Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    PTK investon në Shqipëri në operatorin e katërt mobil

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    PTK investon në Shqipëri në operatorin e katërt mobil Empty PTK investon në Shqipëri në operatorin e katërt mobil

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 7:05 am

    Bordi i PTK-së ka miratuar në parim projektin për të bashkëinvestuar në ngritjen e operatorit të katërt në Shqipëri të telefonisë mobile. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj. Nëse realizohet plani, PTK, është kompania e parë kosovare e cila do të investojë dhjetra miliona euro jashtë kufijëve të Kosovës.

    “Ende nuk është përcaktuar shuma se sa do të investohet por bëhet fjalë për një bashkëinvestim me operatorin e katërt të telefonisë mobile që ka marrë licensë në Shqipëri. Ende jemi në fazën fillestare të procesit. Gjatë ditës së djeshme bordi e ka miratuar në parim planin, ndërsa forma dhe detajet e tjera do të dihen më vonë”, tha për telegrafi.com, kryetari i bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj.

    PTK është kompani lider në shërbimin e ofrimit të telefonisë mobile dhe fikse në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar kjo kompani ka pasur më shumë se 170 milion euro qarkullim.

    PTK gjithashtu ka më shumë se 300 milion euro para kesh, të cilat prej vitesh qëndrojnë në trezorët e bankave komerciale në Kosovë.

    Nëse të gjitha punët shkojnë siq duhet, atëherë Vala do të jetë kompania e parë e cila kryen investime jashtë Kosovës, ndërsa ky investim do të rrisë dhe mëtutje vlerën e sajë në tregun ndërkombëtarë.

    Lloagrite se PTK-Vala ka rreth 800 mije abonentë në tregun e Kosovës.

    Në Shqipëri operojnë për momentin tre operatorë të telefonisë mobile me çmime dy deri në tre herë më të larta se në Kosovë. /Telegrafi/

      Current date/time is Tue May 28, 2024 5:04 pm