Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Parajsa oqeanike

    Dynamit
    Dynamit
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 479
    Age : 29
    Reputation : 2
    Pikët : 791
    Registration date : 2010-01-08

    Parajsa oqeanike Empty Parajsa oqeanike

    Post by Dynamit Tue Jan 12, 2010 1:19 pm

    Ajo është një anije që mbart 3000 lundërtar dhe duket sikurse një vend-parkim dhe lodër fëmijësh.

    Ajo është anija më e madhe e udhëtarëve që në fakt vetëm sa është futur në librin e rekordeve për oazat e saja të bukura që ka brenda.

    Peshon rreth 220 tonë, apo sa 26 667 elefantë nëse llogaritët me peshë të vjetër. (Kjo vlen vetëm për elefantët e rritur afrikan). Është 361 metra e gjatë, afërsisht sa katër fusha të futbollit nëse bëjmë prapë një krahasim tradicional.

    Ka 16 kuverta që e bëjnë atë 64 metra të gjatë – sa rreth 15 autobusë dykatësh anglez.

    Katër motorët e saj – apo kiçet e anijes – kanë 7500 kuaj fuqi gjithsecili - e mjaftueshëm për të ngre çka do që i del përpara.

    Ajo mund të mbart 6296 mysafirë pa përfshirë rreth 2165 njerëz që përkujdesen për 70 vendet që mund t’i vizitoni në anije.

    Kështu ju mund të përjetoni ditët e kaltërta në oqeanin Atlantik – apo të kaloni afër Karaibeve – ku do të mahniteni me bukuritë natyrore. Të mahnitur me faktet interesante dhe me figurat që do i shihni. Të mahnitur me jetën e natës ku mund të kaloni net në diskotekë apo në ndonjë restorant të mahnitshëm.

    Kur mendoni për këtë, atëherë do të keni mundësinë që të merrni shampanjë dhe të hipni në ashensorë pa probleme se mund t’ju lëvizë ndonjë furtunë si në kohën e piratëve. Kjo është një ndjenjë e mirë.

    Ka tri gjëra që duhet ti shihni në anije: pra ka një park në anije. Në mesin e saj janë baret, restorante dhe shitoret e mëdha. E tërë kjo ka pamje të një kopshti.

    Po ashtu, ka edhe vende ku mund të shikoni se çfarë ka në det. Madje ka edhe kazino ku mund të shikoni, siç thuhet, bandit të llojeve të ndryshëm.

    “Oasis” ka edhe pishinën më të madhe brenda detit. Ajo është e thellë 5 metra. Pastaj kemi edhe shtëpinë e Teatrit “Aqua” ku një skuadër mban edhe shfaqje të sinkronizuara në ujë para një publiku prej 600 personave për çdo ditë.

    Gazetari i The Sun ka qenë në udhëtim për tri ditë në këtë anije. Ai thotë se në anije nuk hiqni keq për ushqim sepse në të ka 11 restorante. Madje mund të rrini sa të doni në të dhe mos të shkoni hiç në kazino. Por, kështu humbisni mundësinë për të shkuar në pishinë, të luani basketboll apo volejboll, apo të vizitoni parqe interesante për fëmijë.

    Anija “Oasis Of The Seas” ndoshta ka thyer edhe rekordin për udhëtim të madh të familjarëve duke i marrë udhëtar kompanisë Royal Caribbean që ishte e njohur për këtë gjë.

    Në restorante mund të përdorni gjinë tonik që shërbehet në çdo kohë. Është e frikshme për dikë por Martini është perfekt në këtë udhëtim.

    Është e vetmja anije që ka përcjellje mbretërore dhe ka një piano të madhe në të. Padyshim është kënaqësi mbrëmja ku mund të shkoni në bare, restorante dhe në teatër.

    Aty mund t’i kërkohet falje vetëm marinarëve të Titanikut – sepse Titanic ka peshuar rreth 46 328 tonë – por megjithatë në Oasis Of The Seas keni dhoma të mjaftueshme për argëtim.

    Në fakt, anija është aq e madhe sa pothuajse nuk mund t’i vëresh të gjitha detajet. Ka raste kur harroni që jeni në Deti apo në Oqean.

    Por jo të gjitha gjërat shkuan mirë me Oasis gjatë udhëtimit. Deti ishte shumë i ashpër sidomos kur anija ju afrua ujërave të Finlandës dhe udhëtarët u desh të presin pak kohë dhe të vonohen rreth dy ditë në udhëtimin e tyre.

    Kapiteni, William Wright ju tha udhëtareve se u deshtë të luftojnë pak me një erë të fortë gjë që prishi edhe radarin e anijes.

    Megjithatë, kapiteni Wright me krenari tha se Oasis është më e fortë se një erë e Atlantik e cila nuk mund ta thyej atë. “Ajo arrin që t’i përballoi edhe akullnajat nënujore”, tha ai.

      Current date/time is Wed May 08, 2024 4:11 pm