Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    BE investon në zhvillimin e Energjisë në Kosovë

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    BE investon në zhvillimin e Energjisë në Kosovë Empty BE investon në zhvillimin e Energjisë në Kosovë

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:32 pm

    Deri më tani Bashkimi Evropian ka kontribuar në zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike me rreth 27 milionë euro. Projekti i sotshëm ka kushtuar 2 milionë euro.

    Në nënstacionin Prishtina 4, në Veternik, u bë inaugurimi i projektit - Ndërrimi i Mbrojtjeve Rele dhe Sistemit Komandues & Monitorues - SCADA lokale.

    Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësueses të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë-ZRrE, si dhe përfaqësues të tjerë të sektorit të energjisë elektrike në Kosovë.

    Ky është një nga projektet e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT , i cili u financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.

    Projekti eshte ne vlere prej 2 milion euro dhe ka përfshirë instalimin e mbrojtjeve digjitale numerike që ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemit të transmetimit të energjisë elektrike si dhe instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA lokale, përmes së cilit mundësohet monitorimi dhe kontrolli i Nënstacionit me një sistem të sofistikuar dhe bashkëkohor.

    "Me ketë investim, tani KOSTT do të jetë në gjendje të marrë informata shumë të shpejta, të saktësoj shpejt dhe saktë problemin gjë që do të ndikoj në zvogëlimin e kohës së intervenimit dhe mirëmbajtjes së prishjeve në përgjithësi si dhe parandalimin e prishjeve. Procesi do të optimizohet në të gjitha segmentet: si monitorim, mirëmbajtje, menaxhim, etj", thuhet ne komunikate. /Telegrafi/

      Current date/time is Thu May 16, 2024 9:01 pm