyqanet përfshijnë një sipërfaqe prej 355.01 m2. Madhësitë individuale të shitoreve janë: 153.02 m2, 145.80 m2 dhe 56.19 m2 . Asnjë tokë nuk do të bartet te Ndërmarrja e Re që do të tenderohet në valën e 35 – të Ndërmarrja e Re Vërnica SH.P.K. - Tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Vërnicë, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 13 hektar tokë. Ndërmarrja e Re 17 Nëntori tokë dhe ndërtesë komerciale Sh.P.K. - Kjo ofertë mundëson një rast të jashtëzakonshëm për të blerë 1.62 ha tokë, së bashku me objekte të hapura me përafërsisht 200 m² e përshtatshme për qëllime komerciale. Toka ndodhet në udhëkryq të rrugës Prishtinë – Shkup dhe Gjilan – Ferizaj dhe afër një kilometër larg qendrës së qytetit të Ferizajt. Ndërmarrja e Re Shtime Toka Bujqësore III Sh.P.K. ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 34207 m² (3 ha 42 ari 7 m²) në një pjesë atraktive të Shtimes. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund të rritet dukshëm me investime përkatëse.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:14 am

    Anëtarësimi në FMN, qasje në tregun ndërkombëtar

    Kryeministri Hashim Thaçi ka organizuar të martën në mbrëmje një pritje për nder të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në pritje merrnin pjesë presidenti Fatmir Sejdiu, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ministra, deputet, ambasadorë dhe përfaqësues të FMN-së.

    Thaçi me këtë rast ka vlerësuar shumë lartë angazhimin e institucioneve të Kosovës dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të Kosovës në FMN. Fondi Monetar Ndërkombëtar sipas tij ia mundëson Kosovës një qasje më të madhe në bashkëpunimin global monetar dhe në tregun ndërkombëtar.

    “Qytetarët e Kosovës kanë treguar edhe një herë që ata kanë vullnet për të punuar shumë dhe për të punuar së bashku në ndërtimin e shtetit tonë. Ne kuptojmë që anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar nënkupton edhe marrjen e përgjegjësive të mëdha. Përgjegjësi për të vazhduar me krijimin e vendeve të reja të punës, të paguara më mirë, përgjegjësia për të ndërtuar një infrastrukturë moderne për zhvillimin ekonomik, për të ndërtuar shkolla të reja dhe për të përmirësuar sektorin tonë të bujqësisë. Ne do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin Kosovën me Evropën dhe do të reformojmë sistemin e arsimit dhe të shëndetësisë, që ato të arrijnë standardet më të larta evropiane”, tha ai.

    Anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar vijoi kryeministri është edhe një dëshmi e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. “Sot, falë punës sonë dhe tuaj ne mund të kremtojmë këtë ditë, së bashku si popull, në Kosovën e pavarur”, tha ai. /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:15 am

    BB: Kina mund të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike

    Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoelick ka deklaruar e parashikimi për ekonominë globale mbetet i pasigurt, por Kina mund të ndihmojë për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore

    Zoelick në një konferencë në Washington, tha se ka marrë informacione të ndryshme nga ekonomistët dhe udhëheqësit financiarë.

    “Mënyra se si i kuptoj unë këto informacione është se ne ende përballemi me një nivel të lartë pasigurie. Por sigurisht do të ishte një gabim i madh të lejonim pasigurinë të na paralizonte”.

    Ai inkurajoi udhëheqësit e biznesit që të investojnë në tregje në zhvillim, duke thënë se ato do të paraqisnin shanse të reja kur bota të dalë nga kriza aktuale. Ai tha gjithashtu se kishte vënë re një farë optimizmi mes udhëheqësve botërorë që takoi muajin e kaluar në takimin e nivelit të lartë të Grupit të 20-es në Evropë.

    Presidenti i Bankës Botërore tha se meqenëse kjo rënie ekonomike është globale, rimëkëmbja mund të jetë më e ngadaltë dhe graduale. Por ai tha se Kina mund të luajë një rol pozitiv.

    “Mendoj se një shenjë pozitive mund të jetë se Kina mund të na befasojë në kuptimin e mirë. Kina veproi me shpejtësi dhe me agresivitet për të stimuluar kërkesën dhe ka pasur disa shifra mjaft pozitive për tremujorin e parë”.

    Tutje ai shtoi se kur i analizon numrat nga afër, të dhënat pozitive nga Kina vijnë kryesisht nga shpenzimet qeveritare dhe mbetet për t’u parë kur sektori privat i vendit t’i rrisë përsëri investimet.

    Kina njoftoi dje se eksportet e saj ranë për të gjashtin muaj radhaz, duke lënë të kuptohet se kërkesa për prodhime kineze është ende e ulët.

