Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    DHL pezullon shërbimet në SHBA

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    DHL pezullon shërbimet në SHBA Empty DHL pezullon shërbimet në SHBA

    Post by LibiDinho Wed Nov 12, 2008 10:26 am

    Kompania më e madhe e shërbimit ekspres në botë, DHL ka vendosur të pezullojë të gjitha shërbimet e saj tokësore dhe ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar që nga 30 janari i vitit që vjen.

    Masa shoqërohet edhe me shkurtimin e 9.500 vendeve të punës nga një sektor jo fitimprurës që prej vitit 2005. Drejtuesit e “Deutsche “Post” siguruan se vendimi është i vlefshëm vetëm për shërbimin e brendshëm dhe sqaruan se DHL express do të vazhdojë të operojë mes Amerikës dhe vendeve të tjera.

    “Në përgjithësi ne mund të flasim vetëm për atë kategori njerëzish që ne kemi punësuar direkt. Ata preken, deri tani kemi shkurtuar 5.500 vende pune dhe do të ketë edhe 9.000 shkurtime të tjera. Sigurisht jemi të ndërgjegjshëm që do të ketë një reagim publik për këto masa qe e them me sinqeritet, me vjen shumë keq që duhet t’i marrim. Por nuk kemi alternativë tjeter”, ka deklaruar Frank Appel, drejtor i përgjithshëm i “Deutsche Post”.

    Kompania më e madhe e shërbimit postar dhe dërgesave në Evropë vendosi të përqendrohet tek transporti ndërkombëtar me SHBA për shkak se kriza ekonomike kish çuar në ulje të ndjeshme të kërkesës brenda kufijve amerikanë.

    Nga ana tjeter, DHL thotë se shkurtimet janë të nevojshme për të përmirësuar fitimet e për ta përgatitur kompaninë për sfidat e ardhshme ekonomike. Në 2008-ën, aktiviteti në SHBA i shkaktoi “Deutsche Post” humbje në vlerën 1.2 miliardë dollarë. /tch/

      Current date/time is Sun May 12, 2024 6:05 pm