Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Sarkozy: BE një qëndrim për krizën financiare

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Sarkozy: BE një qëndrim për krizën financiare Empty Sarkozy: BE një qëndrim për krizën financiare

    Post by MBerisha Wed Feb 18, 2009 12:28 pm

    Në një intervistë për mediat franceze, të mbajtur për rreth 90 minuta, Presidenti francez Nicolas Sarkozy, u shpreh se vetëm një qëndrim i përbashkët Europian mund të ndihmojë në luftën ndaj krizës financiare si edhe paraqiti kritikat e tij ndaj politikave ekonomike të Britanisë së Madhe

    Kjo intervistë e Sarkozy vjen pas protestave të shumta të organizuara nga pothuaj 2.5 milion qytetarë francez, ditë më parë si pasojë e problemeve të mëdha ekonomike, që Franca po perjeton.

    Sarkozy është shprehur se primare për ekonominë e vendit është ruajtja e nivelit të lartë të punësimit si edhe u zotua se do të jap koncesione për taksën mbi të ardhura e sigurime shoqërore, pas takimit që do të zhvillohet me shefat e BE-së në datën 18 Shkurt.

    Ai bëri gjithashtu të ditur se në datën 2 prill, vendet e Bashkimit Europian duhet të mblidhen në samitin e G20, të pajisur me një qëndrim të përbashkët mbi reformimin e sistemit financiar.

    Presidenti Sarkozy lëshoi edhe një serë kritikash për mënyrë si Britania e Madhe po merret me krizën ekonomike duke u shprehur se në ndryshim prej saj, Franca nuk bazohet tërësisht mbi sektorin financiar, e se situata në të ndryshon në krahasim me Britaninë e madhe e SHBA-të.

    Në mbrojtje të vendit nga kolapsi ekonomik, Sarkozy ka vëne në përdorim një paketë stimulus prej 26 miliard eurosh, përfshirë këtu projekte për infrastrukturë, rinovime, e një sërë masash të tjera.

      Current date/time is Thu May 09, 2024 4:25 pm