    Ndërkohë departamenti i Tregëtisë tha se defiçiti i tregëtisë në Shtetet e Bashkuara u rrit në mars për herë të parë që nga korriku i kaluar në 27.6 miliardë dollarë, duke treguar kështu se kriza po dëmton edhe eksportet amerikane. Deficiti amerikan ndaj Kinës u rrit 10 për qind në Mars, duke arritur në 15.6 miliardë dollarë. /voa/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:15 am

    Chrysler, së shpejti 800 pushime nga puna

    Një punonjës i shtëpisë automobilistike “Chrysler” ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare se kompania do të pushojë nga puna 800 punonjës.

    Burimi që ka kërkuar të mbetet anonim ka shtuar gjithashtu se “Chrysler” do t’i kërkojë gjykatës që merret me falimentimin të shtyjë marrëveshjet për shpërndarjet ekskluzive.

    Aktualisht kompania ka të punësuar 3200 punonjës. /Telegrafi/tch/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:16 am

    Raiffeisen Bank, me drejtor të ri

    Raiffeisen Bank në Kosovë dëshiron t'iu njoftojë se Bogdan Merfea, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë do të kthehet në Rumani për arsye personale, për të vazhduar karrierën e tij në një institucion financiar.

    "Ai iu ka bashkangjitur Raiffeisen Bank në Kosovë në korrik të vitit 2008. Merfea ka një përvojë të gjatë në fushën akademike si profesor universiteti duke kaluar më pas në sektorin bankar të Rumanisë si menaxher në Raiffeisen Bank në Rumani", thuhet ne komunikaten e kesaj banke.

    Në ndërkohë, Bordi Mbikqyrës i Raiffeisen Bank në Kosovë do ta emëroj drejtorin e ri i cili do të marrë detyrën e drejtorit ekzekutiv nga Bogdan Merfea. /telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:16 am

    Rruga Durrës-Kukës përurohet një ditë para zgjedhjeve

    Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, qeveria do të presë shiritin e përurimit të rrugës Durrës-Kukës. Lajmin e ka dhënë vetë Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, duke saktësuar se kjo rrugë do të përfundojë me datë 27 qershor.

    Gjatë një vizite në stendat e vendosura pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë me foto nga punimet në rrugën Durrës-Kukës, të cilat po kryhen nga kompania Bechtel Enka, kreu i transporteve, duke e konsideruar këtë stendë si një "shkollë inxhinierie" ftoi edhe opozitën të vizitojë këtë rrugë.

    "Unë besoj që kjo ekspozitë lëvizëse ka dhe një vlerë tjetër, i jep mundësinë edhe opozitës, të paktën virtualisht ta përshkojë këtë rrugë, të vijnë ta shikojnë këtu meqenëse nuk kanë marrë kurrë mundimin ta shikojnë realisht, të shikojnë veprat e saj, detajet e saj që janë të pakrahasueshme me gjithçka tjetër që është bërë deri më sot në këtë vend", deklaroi Olldashi.

    Stenda, e cila përmban foto të punimeve të rrugës Durrës-Kukës është vendosur nga shoqëria civile, në bashkëpunim me pedagogë të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë përgjatë një javë kjo ekspozitë do të lëvizë edhe në qytete të tjera të vendit, për t'iu bërë të njohur të gjithë qytetarëve jo vetëm punimet në rrugë.

    Ndërtimi i rrugës, cilësuar nga qeveria si rruga patriotike ka shkaktuar debate të shumta për shkak të kostos së lartë. Opozita ka deklaruar me fakte abuzimet e bëra nga qeveria dhe ish ministri Lulzim Basha, i cili u thirr i pandehur për këtë çështje, pas akuzave të prokurorisë për shpërdorim detyre dhe favorizime në tenderë me një vlerë dëmi prej 230 milionë euro. /Shekulli/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:17 am

    Limaj mohon akuzat për përfshirjen e familjes së tij në afera kriminale

    Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i ka përgënjeshtruar të gjitha akuzat dhe shpifjet e muajve të fundit që kanë ardhur në adresë të familjes së tij për përfshirje në afera kriminale.

    Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, ai ka thënë se këto akuza vijnë direkt prej Beogradit dhe qarqeve të Serbisë që veprojnë në Kosovë.

    “ Këto janë akuza që u bën për mua edhe kur shkova në Hagë. Por, u ballafaqova dhe fitova.

    Jam i gatshëm të ballafaqohem edhe kësaj radhe por ata që shpifin fshehurazi duhet të dalin publikisht e të maten me argumente”, ka thënë Limaj.

    Pa përmendur emra, Limaj ka shprehur bindjen se akuzat për përfshirjen e anëtarëve të familjes së tij në krim janë gënjeshtra.

