Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Feith i gatshëm të ndihmojë KEK-un

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Feith i gatshëm të ndihmojë KEK-un Empty Feith i gatshëm të ndihmojë KEK-un

    Post by MBerisha Wed Feb 18, 2009 12:29 pm

    Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith me bashkëpunëtorë i ka bërë sot një vizitë mihjeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe njësive gjeneruese të energjisë elektrike.

    Feith gjatë vizitës disa orëshe është informuar në detaje rreth punës në mihje dhe gjenerim nga u.d. i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj dhe menaxhmenti i lartë i mihjeve dhe termocentraleve.

    Fillimisht i janë shpjeguar rezervat me linjit përmes hartave të punuara nga Divizioni për Prodhimin e Qymyrit, ku vetëm në Basenin e Kosovës janë mbi 10 miliardë tonë. Ai është informuar gjithashtu se KEK-u ka 17 ekskavatorë për nxjerrjen e thëngjillit dhe largimin e djerrinës, përderisa po punohet intenzivisht në hapjen e mihjes “Sibovci Jugpërendim”, rezervat e të cilës mjaftojnë për mbajtjen në punë të blloqeve ekzistuese të termocentraleve deri në fund të jetës së tyre teknologjike.

    Interesimi i Feith është fokusuar edhe në çështjet e hirit, ku rikultivimi i deponive po bëhet me një donacion të Bankës Botërore dhe Qeverisë së Holandës e më pas ai ka parë për së afërmi punën në mihje dhe termocentrale.

    “Fitova një pasqyrë të plotë rreth nxjerrjes së thëngjillit dhe prodhimit të energjisë elektrike. Ju djem po bëni një punë të shkëlqyeshme”, u ka thënë Feith punëtorëve të KEK-ut në mihje dhe gjenerim.

    Feith ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë KEK-un në të gjitha çështjet që ai ka mundësi. /Telegrafi/

      Current date/time is Mon May 06, 2024 8:41 pm