Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Interneti burim i dytë i informacionit në SHBA

    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Interneti burim i dytë i informacionit në SHBA Empty Interneti burim i dytë i informacionit në SHBA

    Post by Y||! Tue Dec 30, 2008 8:34 am

    Interneti burim i dytë i informacionit në SHBA F.1229162908567_m

    Interneti gjatë vitit 2008 është bërë burimi i dytë i informacionit për amerikanët dhe kjo është hera e parë që ky medium elektronik ka tejkaluar ato të shkruara.

    Televizioni, megjithatë, edhe më tutje mbetet mediumi më i privilegjuar, ka dëshmuar anketa të cilën e ka kryer Qendra amerikan për hulumtime "Pew".

    Rreth 40 për qind e amerikanëve thonë se për informata fillimisht konsultojnë internetin, e për dallim nga ata 35 për qind të cilët përcaktohen për leximin e gazetave.

    Anketa dëshmon për përparimin spektakolar të internetit në këtë drejtim prej vitit 2007 në atë 2008.

    Numri i shfrytëzuesve të rrjetit botëror si burim i informacionit është rritur për 16 për qind, derisa tek gazetat që disa vite po shënohet rënie e ngadalshme e lexuesve.

    Televizioni mbetet burim kryesor i informimit me 70 për qind të amerikanëve. Tek personat më të ri se 30 vjeçar, numri i atyre të cilët i japin përparësi televizionit ka rënë në 59 për qind, që është 9 për qind më pak sesa në hulumtimin e kryer në muajin shtator në vitin 2007.

    Në anketën e Qendrës hulumtuese Pew, të publikuar më herët gjatë këtij muaji, janë përfshirë 1.489 njerëz, kanë transmetuar agjencitë botërore të lajmeve.

      Current date/time is Sat Apr 27, 2024 4:58 pm