    “Asnjëherë nuk jam ndjerë më keq në karrierën time prej politikani.

    Kjo është konferenca ime më e vështirë. Njerëzit që shpifin për famililjen janë të lig”, ka thënë Limaj, duke shtuar se këto janë metoda të UDB`së dhe koha do t`i dëshmojë të gjitha. /ktv/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:17 am

    PTK dhe KEK, marrëveshje për investime

    Marrëveshja në fjalë ka të bëjë me punët dhe investimet e përbashkëta që këto dy kompani do t’i kenë tash e tutje.

    Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës kanë nënshkruar sot, Marrëveshjen e Mirëkuptimit për shumë fusha të përbashkëta.

    Tash e tutje, KEK dhe PTK gjatë implementimit të projekteve kapitale, aty ku ka mundësi investimet do t’i bëjnë të përbashkëta, me qëllim uljen e shpenzimeve dhe rritjen e efikasitetiit te punës.

    Lidhur me këtë Kryeshefi Ekzekutiv i PTK, Shyqyri Haxha, tha se kjo marrëveshje si dhe ajo me Qeverinë e Republikës së Kosovës tregojnë se menaxhmenti aktual ka një vizion të qartë e ai është ruajtja dhe rritja e vlerës së korporatës.

    “Me këto punë të cilat ne po i bëjmë çdo ditë po mundohemi që vlerën e PTK-së ta ngrisim sa më lartë, që të kemi sa më pak shpenzime të panevojshme, që të kemi sa më shumë benificione që aksionari ynë, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe konsumatorët të jenë të kënaqur me punën tonë dhe me produktet e shërbimet që po ofrojmë”, pohoi dr.Haxha pas nënshkrimit të marrëveshjes.

    Nga ana tjetër u.d i Drejtorit Gjeneral të KEK-ut, Arben Gjukaj pohoi se KEK në vazhdimësi është duke shtuar kujdesin ndaj konsumatorëve duke ju ofruar atyre rrymë pothuajse 24 orë pandërprerë dhe së këto marrëveshje do të kontribuojnë që të kemi shërbime edhe më të mira për ta.

    “KEK-u si rrjedhojë e punës së menaxhmentit aktual po arrin që në masë të madhe t’i kënaq konsumatorët e vet me shërbimet që po u afron dhe kjo po ndikon edhe në rritjen e pagesës së energjisë së shpenzuar. Kjo marrëveshje do të na mundësojë që me më pak mjete të kryejmë më shumë punë bashkë me PTK, ndërsa benificionet do t’i vërejnë konsumatorët e të dyja korporatave”, pohoi Gjukaj pas takimit. /telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:18 am

    Londër: Konferencë për promovimin e investimeve në Kosovë

    Sot në Londër mbahet një konferencë për promovimin e investimeve në Kosovë, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësuesit e kompanive më të njohura të botës.

    Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Mustafë Hasani, do t’i njoftojnë pjesëmarrësit me kushtet dhe mundësitë që ofron Kosova dhe do t’i ftojnë ata të investojnë në shtetin e ri. /rtklive/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:18 am

    KE, gjobë marramendëse Intel

    Komisioni Evropian ka ndëshkuar me një gjobë rekord gjigantin e prodhimit të mikroprocesorëve, “Intel”.

    Gjoba, që arrin në 1 miliard e 60 milionë euro është më e madhja e vënë ndonjëherë në histori, madje më e madhe se ajo me të cilën komisioni ndëshkoi “Microsoft”.

    Ndërsa arsyet janë të njëjta: monopolizimi i tregut. Rezulton se kompania “Intel” ka abuzuar me ligjet e tregut duke shkelur anti-trustin, në mënyrë që të mbajë kompanitë e tjera jashtë tregut.

    Gjithashtu, “Intel” ka paguar prodhuesit me shuma ilegale, në mënyrë që përdoruesit e kompjuterëve të përdornin vetëm mikroprocesorët e saj.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:19 am

    Trusti pensional, tani paratë po kthehen

    Vetëm gjatë muaji prill janë kthyer rreth 12 milionë euro. Guvernatori Hashim Rexhepi iu tha parlamentarve se ka sinjale pozitive për rikuperimin e humbjeve si rjedhojë e rritjes së aksioneve. Gjatë kësaj kohe Trusti humbi 106 milionë euro

    Trusti i Kursimeve Pensionale gjatë kësaj kohe të krizës financiare, ka funksionuar pa bord mbikqyrës. Sipas gurvenatorit të Bankës Qendrore të Kosovë në mungesë të Bordit të trustit ata kanë vendosur që nga shtatori i vitit të kaluar paratë e kursimeve pensionale të mos dërgohen më jashtë vendit, por të ruhen në BQK dhe deri më tani janë ruajtur 60 milionë euro para të kontributdhënësve pensionalë.

