Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Qeveritë e bizneset ndeshen me krizën

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 30
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Qeveritë e bizneset ndeshen me krizën Empty Qeveritë e bizneset ndeshen me krizën

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 3:13 pm

    Një panel i Kongresit amerikan pritet të raportojë se qeveria ka shpenzuar vitin e kaluar disa miliardë dollarë më shumë se duhej për blerjen e kapitaleve dhe aksioneve të institucioneve financiare në vështirësi.

    SHBA

    Raporti i panelit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara pritet të thotë se bëhet fjalë për një mbipagesë prej 78 miliardë dollarësh.

    Thesari amerikan këmbëngul se mobilizimi i 700 miliardë dollarëve parandaloi shkatërrimin e sektorit financiar.

    Raporti publikohet teksa Senati pritet të përfshihet për të pestën ditë në debate për paketën e madhe stimuluese të presidentit Obama.

    Zoti Obama ka paralajmëruar se, nëse Kongresi nuk vepron me shpejtësi, kriza ekonomike mund të shndërrohet në katastrofë.

    Japoni

    Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve, Toyota, ka njoftuar se pret një humbje vjetore tri herë më të lartë nga e parashikuara. Kjo shënon humbjen e parë në historinë 70 vjeçare të këtij prodhuesi japonez.

    Në tremujorin e fundit të 2008-s, Toyota regjistroi një humbje prej katër miliardë dollarësh dhe priste që humbja vjetore të ishte më pak se pesë miliardë dollarë.
    Analistët mendojnë se në problemet e Toyota-s kanë ndikuar faktorë të tillë si rënia e kërkesës, kapacitetet e stërmëdha të kompanisë si dhe fuqia e monedhës japoneze.

    Francë

    Presidenti francez, Nicholas Sarkozy i ka mbrojtur planet e tij për ringjalljen e ekonomisë franceze, duke thënë se ndërhyrja shtetërore në sistemin bankar, deri më tani, nuk u ka kushtuar qytetarëve asgjë.

    Komentet e zotit Sarkozy u bënë mbrëmjen e së enjtes gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive, një javë pas grevave dhe protestave kombëtare ndaj mënyrës së trajtimit të krizës nga qeveria franceze.

    Zoti Sarkozi tha se sivjet nuk do të jepeshin shpërblime për drejtuesit e bankave të dështuara që mbaheshin në këmbë me paratë e publikut./bbc/

    Zoti Sarkozi tha se sivjet nuk do të jepeshin shpërblime për drejtuesit e bankave të dështuara që mbaheshin në këmbë me paratë e publikut.

      Current date/time is Sat Apr 27, 2024 10:22 am