Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

2 posters

    Barack Obama, president i SHBA-ve

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Barack Obama, president i SHBA-ve Empty Barack Obama, president i SHBA-ve

    Post by The End Wed Nov 05, 2008 3:16 am

    Barack Obama, president i SHBA-ve Obama10
    Barak Obama është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë presidenti i parë afrikano-amerikan në historinë e këtij vendi. Demokrati Obama e tejkaloi ndjeshëm numrin e 270 votave elektorale, të nevojshme për fitoren. Ai ka siguruar 338 vota elektorale, ndërsa rivali i tij republikan, John McCain, mori 152 vota.

    Qindra mijëra përkrahës të Obamës dolën nëpër rrugët e qytetit të tij, Chicago, me thirrje gëzimi, sapo rrjetet televizive e deklaruan Obamën fitues të zgjedhjeve presidenciale. Përkrahësit entuziastë valëvisnin flamuj amerikanë, disa prej tyre qanin me lot gëzimi.

    Në fjalimin e fitores Obama tha: "Nëse ka njeri që ende dyshon se Amerika është vend ku çdo gjë është e mundur, që ende vret mendjen nëse ëndrra e themeluesve tanë është gjallë në epokën tonë, që ende vë në pyetje fuqinë e demokracisë sonë, sonte keni përgjigjen".

    Fitorja e tij përballë republikanit John McCain erdhi si rezultat i përkrahjes nga të rinjtë, afrikano-amerikanët dhe gratë.

    Shpresat e McCainit për ta fituar garën u zbehën, kur ai humbi garën në disa shtete tepër të rëndësishme për garën, si Pensilvania, Florida, Ohio dhe Virginia. Që nga viti 1964, asnjë republikan nuk kishte humbur në Virginia.

    McCain i telefonoi nga qyteti i tij, Feniksi i Arizonës Obamës, për ta përgëzuar për fitoren historike, duke theksuar se fitorja e tij ka një domethënie të veçantë për afrikano-amerikanët.

    Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush i telefonoi Obamës për ta uruar për fitoren. Fitorja e Obamës i jep fund drejtimit 8 vjeçar të Shtëpisë së Bardhë nga presidenti Bush.

    Barack Obama do të jetë presidenti i parë zezak në historinë 232 vjeçare të Shteteve të Bashkuara. Ai do të bëjë betimin më 20 janar. /VoA/BBC/Telegrafi/
    avatar
    Spartakk
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 1108
    Age : 29
    Reputation : 2
    Pikët : -108
    Registration date : 2008-11-20

    Barack Obama, president i SHBA-ve Empty Re: Barack Obama, president i SHBA-ve

    Post by Spartakk Tue Dec 23, 2008 6:46 am

    u trashegoft Obama Barack Obama, president i SHBA-ve 854406Barack Obama, president i SHBA-ve 854406

      Current date/time is Sun Apr 28, 2024 1:33 am