    "Kriza ekonomike globale e ka përfshirë pjesën dërmuese të sistemit financiar ndërkombëtar, mirëpo ekonomia e Kosovës e ka përballuar me sukses këtë krizë, për shkak të fondeve të limituara në tregjet botërore", tha Rexhepi. /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:19 am

    Sony shënon humbjen e parë pas 14 vjetësh

    Sony ka shënuar humbjen e parë vjetore në 14 vjetët e fundit, pasi ka regjistruar rënie të shitjes së produkteve të saj.

    Lajmin e ka bërë të ditur kompania, që shënoi një humbje prej 98,84 miliardë jen për një vit deri në muajin mars. Për vitin tjetër parashikohen 120 miliardë jen humbje.

    Kompania e prodhimeve elektronike ka bërë përgjegjëse krizën globale dhe jenin e fortë për humbjen, ndërsa shitjet e saj janë ulur me 12,9 përqind.

    Sony do të shkurtoje 8 mijë nga 185 mijë vendet e punës dhe do të mbyllë 10 përqind të fabrikave. Megjithatë, humbja e regjistruar nuk është aq sa ishte parashikuar nga kompania. /Telegrafi/tch/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:20 am

    Raiffeisen International prezanton profit solid nga aktivitetet operative

    Gjatë tremujorit të parë 2009, Raiffeisen International Bank-Holding AG, anëtare e Grupit RZB e udhëhequr nga Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), prej 56 milionë Euro që paraqet një rënie prej 77.9% në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (në tremujorin e parë 2008: 254 milionë Euro.

    Aryesja kryesore sipas komunikates për zvogëlimin e shifrave të profitit është fakti se rezervat për mbulimin e humbjeve nga kreditë janë rritur në 445 million euros (në fund të tremujorit të parë të 2008, këto rezerva ishin 93 million euros).

    Profiti para tatimi është zvogëluar për 77.4% në 84 milionë Euro (në tremujorin e parë të 2008 ishte 370 milionë Euro), përderisa profiti i grupit pas tatimit ishte 64 milionë Euro, 77.2% më i ulët në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (në tremujorin e parë të 2008: 279 million euros).

    Në fund të kuartelit të parë 2009, profiti i grupit nga aktivitet operative ishte 536 milionë Euro duke shënuar një rritje prej 7.1% në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (në tremujorin e parë të 2008: 501 milionë Euro).

    Të hyrat operative janë rritur për 2%, ose 24 milionë Euro nëse krahasohen me vitin e kaluar dhe kanë arritur shifrën prej 1.1 miliardë Euro. Kjo rritje e ulët ka qenë si rezultat jo vetëm i ndikimit të valutave por edhe si rezultat i disa efekteve të krizës globale financiare, duke përfshirë këtu edhe rrijten e konsiderueshme të kostos së fondeve.

    "Duke pasur parasysh rënien ekonomike, ne i kemi rritur në mënyrë të konsiderueshme rezervat tona për mbulimin e humbjeve nga kreditë në disa vende ku ne veprojmë. Sidoqoftë, në tremujorin e parë, modeli ynë i biznesit dhe fuqia e fitimit e ka bërë të mundur për ne që edhe njëherë të absorbojmë ndikimin e recesionit global, i cili tani është shtrirë edhe në tregjet ku ne veprojmë në Evropën Qëndrore dhe Lindore”, tha Herbert Stepic, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen International.

    Si rezultat i rënies ekonomike në përgjithësi si dhe valutave është shënuar një rritje e dukshme e moskthimit të kredive në kuartelin e parë në 2009, posaqërisht e kredive në valuta të huaja gjë e cila nënkupton nevojën për rritjen e rezervave. Kështu rezervat për mbulimin e humbjeve nga kreditë janë rritur për 379%, ose 352 milionë në 445 milionë Euro. Moskthimi i kredive është kryesisht i theksuar në Ukrainë, Rusi, Hungari dhe Serbi. Përqindja e kredive të këqija është rritur për 1.7 pikë përqindjeje që prej dhjetorit të 2008 dhe ka arritur në 4.8%.

    Ndërsa totali i bilancit të gjendjes deri më 31 mars 2009 ishte 79.9 miliardë Euro duke qenë kështu 6.5% më i lartë sesa bilanci i gjendjes në fund të 2008. Kreditë dhe paradhëniet për klientë kanë shënuar një rënie prej 4% kurse depozitat e klientëve për 7% nëse krahasohen me fundin e vitit 2008. /telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:20 am

    OEK i propozon Qeverisë masa për parandalim të krizës globale

    Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës i ka dërguar një propozim Qeverisë së Kosovës lidhur me masat të cilat duhet ndërmarr me qëllim të parandalimit të efekteve të mundshme të krizës globale financiare në Kosovë.

