Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    FMN: Shqipëria, në krizë ekonomike

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    FMN: Shqipëria, në krizë ekonomike Empty FMN: Shqipëria, në krizë ekonomike

    Post by MBerisha Thu Feb 19, 2009 3:19 am

    Shqipëria është tashmë e prekur nga kriza ekonomike globale. Ky është përfundimi i drejtorit të FMN-së për programin me Shqipërinë, Gervin Bell i cili në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka paralajmëruar për një ulje të mëtejshme të rritjes ekonomike.

    "Për 2009-ën, në nëntor thamë se rritja ekonomike do të ishte 3.5 apo 4%. Tani na duhet ta ulim këtë shifër shumë më tepër për shkak se ekonomia botërore është përkeqësuar kaq shumë muajt e fundit", është shprehur Bell.

    "Ulja e ndjeshme e kreditimit apo shtrëngimi i kreditimit që po ndodh tani është serioz. Ulja e aktivitetit ekonomik mund të sjellë pakësim të mëtejshëm të grumbullimit të taksave. Janë këto dy aspekte të tjera që po i shohim dhe i kemi identifikuar si rreziqe”, shtoi ai.

    Bell ka kritikuar edhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë për uljen e normës së interesit, duke e cilësuar këtë veprim si të vonuar.

    “Pas ngjarjeve të tetorit kishte një farë hezitimi nga ana e depozituesve shqiptarë në atë se si do t’i mbanin kursimet e tyre në bankë dhe ne fakt disa i tërhoqën. Banka e Shqipërisë veproi kur u stabilizua besimi. Por a do të jetë e mjaftueshme ajo për të nxitur kreditimin? Do të na duhet të presim”, tha ai.

    Drejtori i FMN-së për programin me Shqipërinë i bëri thirrje qeverise shqiptare të mos vijojë me planet për shkurtimin e taksave për të ndikuar më pas në deficitin buxhetor.

    “Nuk mendoj se qeveria ka hapësirë për të bërë shkurtim taksash. Mbështetja që qeveria mund të japë tani për ekonominë është të jetë në gjendje të funksionojë pa probleme. Qeveria ka rënë dakord të shkurtojë deficitin buxhetor nën 4 përqind të GDP-së, dhe nuk mund ta shtojë deficitin me shkurtimin e taksave”, tha Bell.

    Ai është shprehur i hapur për një bashkëpunim të ri me qeverinë shqiptare, duke sjell shembullin e Serbisë dhe Hungarisë, vende që i janë kthyer sërish bashkëpunimit me FMN-në për të kaluar sa më lehtë pasojat e krizës financiare.

      Current date/time is Tue May 07, 2024 7:22 pm