Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kongresi të veprojë shpejt për rimëkëmbjen ekonomike

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 30
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Kongresi të veprojë shpejt për rimëkëmbjen ekonomike Empty Kongresi të veprojë shpejt për rimëkëmbjen ekonomike

    Post by FooSe Mon Jan 05, 2009 1:09 am

    Presidenti i zgjedhur Barack Obama u bëri thirrje udhëheqësve të Kongresit që të veprojnë me shpejtësi lidhur me planin e rimëkëmbjes ekonomike që synon krijimin e 3 milion vendeve të punës.

    Në fjalimin e përjavshëm në radio, zoti Obama tha se për shumë familje, viti i ri po sjell shqetësime dhe pasiguri ndërkohë që borxhet shtohen.

    Presidenti i zgjedhur i cili vjen në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, tha se do të takohet javën tjetër me udhëheqësit demokratë dhe republikanë të Kongresit për të diskutuar mbi planin e tij të rimëkëmbjes ekonomike.

    Shumë republikanë kanë shprehur shqetësim rreth planit të tij që parashikon një paketë gjigande stimulimi. Ndihmësit e zotit Obama thonë se paketa mund të kapë 775 miliardë dollarë.

    Në një zhvillim tjetër ekonomik, Departamenti amerikan i Thesarit shpalli dje kriteret që do të përdorë për të shpëtuar institucionet e rëndësishme financiare nga falimentimi. /VOA/

      Current date/time is Tue May 07, 2024 1:16 pm