    Në dokumentin dërguar Qeverisë së Kosovës, këshilli drejtues i OEK-së ka vlerësuar se sipas realizimit të të hyrave në mënyrë lineare të zvogëlohen shpenzimet e shtetit për mallra dhe shërbime në vlerë mesatare prej 10%, dhe mjetet e kursyera të kalojnë në një fond për përkrahjen e prodhimit, eksportit, investimeve dhe ruajtjen e punësimit, e po ashtu Fondi për ndarjen e rrezikut për kreditim në bujqësi të zgjerohet me përkrahje të mundshme për prodhimin.

    “Në të njëjtën mënyrë të veprohet edhe në nivel lokal, duke i përdorur mjetet për infrastrukturë dhe përkrahje të bizneseve profitabile me mundësi punësim”.

    Këshilli drejtues i OEK-së po ashtu ka vlerësuar se duhet destimuluar daljen e kapitalit jashtë vendit, me tendencë për të ngritur kapacitete prodhuese vendëse e po ashtu Qeveria dhe BQK-ja duhet të gjejnë formën me bankat komerciale për të dhënë kredi më të volitshme si dhe të mundësohet riprogramimi i kredive me mundësi për ta ngrirë principalin nëse kriza merr përmasa shqetësuese.

    “Shteti i Kosovës të mos jetë burim i jolikuiditetit, përkatëisht pagesat nga buxheti për kontraktorët e institucioneve shtetërore të bëhen mundësisht më së largu brenda 30 ditësh”.

    Në dokumentin e aprovuar nga këshilli drejtues i OEK-së thuhet se duhet të destimulohet importi përmes masave administrative për produktet e mundshme për t’u prodhuar në si dhe duhet të përshpejtohen investimet e parapara të mëdha siç janë Kosova e Re, infrastruktura rrugore si dhe të kontraktohen maksimalisht ndërmarrjet kosovare/ ose partneritetet kosovare ndërkombëtare.

    “Për të parandaluar krizën globale në vend po ashtu duhet të promovohet sistemi i furnizimeve publike duke i preferuar prodhimet vendore brenda kufijve të mundshëm, duhet të shpërndahen mjetet prej 20% nga fondi i AKP-së, për punëtorët sa më shpejtë, si dhe të shikohet mundësia për futje edhe të 20% të këtyre mjeteve në sistemin bankar të Kosovës, të eliminohen përparësitë që gëzojnë tregjet e CEFTA-s për produkte të rëndësishme të cilat vijnë edhe nga tregjet e tjera”.

    Tutje në dokumentin në fjalë thuhet se duhet të promovohen investimet duke dhënë “periudha të pushimit nga taksat” dhe tokë falas për të gjitha ndërmarrjet, si dhe masa tjera stimuluese, për investitorët që kanë plane investive konkrete dhe kapacitete për të punësuar mbi 100 punëtorë.

    "Duhet të shikohen mundësitë ligjore që mjetet e TPK-së, të cilat mbahen në BQK për ekonominë e Kosovës, të investohen përmes sistemit bankar në Kosovës si dhe të përshpejtohet aprovimi i ligjit për partneritetet publiko-private, dhe ligji mbi antidumping-un të cilat do të mundësojnë investime më të mëdha". /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:22 am

    ATK tejkalon planin e parashikuar

    Administrata Tatimore e Kosovës, me anë të një njoftimi zyrtar ka shpalos të hyrat e realizuara për periudhën janar-prill 2009, të cilat vlerësohen të jenë të hyra të konsiderueshme.

    Bazuar në njoftimin zyrtar të ATK-së shuma e përgjithshme e të hyrave të arkëtuara për periudhën janar-prill 2009, është 75.8 milionë euro, ose 14 milionë euro më shumë se plani i paraparë prej 61.8 milionë euro, që nënkupton një ngritje prej 22.5 %.

    “Nëse krahasojmë të hyrat e kësaj periudhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, edhe përkundër ndryshimit të shkallëve tatimore, të hyrat janë në raport të njëjtë me vitin e kaluar”.

    ATK po ashtu ka njoftuar se, rezultatet e arritura në këtë periudhë kohore, duke pasur parasysh edhe krizën financiare globale, janë të kënaqshme.

