Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Në prag të Krishtlindjeve bie qarkullimi i mallrave në SHBA

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Në prag të Krishtlindjeve bie qarkullimi i mallrave në SHBA Empty Në prag të Krishtlindjeve bie qarkullimi i mallrave në SHBA

    Post by FooSe Sat Dec 27, 2008 12:14 am

    Qarkullimi i mallrave në dyqanet amerikane me pakicë gjatë fundjavës në prag të Krishtlindjeve ishte 24 për qind më i vogël në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, që është rënia më e madhe në histori dhe tregues se uljet e mëdha të çimeve dhe uljet drastike të çimeve nuk kanë arritur t'i tërheqin blerësit në kohën e krizës ekonomike botërore, njoftoi Agjencia për hulumtim të tregut "Shopertrek" në Chicago.

    Në kkomunikatën e agjencisë thuhet se për shkak të kushteve aktuale dhe ngadalësimit të rritjes së ekonomisë amerikane, të ardhurat e sektorit shitës me pakicë gjatë fundjavës midis 19 dhe 21 dhjetorit janë për 5,4 për qind më të vogla në krahasim me të njejtën periudhë vitin e kaluar.

    Konsumatorët amerikanë këtë vit disponojnë me buxhet më të vogël për blerjen e dhuratave për Krishtlindjet për shkak të rritjes së shkallës së papunësisë dhe krizës së përgjithshme ekonomike.

    Përveç kësaj tregtarët do të mund të shënojnë rënie të marzhës dhe përfitimit sepse shumica e tyre kanë tentuar t'i tërheqin konsumatorët me zvogëlim deri në 70 për qind.

    Hulumtimi tregon se qarkullimi i mallrave më 20 dhjetor, të shtunën në prag të Krishtlindjeve, e cila quhet "super e shtunë", ka qenë 17 për qind më i vogël në krahasim me të njejtën ditë të vitit të kaluar.

      Current date/time is Sun May 19, 2024 2:27 am