    “Faktorët që kanë ndikuar në realizimin e të hyrave në këtë periudhë janë: Rritja e shkallës së vetë-deklarimit, komunikimi më i mirë me tatimpagues, ofrimi i shkarkimit të deklaratave nga Ueb-faqja, ndryshimi i ligjeve tatimore, i cili ofron një klimë më të qëndrueshme për të gjithë tatimpaguesit, transparenca, rritja e besueshmërisë, menaxhimi më efikas i procesit të kontrollit dhe mbledhjes së borxheve, si dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera”. /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:23 am

    Ekonomia gjermane, rënie rekord

    Ekonomia gjermane ka pësuar rënien me të madhe, që pas ribashkimit në tremujorin e parë të vitit.

    Prodhimi i brendshëm bruto ra 3,8 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, qe pasoi rënien e eksporteve dhe investimeve.

    Qeveria gjermane ka parashikuar se ekonomia do të pësojë një ulje me 6 për qind këtë vit, ndërsa eksportet patën rënie me të shpejtë se importet.

    Ekonomistët thanë se rezultatet janë me të këqija nga sa pritej. /Telegrafi/tch/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:24 am

    IPKO me koncept të ri, tarifon bisedat jo minutin

    Kompania telekomunikuese IPKO që nga sot ka lansuar, produktin më të ri, për të gjithë konsumatorët e pakos bazë, Fillo, me të cilin gjatë tërë ditës mund të flasin pandërprerë deri në 30 minuta kohë bisede për vetëm 10 centë.

    Astrit Gashi, Drejtues për Marrëdhënie me Publikun në IPKO ka deklaruar se, Produkti i emërtuar Fillo 10, shënon fillimin e ndërrimit të konceptit të ofrimit të shërbimeve të telefonisë mobile nga ana e IPKO-së, ku konsumatorët paguajnë për bisedën dhe jo për minutën.

    “Ky ndërrim koncepti në përputhje me trendet më të reja botërore të ofrimit të shërbimeve të telekomunikimit, është bërë i mundur në saje të avancimit teknologjikë të kompanisë, rrjetit shumë të fuqishëm si dhe vizionit të kompanisë për të mbajtur vendin në hap me botën në fushën e telekomunikimeve”.

    Tutje Gashi ka shtuar se, për të përfituar nga produkti më i ri konsumatorët e pakos Fillo duhet që së pari të bëjnë aktivizimin e këtij produkti.

    “IPKO ofron dy opsione për aktivizimin e produktit Fillo 10. Aktivizimi i pakos Fillo 10, për një javë, kushton 1 euro, ndërsa aktivizimi i pakos për një muaj kushton vetëm 3 euro. Për ta aktivizuar pakon Fillo 10, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO, duhet të shkruajnë një SMS në numrin 123, dhe të shkruajnë - Fillo 10”.

    Sipas Gashit, Pako Fillo është oferta bazë për komunikim, ndërsa ofron plane tarifore shumë të thjeshta, me çmime shumë të volitshme për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO.

    "IPKO konsiderohet si operatori mobil me zhvillim më të shpejtë në Evropë, duke arritur qysh në vitin e parë të fillimit të shërbimit të përfitojë mbi 35 për qind të tregut si dhe mbulim rekord vendit me sinjal". /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:24 am

    FSSHK: Protestës së BSPK-së ti bashkohen edhe punëtorët e shëndetësisë

    Këshilli Kombëtar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve shëndetësorë që t’i bashkëngjiten protestës së organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), protestë kjo që do të mbahet të shtunën në Prishtinë, me fillim në ora 12:00.

    Këshilli Kombëtar i Federatës ka vlerësuar se dalja në protestë e punëtorëve shëndetësorë do të jetë në mbështetje të protestave në qendrat kryesore të Evropës, nën moton “Luftoni krizën, njeriu prioritet”.

    “Pjesëmarrja në protestë do të jetë edhe shprehje e pakënaqësive të punëtorëve shëndetësorë me gjendjen e rëndë në shëndetësinë publike të vendit, ku ka: mungesa dhe mangësi në infrastrukturën ligjore, mungesë të investimeve kapitale, paga të ulëta të punëtorëve, mangësi në kontratat individuale të punës, mungesë të kushteve elementare për punë, hapësira të pamjaftueshme për punë dhe pacientë, mungesë të furnizimit me barna, mospagesë të orëve të kujdestarisë dhe mungesë të mundësive të barabarta për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë, e si pasojë e gjithë kësaj, edhe punëtorë të pamotivuar për punë. Si rezultat, kuptohet, mungon shërbimi i duhur ndaj qytetarëve tonë”.

    Këshilli Kombëtar ka vlerësuar gjendja në shëndetësinë publike vazhdon të jetë e rëndë dhe zhvillimi i politikave favorizuese për sektorin privat shëndetësor gjatë gjithë periudhës së pasluftës nga 1999-ta, e ka sjell sektorin publik në gjendjen më të rëndë të tij, së paku në 40 vjetët e fundit.

    “Prandaj, punëtorët shëndetësorë, sikurse të gjithë punëtorët e tjerë të Republikës së Kosovës, kanë shumë arsye për t’ju bashkëngjitur protestës së 16 majit”. /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:26 am

    Nënshkruhet memorandum për shfrytëzimin e objekteve të NSH-ve

    Ministria e Shërbimeve Publike dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi i cili përcakton kushtet dhe mënyrën e shfrytëzimit të objekteve të ndërmarrjeve shoqërore për akomodimin e përkohshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Me këtë Memorandum, i cili u nënshkrua nga ministri i MSHP-së, Arsim Bajrami dhe Dino Asanaj, Kryetar i Bordit të Drejtorëve i AKP-së, me praninë edhe të ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati dhe zëvendës ministrit të MSHP-së, Rifat Blaku, parashihet që AKP-ja të shqyrtojë kërkesat e MSHP-së për shfrytëzimin e ndërmarrjeve shoqërore, si dhe lidhja e marrëveshjeve mes dy institucioneve për shfrytëzimin me qira të objekteve të ndërmarrjeve shoqërore.

    Në bazë të këtij Memorandumi, MSHP-ja ofron shërbime për nevoja të AKP-së, me qëllim të shmangies së shpenzimeve të dyfishta nga buxheti i Kosovës.

    Gjithashtu, me këtë Memorandum MSHP-ja obligohet të bëj përgatitjet e nevojshme teknike për të kryer pranim dorëzimin e objekteve të ndërmarrjeve shoqërore që i janë dorëzuar MSHP-së nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës. /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:27 am

    Kriza financiare ka prekur edhe Kosovën

    Kosovarët, pa marrë parasysh etnitetin, mendojnë se janë të afektuar nga kriza globale ekonomike. Një numër i madh të anketuarish ndjen efektin përmes çmimeve më të larta, humbjes së vendeve të punës dhe rënies së ndihmës financiare nga familjarë që jetojnë jashtë vendit.

    Raportet e Paralajmërimit të Hershëm përgatiten per çdo tremujor. Projekti bashkë-financohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet e prezentuara, bazohen në analiza statistikore të hulumtimit të opinionit, të bërë nga UBO Consulting gjatë javës së parë të muajit prill të 2009.

    Hulumtimi bazohet në intervista të drejtëpërdrejta ku janë përfshirë 1,250 respondentë. Sipas raportit te UNDP, për shumicën e kosovarëve, çështjet ekonomiko sociale – papunësia, varfëria, mungesa e rrymës dhe korrupcioni, janë problemet më madhore me të cilat ballafaqohet Kosova.

    Për shumicën e respondentëve, mbi 90%, institucionet kosovare janë përgjegjëse për situatën ekonomike. UNMIK-u nuk shihet më si më përgjegjësi për situatën politike. Afër 70% të respondentëve këtë përgjegjësi ia atribuojnë qeverisë së Kosovës dhe partive politike.

    " Kënaqësia e njerëzve me institucionet qeverisëse ka rënë paksa. Anketa tregon se rreth 38% të respondentëve janë të kënaqur me punëne qeverisë së Kosovës, rënie kjo prej diku rreth 19% nga tetori i viti 2008. Besimi i qytetarëve kundruall sistemit gjyqesor mbetet shumë i ulët, me vetëm 20% që janë të kënaqur me punën e tyre", thuhet ne raport.

    Ndersa kënaqësia me punën e UNMIK-ut ka vazhduar të bie. Shumica dërrmuese e shqiptarëve (85%) dhe 52% të serbëve nuk pajtohen me prezencën e mëtutjeshme të UNMIK-ut në Kosovë. Megjithatë, kënaqësia me punën e EULEX-it ka shënuar rritje dhe tani është në 30%.

    Tutje, ka një rritje të respondentëve që nuk ndihen të sigurtë në rrugë (43%) në krahasim me 20 % në tetor 2008.

    " Në anën tjetër, numri i serbëve që janë të gatshëm të punojnë me shqiptarët është ngritur nga 21% vitin e kaluar në 48%. Është brengosëse se numri i shqiptarëve të vullnetshëm për bashkëpunim ka rënë në 30 % në krahasim me afërsisht 60% që ishin në favor të bashkëpunimit në korrik të vitit 2006. /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:27 am

    BSPK: Nesër protestohet

    Përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të premten gjatë një konference u kanë bërë thirrje të gjithë punëtorëve, pensionistëve dhe invalidëve të punës, studentëve dhe atyre që janë të papunë, që më 16 maj nga ora 12:00 të bashkohen në protestë për të kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre.

    Gjatë kësaj konference, drejtuesit e BSPK-së shpalosën agjendën e protestës së nesërme të punëtorëve për të kërkuar zgjidhjen e kërkesave të tyre, si dhe për t’u solidarizuar me aktivitet e Konfederatës Sindikale Evropiane (ETUC), që do të organizohen protesta në katër qendra Evropiane si: Berlin, Bruksel, Madrid dhe Pragë.

    Kryetari i Këshillit Organizativ të protestës dhe nënkryetari i BSPK-së Xhafer Xhaferi tha se protesta do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 13:00 dhe protestuesit do të defilojnë nga rruga “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Skënderbeu”.

    “Motoja e ETUC-ut është “Luftoje krizën, njeriu prioritet”, kurse për situatën tonë do të mund të plotësohej edhe me kërkesat tona: Punë e dinjitetshme! Duam dialog të mirëfilltë social!”, tha Xhaferi.

    Edhe kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi tha se kanë marrë konfirmimin e shumë sindikatave që do të marrin pjesë dhe do ta mbështesin këtë protestë.

    “Edhe nëse numri i protestuesve do të jetë simbolik, ne dimë që këto kërkesa gjithsesi duhet përmbushur nga ana e Qeverisë”, tha Arifi, duke shtuar se i kanë dhënë mjaft kohë Qeverisë që t’i përmbushë këto kërkesa dhe sipas tij, ka pasur vend që disa prej tyre qysh moti të jenë të realizuara.

    Kërkesat kryesore të BSPK-së për këtë protestë janë që të ketë dialog të mirëfilltë social, të miratohet ligji i punës, privatizimi i ndërmarrjeve të bëhet në bazë të analizave të gjithanshme, të krijohet fondi i sigurimit social dhe të eliminohet ekonomia informale. /Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:28 am

    Edhe Kroacia interesohet për të investuar në Kosovë

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku priti ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zlatko Kramariq, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë institucional në mes dy shteteve.

    Fillimisht ministri Zharku e njoftoi ambasadorin Kramariq rreth zhvillimeve ekonomike që po bëhen në Kosovë, si dhe për mundësitë e investimeve kroate në vendin tonë.

    Gjithashtu ministri Zharku e njoftoi mysafirin edhe për projektet aktuale që po i realizon MTI-ja në fusha të ndryshme me interes ekonomik për vendin, e që po ndikon në krijimin e një klime më të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Bashkëpunimi në fushën e turizmit, lëvizja e lirë e mallrave në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s, si dhe bashkëpunimi i përgjithshëm do të ngrihet në nivel ndërinstitucional në mes të dyja vendeve, u potencua në mes tjerash në këtë takim. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:02 pm

    KE, gjobë marramendëse Intel

    Komisioni Evropian ka ndëshkuar me një gjobë rekord gjigantin e prodhimit të mikroprocesorëve, “Intel”.
    Gjoba, që arrin në 1 miliard e 60 milionë euro është më e madhja e vënë ndonjëherë në histori, madje më e madhe se ajo me të cilën komisioni ndëshkoi “Microsoft”.

    Ndërsa arsyet janë të njëjta: monopolizimi i tregut. Rezulton se kompania “Intel” ka abuzuar me ligjet e tregut duke shkelur anti-trustin, në mënyrë që të mbajë kompanitë e tjera jashtë tregut.

    Gjithashtu, “Intel” ka paguar prodhuesit me shuma ilegale, në mënyrë që përdoruesit e kompjuterëve të përdornin vetëm mikroprocesorët e saj.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat May 16, 2009 1:03 pm

    Trusti pensional, tani paratë po kthehen

    Vetëm gjatë muaji prill janë kthyer rreth 12 milionë euro. Guvernatori Hashim Rexhepi iu tha parlamentarve se ka sinjale pozitive për rikuperimin e humbjeve si rjedhojë e rritjes së aksioneve. Gjatë kësaj kohe Trusti humbi 106 milionë euro
    Trusti i Kursimeve Pensionale gjatë kësaj kohe të krizës financiare, ka funksionuar pa bord mbikqyrës. Sipas gurvenatorit të Bankës Qendrore të Kosovë në mungesë të Bordit të trustit ata kanë vendosur që nga shtatori i vitit të kaluar paratë e kursimeve pensionale të mos dërgohen më jashtë vendit, por të ruhen në BQK dhe deri më tani janë ruajtur 60 milionë euro para të kontributdhënësve pensionalë.

    "Kriza ekonomike globale e ka përfshirë pjesën dërmuese të sistemit financiar ndërkombëtar, mirëpo ekonomia e Kosovës e ka përballuar me sukses këtë krizë, për shkak të fondeve të limituara në tregjet botërore", tha Rexhepi. /Telegrafi/

    Sponsored content


    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 9 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Mon May 06, 2024 3:51 pm